E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeljet, si i përfituan tenderët zëvendësja dhe këshilltari i ish-ministrit BejaNga TemaZëvendësministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, dhe këshilltari i ish-ministrit Beja, Arben Fagu, duke ndikuar drejtpërdrejt, kanë përfituar tenderët e kësaj minist

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shkeljet, si i përfituan tenderët zëvendësja dhe këshilltari i ish-ministrit BejaNga Tema

Zëvendësministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, dhe këshilltari i ish-ministrit Beja, Arben Fagu, duke ndikuar drejtpërdrejt, kanë përfituar tenderët e kësaj ministrie për trajtimin e 1000 mësuesve për të përdorur kompjuterin, në kuadër të nismës së kryeministrit Berisha, “Mosha e internetit”. Tenderë me vlerë 8 milionë lekë dhe 200 mijë euro u fituan nga firma “Linkoln”, në të cilën ka pas punuar zëvendësministrja Adriana Gjonaj dhe firma “ISSETI”, me pronar dhe drejtor pikërisht këshilltarin e ish-ministrit të Arsimit, Fatos Beja, Arben Fagun. Në të dyja rastet kryetarja e komisionit, që ka shpallur fituesin e tenderëve, ka qenë zëvendësministrja e Arsimit. Kjo gjë është pohuar nga burime pranë ministrisë, ndërsa është e dokumentuar në procedurat e ndjekura për zhvillimin e këtij tenderi.

Skandali 1

Në muajin tetor të vitit 2008, Banka Botërore akordoi një fond për Ministrinë e Arsimit për të trajnuar 1000 mësues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare për të përdorur kompjuterin, në kuadër të projektit të iniciuar nga ana e kryeministrit Berisha, “Shqipëria në moshën e internetit”.

Pas një muaji tenderi u rishpall, pasi Banka Botërore kërkoi që të merrnin pjesë më shumë se 5 firma. Tenderi u fitua nga ana e “Linkoln”, e cila është një organizatë që merret me kurse të gjuhës angleze, por që nuk ka kualifikime për përdorimin e kompjuterëve dhe nuk plotëson asnjërin prej kushteve. Megjithëse në këtë tender kishte shumë firma prestigjioze ndërkombëtare, ai u fitua pikërisht nga “Linkoln”, që në fakt nuk duhet të kishte marrë pjesë, edhe për shkak se është firmë e regjistruar si OJQ.

Burimet thonë se “Linkoln” është shpallur fitues nga Adriana Gjonaj, që ka punuar në fakt në këtë firmë, ndërsa gjatë shpalljes së fituesve ka qenë kryetare e komisionit. Vlera e tenderit të fituar nga “Linkoln” ishte 8 milionë lekë të reja. Skandali tjetër qëndron në faktin se kjo firmë, pavarësisht se ka fituar tenderin, nuk ka marrë asnjë staf të kualifikuar për të trajnuar mësuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare për përdorimin e kompjuterit.

Skandali 2

Në shkurt 2009, tenderi u shpall përsëri dhe në të morën pjesë më shumë se 5 firma. Edhe pse gjatë tenderit duhet të ishte shpallur fituesi, këshilltari i ministrit të Arsimit, Arben Fagu, e ka shtyrë qëllimisht atë dhe fituesi është shpallur vetëm më datën 29 korrik. Fitues i këtij tenderi ka qenë “Infosoft Software Developer” dhe “ISSETI+PARSH”, të cilët së bashku kanë marrë 95.38 pikë. Drejtues dhe pronar i kësaj firme ka qenë pikërisht këshilltari i ish-ministrit Beja, Arben Fagu, ndërsa kryetarja e komisionit ka qenë sërish zëvendësministrja Adriana Gjonaj. Absurdi është se në vendin e dytë është shpallur “Linkoln”, e cila, edhe pse kishte fituar një tender më parë dhe nuk e kishte zbatuar kontratën, është lejuar që të konkurrojë sërish. Skandali mbi fituesit e këtij tenderi është se “Infosoft Software Developer” nuk ka të bëjë fare më mësimdhënien dhe është një kompani që bën programe kompjuterike, me saktë programin FINANCA dhe s’ka asnjë lloj lidhjeje me fushën e edukimit. Ndërkohë, firma tjetër fituese, në bashkëpunim me “Infosoft Software Developer”, “ISSETI”, nuk ka marrë pjesë në asnjë prej tenderëve të zhvilluar më parë, për arsye se është një firmë e biznesit të vogël dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me edukimin në këtë nivel. Pjesëmarrja në tender në fakt erdhi menjëherë sapo drejtori dhe pronari i kësaj firme, Arben Fagu, u emërua këshilltar i ministrit Fatos Beja. Ajo u shpall fituese, me asnjë kontratë më parë në CV apo me personel të kualifikuar, dhe për më tepër u regjistrua si një shoqatë, që sipas legjislacionit shqiptar nuk ka të drejtë të marrë pjesë në tenderë apo projekte me përfitim.

Përveç mangësive dhe skandalit të mësipërm të fituesve, të cilët në fakt nuk janë bërë ende publikë, pasi të tillë bëhen vetëm kur nënshkruajnë kontratën me Bankën Botërore, vihen re disa shkelje. Kështu, sipas dokumentacionit, që të dy firmat fituese kanë paraqitur për konkurrimin në tender, firmat konsorcium nuk përmbushin asnjë dokumentacion apo kualifikim të tillë dhe për këtë arsye ato nuk duhet të ishin regjistruar fare. Nisur nga dokumentacionet, kur asnjë nga kushtet nuk plotësohet, është i çuditshëm fakti që kjo firmë del në vend të parë dhe shpallet fituese, pa kontrata të ngjashme të mëparshme apo xhiro monetare në këtë fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›