Sandor Molnari:“Dialogumënyra e vetmepër zgjidhjen e krizës”
Dialogu mes forcave politike është mënyra e vetme për të zgjidhur krizën që ka mbërthyer Shqipërinë”. Kështu deklaroi ambasadori hungarez në Tiranë, Sandor Molnari në një intervistë ekskluzive për emisionin “Diplomaticus” në ‘News24’. Sipas tij, opinioni i KE-së sqaron se mungesa e dialogut politik mes forcave kryesore dhe mosfunksionimi i institucioneve demokratike janë mes arsyeve pse Shqipëria nuk e mori dot statusin e vendit kandidat. “Në rast se në vend do të rikthehej kompromisi, hapat e Shqipërisë drejt BE-së do të ishin më të shpejta e më të sigurta”, - shton ai. Ambasadori Molnari thekson se mes prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së, që nis më 1 janar të vitit 2011, janë kryesisht zgjidhja e problemeve financiare, Traktati i Lisbonës dhe nxitja e mirëqenies së bllokut. Por, sipas tij, Hungaria kërkon që të mbajë në listën e prioriteteve edhe zgjerimin e BE-së, gjë që nënkupton edhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit në familjen europiane.
Z. ambasador, cilat do të jenë prioritetet e BE-së për gjashtë muajt e presidencës hungareze të saj?
Nëse do të më pyesnit disa javë më parë, ndoshta detyra ime do të kishte qenë shumë më e lehtë. Por pavarësisht nga kjo, mund të them se si një çështje prioritare është mbrojtja e eurozonës, modifikimi i Traktatit të Lisbonës dhe gjithashtu një sërë çështjesh buxhetore, që së fundmi kanë shqetësuar Bashkimin Europian. Pra, përfundimisht këto do të jenë çështjet në qendër të vëmendjes dhe që do të jenë sfida serioze për ne, presidencën e BE-së dhe ne do të merremi më së shumti me to. Megjithatë, gjatë çdo presidence gjashtëmujore ka gjithnjë ngjarje të papritura e natyrisht do të ketë vëmendje edhe për to. Në terma të përgjithshëm do të thoja se Hungaria do të donte që të promovonte të gjitha këto çështje që kanë rëndësi madhore për të ardhmen e unionit e mund të them se pas krizës që përjetuam përfundimisht këto janë çështjet më me interes, në mënyrë që ekonomitë e vendeve anëtare të BE-së të rimëkëmben si dhe të hapen vende të reja pune. Pra, çështjet ekonomike janë më me interes, shtimi i vendeve të punës si dhe përfshirja sociale janë ato që shqetësojnë vendet e BE-së aktualisht. E dyta çështje është nisja e zbatimit të strategjisë ekonomike të BE-së me thek të veçantë te sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe së treti do të përmendja ato që kanë lidhje me buxhetin. Pra së pari, për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe ju e keni mësuar tashmë nga shtypi se ka një sërë kontradiktash lidhur me këtë çështje mes Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian. Pra miratimi i buxhetit për vitin 2011 është në radhë të parë për ne gjatë presidencës dhe nisja e elaborimeve për buxhetin e ardhshëm do të jetë gjithashtu në vëmendje. Ne nuk po mendonim për këtë, e mendonim këtë një prioritet të presidencës polake, por për shkak të shumë arsyeve disa vende anëtare e kanë nisur diskutimin e ne do ta vazhdojmë atë. Një tjetër paketë çështjesh është ajo që unë e quaj “Një Europë më e fortë e më e thellë”, pra rinovimi i politikave europiane, reformat në këto politika, reforma agrare, ajo e politikës energjetike, do të organizojmë një samit energjie për këtë arsye, një tjetër është ajo e menaxhimit të ujërave.
Paketa e tretë e çështjeve është zgjerimi i zonën Shengen me Rumaninë dhe Bullgarinë pra, që disa vende anëtare e kundërshtojnë. Por, një tjetër çështje e rëndësishme është edhe integrimi social e kulturor i romëve në Europë, që deri ka qenë shqetësues. Një tjetër prioritet, i fundit pra, është zgjerimi i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm i BE-së dhe aktivizimi global. Hungaria do të donte ta mbante si prioritet të axhendës zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe drejt Turqisë. Për sa i përket Ballkanit, përparësi do ti jepet mbylljes së bisedimeve me Kroacinë dhe anëtarësimit të saj në BE, për t’i dhënë të gjithë Ballkanit një mesazh të rëndësishëm për integrimin. Ndërkohë janë edhe tri vende të Ballkanit që presin bisedimet me statusin e vendit kandidat, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, që sapo e mori statusin. Ajo që mund them është se Hungaria do të bëjë të pamundurën për të vepruar në përputhje me të gjitha rregullat për të nxitur zgjerimin e mëtejshëm.
