Sandri çuditet që fotoja e Berishës me Obamën ishte montazhNga Antena brenda familjesNdërsa Sandri vazhdon të jetë i shqetësuar për fatin e miliarda lekëve të fituara, të cilat mund të zhvlerësohen, erdhi një sinjal pozitiv. Doktori kishte mbyllur bu
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri çuditet që fotoja e Berishës me Obamën ishte montazhNga Antena brenda familjesNdërsa Sandri vazhdon të jetë i shqetësuar për fatin e miliarda lekëve të fituara, të cilat mund të zhvlerësohen, erdhi një sinjal pozitiv. Doktori kishte mbyllur bursën e Nju-Jorkut. Me një çekiç në dorë, i vendosur që të ndalte rënien e mëtejshme të lekut, doktori u kishte kërkuar autoriteteve të bursës të ishte ai personi që duhet të mbyllte bursën. Sandri, i cili nuk e kuptonte mirë këtë gjest, sapo e mori vesh, mori në telefon doktorin. Por ora 9 në mëngjes këtu ishte ora 3 e natës në Nju-Jork dhe doktori sa kishte rënë në gjumë. Sandri e kuptoi këtë nga zëri i përgjumur.
- Shumë e fortë kjo që bëre doktor, - i tha Sandri. - Janë çmendur të gjithë këtu. Edi Ramës i ka ikur petulla. I thashë Blushit t’i thotë, hë mo legen, ti që thua që s’ka garanci leku shqiptar me Berishën. Berishës i besoi Amerika gjithë lekët e saj.
- Sandër, të përshëndes, se është pak vonë d.m.th. E mbylla unë atë, d.m.th., po, jo, se …, nejse, një gjë është, ky është vend i madh, d.m.th., këtu gjërat janë më të qarta….
- Qenke si nëpër gjumë më duket, - i tha Sandri. - Nejse, të mora nga gëzimi, se këtu është lajm i madh shumë. E ka bërë ndonjë president tjetër këtë që ke bërë ose ndonjë kryetar shteti…?
- Sandër, këtë radhë jo, se kanë qenë të zënë në takime. Unë në të vërtetë sot nuk kisha takime, se takimet i bën Meta. Takova një djalë nga këta të NASDAQ, është një me origjinë nga Puka, që ka punuar këtu në Exchange, dhe më tha që ata e kanë zakon që ftojnë dikë tjetër të mbyllë ditën e bursës, se e kanë si mbarësi. Shkova, meqë isha i lirë, dhe në fakt nuk pyeta sa ishte dollari, kur e mbylla, por kishte pak rënie. Sandër, shiko, këta e mbajnë vetë ulët dollarin në raport me euron, se duan të zbrazin tregjet dhe mburren kur e kanë të ulët. Ne jemi pak më ndryshe.
- Jo doktor, s’ka pse jemi më ndryshe. Dhe ne do themi që e zhvlerësojmë vetë lekun se duam të shesim gjërat që prodhojmë për eksport.
- Sandër, dakord, nuk them, mirë, të drejtë ke, por, në fakt, pak gjëra prodhojmë. Nejse, ke të drejtë.
- Le, le doktor se nuk dinë gjë këta kemi apo s’kemi. Puna është si t’ua themi njerëzve. T’i themi atij legenit të gjatë, që doktorit i beson Amerika bursën, s’i besuakemi ne lekët. Se e kanë kap me ty, thonë që leku u zhvlerësua, se tha doktori do ta ndërrojmë me euro. - Sandër, shiko, këto janë spekulime. Unë kam dhënë një rrugëzgjidhje strategjike, nuk kam dhënë urdhër të zëvendësohet. Shiko, po ma marrin ters si atë deklaratën e ’96-ës që lekët e piramidave janë të pastra. Dhe atëherë nuk e thashë ashtu.
- Po mo po, e mbaj mend. Se unë e kam shtrembëruar, d.m.th., ne te “Koha Jonë”. Dhe tani kështu duan ta shtrembërojnë…
- Sandër, jo, s’ka problem. Problemi im është se një gjë është e vërtetë, ta kemi të qartë, se ç’domethënë kjo, se puna është që ta dish ti, nëse do të shpëtosh nga inflacioni i lekut, nuk duhet të kesh lekë. Është e thjeshtë. Po do të shpëtosh nga kontrabanda në det me skafe, ndalo skafet, po do të shpëtosh nga inflacioni i lekut, hiq lekun. S’ka rrugë tjetër. Unë s’di rrugë tjetër.
- Po jo mo, ti shumë mirë e the, po këta legenët duan të ta hedhin ty fajin. Se janë tërbuar dhe nga fotografia me Obamën. Është e bukur shumë.
- Sandër, tani fotografi me Obamën unë nuk bëra, se aty s’të linin të bëje. Ajo që është botuar, është fotoja që e kam takuar në Strasburg, kur hymë në NATO. Tani, një gjë e bëri ai, kur i thashë që jam kryeministri i Shqipërisë, më tha: “Kam respekt për ju shqiptarët, se kam patur disa shqiptarë në shtab në Çikago”. Është gjë e madhe Sandër të të mbajë mend një president. Amerika e ka këtë virtyt, komb emigrantësh. Nuk i fola më gjatë se m’u duk e tepërt. Ishte takim i përzemërt. Aty dukej qartë që ai ishte dakord me zgjedhjet në Shqipëri, me qeverinë time, me të gjitha, se po të ishte kundër, do ma hapte muhabetin, nuk do më përmendte tre emigrantë shqiptarë që ka njohur në Çikago. Ishte mesazh i qartë, Sandër. Po foto nuk bëmë dot. U thashë, përdorni atë që kemi dalë në Strasburg, po ata te RD e kishin montu keq dhe dukej që ishte sajim. Nejse, Sandër, kaluam mirë. Derisa unë nuk takova askënd veç atyre të “Vatrës”, do të thotë që ata s’kanë asnjë problem me qeverinë time, se ndryshe do më thërrisnin dhe do më bënin vërejtje. Kjo do të thotë që janë dakord me gjithçka që bëj unë.
- Shumë mirë, doktor. Ja, po ia them këtij Bejte k…, se ky fle gjumë, s’i kupton këto, se janë gjëra të mëdha. Dhe të marr prapë në telefon, po kam ndonjë gjë.
- Patjetër Sandër, po më lër të fle disa orë.