E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri: Parlamenti i Jozefinës si “Monologët e vaginës”Nga Antena brenda familjesSandri dje e humbi durimin me Jozefinën. Kishte gjithë ditën që priste të shikonte doktorin në parlament dhe, kur hap televizorin, shikon vetëm gra. - Punë dreqi, tha,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri: Parlamenti i Jozefinës si “Monologët e vaginës”Nga Antena brenda familjes

Sandri dje e humbi durimin me Jozefinën. Kishte gjithë ditën që priste të shikonte doktorin në parlament dhe, kur hap televizorin, shikon vetëm gra.

- Punë dreqi, tha, mos po transmeton prapë TV atë seancën për seminarin e kancerit të mitrës, që është bërë në sallën e Kuvendit. Filloi të dëgjonte me vëmendje, por s’ishte fjala për të. Ishte fjala për dhunë. Epo qenka për protestën, tha.

Kishte gjithë ditën që kishte biseduar me doktorin se ç’do të thoshte në fjalimin e tij dhe si do t’i përmendte Edi Ramës gjithë burrat dhe gratë që ka miq dhe në vend të doktorit i del para një tufë me gra të panjohura.

E ngriti zërin, se iu shfaq para Mesila Doda.

- Po kjo ç’punë ka me dhunën ndaj grave? - tha. - Në vend të ankohet burri i kësaj, ankohet kjo. Hata e madhe, ja të dëgjoj njëherë ç’thotë.

Mesila po fliste për dhunën që ushtrojnë në shoqëri liderët politikë, që përdorin fjalor të dhunshëm ndaj grave. Epo shyqyr, tha Sandri i lehtësuar, se dhe kjo duhej, të thoshte që më rreh burri. Por papritur u bë keq.

- Mos moj budallaqe, se ia dogje fjalimin doktorit, tha me vete.

Sa mbaroi, e mori në telefon.

- Po ça flet moj idiote? A të kam thënë mos fol pa leje në parlament? Po e di ti që pasdite aty do vijë doktori dhe do t’i numërojë gjithë gratë Edi Ramës, me kë ka shkuar, ku e ka bërë, sa herë e ka bërë? Kush të tha ty të flasësh për këtë temë njëherë? Nuk kishe ndonjë temë tjetër?

- Sandër, unë nuk fola si politikane, po si grua, - tha Mesila. - Jozefina na tha që “ju gratë deputete duhet me e përzi pak me politikë fjalimin.”

- Mirë Mesila, mirë, po na dhjeve fjalimin e doktorit, se ai do t’i përmendë gjithë gratë Ed Ramës. Hajt vari trapin. Po ajo Vokshi ç’pati, dhe ajo ka ankesa?

- Jo mo, dhe ajo e shkreta tha me përmend pak Edi Ramën, meqë e kërkoi Jozefina.

- Ore, kjo Jozefina ka rrjedhur, po pse o, sot e gjeti kjo të flasë për dhunën ndaj grave që doktori do t’i shajë nënën dhe gjithë gratë Edi Ramës?

- Epo Sandër, merruni vesh, ç’të bëjmë ne.

- Po si o ç’të bëni, po të jetë për dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj burrave, ti dhe Jozefina jeni kampione. E pe ç’i bëri Jozefina Lul Bashës, e zboi si qen nga podiumi? Më tha dhe Luli: “Nuk shkoj dot në shtëpi, - tha, - se s’i dal dot para gruas, se më thotë: “Si të turpëroi ashtu Jozefina?” Dhe ka të drejtë në fakt. Le ta ndërpresë po të dojë doktorin pasdite kur të përmendë gratë e Edi Ramës. Se gjen Lulin ajo, që është i butë.

- S’di ç’të them Sandër, mua për vete ashtu më thanë, ashtu fola. Ato gratë e tjera pastaj sollën përvojat e tyre. Unë s’kam përvoja personale dhune, s’kisha përse të flisja.

- Mirë o mirë, se po flas me Jozefinën vetë, - tha Sandri.

E mori Jozefinën dhe u përpoq të dukej i qetë.

- Jozi, Sandri jam. ǒkemi ndonjë gjë? E kishe mbush plot parlamentin sot prapë?

- Po ça me ba Sandër, s’kena pse e lamë bosh për hatër të nji të çmenduni.

- Jo mo, mirë ia bëre, po atë temën e dhunës mbi gratë mos ta kishe zgjedh sot, se nuk di në të ka thënë gjë doktori apo si, se sot do t’ia numërojë me libër shtëpie gjithë gratë Edi Ramës.

- Sandër, ato gra që shkojnë me Edi Ramën e meritojnë drunin, as kam as pik’ mëshire për to. Unë po flas për gratë e tjera. Ne sot kena arrestu Aldo Baren, Sandër. A e din ti mor sa gra dhe vajza ka dhunu ai njeri...?

- E di moj, e di, se ma ka thënë, po e kisha fjalën te seanca e sotme, se do flasë dhe doktori për këto gratë e Edi Ramës.

- Sandër, doktori ka punën e vet, unë kam temen. Unë nuk muj me e lanë parlamentin bosh. S’muj me u fol dërrasave. Kam nevojë me e pa plot dhe do baj çmos me e mbushë plot.

- Po mirë o Jozi, të kam thënë, gjej dhe ndonjë temë tjetër, jo këto tema delikate. Se po flisni vetëm ju gratë që rrihni burrat, s’po flasin gratë që rrihen nga burrat.

- Sandër, Kuvendi është i hapun për të tana. Kush do me ardhë me folë, vjen. Ato që s’len Edi Rama me ardhë, është puna e tyne.

- Po të na kishe ftuar dhe ne të medies një herë, të flisnim dhe ne për dhunën e opozitës ndaj nesh.

- Ju?! E kush jeni ju me ardhë në parlament?

- Po ja, ne të Klanit, Fahriun, marrim dhe ndonjë nga këta të RD.

- A je i marrë, a je prej Puket mor ti djalë? Me të fut dhe Fahrinë në Kuvend?! Njani mysliman që don me u ba katolik, e tjetri katolik që don me u ba mysliman si doktori! Hek mor mos ma zë ma n’gojë. As du me dit çka doni me ba ju. Derisa të vijë opozita në parlament, unë s’mund ta la parlamentin bosh. Kam me ba çdo aktivitet këtu se na bjen dhe ma lirë. S’kena ça me i ba, s’dun me ardhë, s’dun, ne bosh nuk e lamë sallën.

Sandri u xhindos nga përgjigjja dhe i iku zëri.

- Jozi, prit, prit, mos më bëj moral mu, e di ti si m’u duk parlamenti sot, kur e pash plot me gra që ankoheshin për burrat...?

- Hë mor, si t’u duk?

- Thashë me vete, ky parlamenti i Jozefinës, si ai teatri “Monologët e vaginës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›