Barcelona rrëzon Real Madridin

Barcelona dhe Real Madridi barazuan 2:2 në Nou Camp por gjiganti katalan kaloi në gjysmëfinale të Copa del Rey falë fitores 2-1 në duelin e tyre të parë në Santiago Bernabeu.
Barcelona ishte në epërsi 2-0 pas përfundimit të 45 minutave të para falë golave nga Pedro Rodriguez dhe Dani Alves por Reali u kundërpërgjigj në të dytën nëpërmjet Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema.
Por, skuadra e Jose Mourinhos nuk arriti të realizojë sërish për të siguruar kualifikimin, i cili i takon Barcelonës.