Shoh se pranimi i Ballkanit në BE është në fund të listës së prioriteteve, a do të thotë kjo se Bashkimi Europian është i lodhur tashmë nga zgjerimi?
Përfundimisht, kjo është një çështje shumë delikate, pasi shumë vende janë të shqetësuara për zgjerimin tashmë. Por, ka edhe vende që janë të interesuara ta mbajnë zgjerimin si prioritet të axhendës së tyre në krye të BE-së dhe Hungaria është një prej tyre dhe kërkon që sa më shpejt anëtarësimi të Ballkanit në BE të bëhet realitet. Pra ne duam që ta mbajmë këtë si përparësi tonën, por nga ana tjetër edhe vendet që janë të shqetësuara për zgjerimin të zbehin frikërat dhe dyshimet e tyre lidhur me këtë. Nga ana tjetër ne duam që të gjitha vendet të përmbushin kushtet dhe të vazhdojnë reformat. Pra në terma praktike, duam që kriteret e vendosura të plotësohen nga këto vende që synojnë kandidaturën, në mënyrë që net ë procedojmë më pas me kërkesat e tyre për anëtarësim.
Është më e vështirë të integrosh Turqinë në BE sesa Ballkanin Perëndimor?
E vërteta është se negociatat me Turqinë kanë nisur që në vitet ’60 dhe kjo tregon përfundimisht se Turqia është një rast thuajse special. Ka të bëjë me gjeografinë, është një territor shumë i madh, ndërsa Ballkani është një territor më i vogël dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të tij në BE është theksuar vazhdimisht. Herën e fundit në samitin e Selanikut, kur u vendos zgjerimi drejt Europës Qendrore u theksua edhe angazhimi për anëtarësimin e Ballkanit në BE.
A e mendoni Bashkimin Europian si një klub më shumë kristian sesa gjithëpërfshirës…?
Nëse ju doni të thoni me këtë, se pengesa kryesore ndaj integrimit të Turqisë në BE është besimi fetar, unë nuk mendoj kështu. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë prova më e mirë për këtë.
Si e gjykoni situatën në Shqipërinë e përfshirë nga një krizë politike që nuk po gjen zgjidhje?
Në fakt, nuk është e nevojshme që unë të ndaj pikëpamjet e mia lidhur me situatën e brendshme politike në Shqipëri. Jo publikisht të paktën. Megjithatë, do të thoja se bie dakord me deklaratën e fundit të presidentit Bamir Topi më 28 nëntor, ku ai theksoi se shqiptarët duhet të zgjidhin problemet e tyre dhe kjo bëhet vetëm nëse të gjitha palët politike do të lënë mënjanë interesat e ngushta e do të mendojnë më shumë për vendin. Është një formulim me vend. Mënyra e vetme për të zgjidhur problemet është dialogu dhe dialogu që mungon këtu apo që është dobësuar tej mase, është i domosdoshëm jo vetëm për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por edhe për progresin dhe perspektivën e vendit, në një kohë kur interesat e vendit janë në rrezik. Përfundimisht, kultura e kompromisit në jetën e përditshme politike duhet të prevalojë jo vetëm për sfidat e vendit, por edhe për anëtarësimin në familjen europiane. Pra, nëse vendi do të anëtarësohet në BE, gjë për të cilën nuk kam asnjë dyshim, duhet të jetë i aftë të ketë dialog dhe palët të nxisin kompromisin.
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përshpejtuar afrimin me familjen europiane?
Faktikisht, opinioni i fundit i Komisionit Europian përshkruan më së miri situatën. Aty tregohen të gjitha drejtimet apo rekomandimet se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të siguruar statusin e vendit kandidat dhe për të arritur progres në drejtim të integrimit në BE. Unë do të doja të theksoja një aspekt të rëndësishëm: dialogun politik, pa të cilin nuk mund të ketë një demokraci funksionale. Më pas janë të gjitha pikat e tjera, 11 rekomandimet e BE-së. Por, edhe njëherë e theksoj se nëse do të zgjidhet çështja politike, atëherë Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt dhe të shpejtë drejt BE-së
Hungaria ka përvojën e saj në rrugën e integrimit në BE...është vërtet një proces aq i vështirë dhe i lodhshëm sa duket?
