E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona pret Realin e Madridit per gjysmefinalen e Kupes se Mbretit

Klasikja e dytë luhet sot në orën 22:00. Në “Kamp Nou”. Pasi Barcelona fitoi ndeshjen e parë, ajo është më pranë gjysmëfinaleve, por së pari trajneri i saj ngacmohet për rastin “Pepe”, rast të cilin ai përpiqet ta anashkalojë.
“Le të mos merremi më me Pepen. Nëse trajneri i Realit e përzgjedh për ndeshjen, le të luajë. Le ta harrojmë të shkuarën dhe të mendojmë për një ndeshje sa më të bukur. E di se ata do të përpiqen që të fitojnë, po ashtu ne kemi synim të dalim në gjysmëfinale. Ndaj të mos merremi me lojtarët. Janë komisionet që duhet të merren me këto çështje në mënyrën sesi e gjykojnë të arsyeshme”, u shpreh Guardiola. Më tej flitet për ndeshjen dhe trajneri i Barcelonës thotë se lojtarët e tij duhet të jenë shumë të vëmendshëm sonte përballë Realit të Madridit.
“Reali i Madridit mund të na eleminojë. Mos mendoni se po e them këtë thjesht për forcë zakoni. Ne kemi bërë vetëm një pjesë të punës, por edhe mund të eleminohemi. Le të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë këta 3 vitet e fundit. Bëhet fjalë për dy skuadra të mëdha dhe do të ishte problem nëse do të mendonim se jemi kualifikuar. Ne duhet të luajmë. Reali mund të quhet kundërshtari ynë më i vështirë”, deklaroi Guardiola.
Barcelona ka fituar 2-1 ndeshjen e parë dhe është favorite për të kaluar në gjysmëfinale, por këto dy skuadra do të kenë edhe sfida të tjera të mëdha në të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›