Po, përfundimisht mund të them se është një proces mjaft kërkues. Është kërkues për elitën politike, por edhe për popullin. E vetmja gjë premtuese është përfundimi. Në vetvete procesi nënkupton demokratizimin e vendit, funksionimin e ligjeve si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Pra, është një proces i gjatë dhe i vështirë. Por, duke pasur parasysh përvojën tonë, unë do të thoja se nuk kanë rëndësi opinionet disi negative, as Hungaria nuk ka qenë e kënaqur me opinionet e KE-së në momentet kur kërkonte anëtarësimin. E rëndësishme është të punosh në këtë drejtim, duke pasur parasysh të gjitha kërkesat e BE-së. Uniteti dhe vendosmëria si dhe niveli i lartë politik është i domosdoshëm për këtë proces e jo vetëm për këtë, por në përgjithësi prosperitetin e vendit.
A mendoni se opinioni i fundit i KE-së për Shqipërinë duhet të konsiderohet si një thirrje zgjimi për elitën politike në Shqipëri?
Opinioni e thotë shumë qartë, pra se mungesa e dialogut politik mes forcave kryesore dhe mosfunksionimi i institucioneve demokratike janë mes arsyeve pse Shqipëria nuk e mori dot statusin e vendit kandidat. Hungaria mendon se ky opinion ishte realist dhe objektiv. Por, gjithsesi do të thoja se nuk është rasti i vetëm që një vend në tentativën e parë nuk merr statusin e vendit kandidat. Letonia, Sllovakia, Rumania e Bullgaria gjithashtu nuk morën dot që herën e parë statusin e vendit kandidat. Ndaj, në vetvete nuk është një arsye për dëshpërim. Mendoj se është veçanërisht e rëndësishme që të punohet në fushat që janë përcaktuar në raport dhe të përcaktohet një planveprim për Shqipërinë, që nëse përmbushet deri vjeshtën e ardhshme, gjërat mund të ndryshojnë kryekëput.
Si e konsideroni liberalizimin e vizave, që Shqipëria e siguroi pak kohë më parë?
Ne ndajmë opinionin se është një arritje historike për Shqipërinë, që u lejon shtetasve shqiptarë të udhëtojnë lirisht dhe siç e dini Hungaria ishte një mbështetëse e fuqishme e këtij procesi, por jo vetëm kaq, por edhe me trajnimin e zyrtarëve shqiptarë në fushat që lidhen me këtë. Shqipëria përmbushi kushtet, pati një performancë të mirë dhe e meritoi liberalizimin e vizave. Por, është fakt gjithashtu se ka disa përvoja negative me disa vende të Ballkanit që e përfituan këtë një vit më parë. Përfundimisht, udhëtimi i lirë nuk do të thotë edhe mundësi për të punuar apo jetuar në vendet e BE-së. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë.
Pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, Kosova mbetet i vetmi vend në rajon, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirisht. Kur do të ndodhë një gjë e tillë me ta?
Liberalizimi i vizave për Kosovën është një çështje shumë e rëndësishme dhe është gjithashtu në axhendën e BE-së. Për fat të keq, siç e dini, për momentin vendimi nuk është marrë, por nuk kam dyshime se vendimi për të nisur procesin e liberalizimit të vizave me BE-në do të nisë së shpejti. Nuk kam dyshime se do të nisë shumë shpejt.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, kur e shihni ju Shqipërinë në Bashkimin Europian?
Është një çështje e thjeshtë, nga një këndvështrim. Unë pa diskutim do të doja ta shihja Shqipërinë sa më shpejt në BE. Por, vendi duhet të jetë i aftë të përmbushë të gjitha kushtet dhe detyrimet që i parashtrohen para anëtarësimit në BE. Një leksion i mirë që kemi marrë nga negociatat e anëtarësimit me Kroacinë është se një vend kandidat duhet të përmbushë të gjitha kushtet që janë të domosdoshme dhe zgjidhjet e përkohshme që janë dhënë deri tani, nuk jam më të tolerueshme për disa nga vendet e BE-së. për këtë arsye, nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo. Mendoj se gjithçka varet nga Shqipëria, pra nga hapat që ajo do të bëjë. Një gjë duhet kuptuar: të humbësh një vit në fillim të procesit, e Shqipëria e ka humbur këtë, e bën të paparashikueshme nëse ky vit mund të zëvendësohet në fund të procesit. Kjo sepse procesi i zgjerimit është i ndryshëm për një vend apo një tjetër; ka rrethana që e bëjnë atë të ndryshojë e të modifikohet. Ndaj është e rëndësishme që negociatat të nisin sa më shpejt, sepse kjo të jep kohë të përmbushësh kriteret që më pas përfshihen në kapituj më të vështirë. Ka kapituj të lehtë dhe të vështirë, për çdokënd, ndaj më mirë të nisësh me ata më të lehtët e t’i kalosh shpejt ata.
(Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)