Sandri fut në luftë Policinë Bashkiake me Policinë e RenditNga Antena brenda familjesSandri dje ishte gjithë ditën në punë me policinë. Që kur Lul Basha është bërë ministër i Brendshëm, gjithë detyrat për përdorim të policisë i janë besuar Sandrit. D
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri fut në luftë Policinë Bashkiake me Policinë e RenditNga Antena brenda familjesSandri dje ishte gjithë ditën në punë me policinë. Që kur Lul Basha është bërë ministër i Brendshëm, gjithë detyrat për përdorim të policisë i janë besuar Sandrit. Dje problemi i ditës për Sandrin ishte mbushja me baltë në qendër të Tiranës e pronës së një qytetari nga Tirana. Arsyeja është e thjeshtë. Sandri i kishte shkuar këtij qytetarit ca kohë më parë dhe i kishte thënë të bënin një marrëveshje paraprake që Sandri të merrte tokën me përqindje për ndërtim. Qytetari, që është vetë dhe ndërtues, i kishte thënë ta linte rehat se ai e kishte nxjerrë dhe lejen dhe s’kishte nevojë për Sandrin. Kjo e kishte tërbuar shumë Sandrin. Çfarë nuk bëri dhe ngriti qeverinë në këmbë. Kur pa që në fakt dhe qeveria kishte marrë një vendim që përveç qytetarit dhe komuniteti mysliman aty e kishte marrë tokën. Atëherë bëri ç’ishte e mundur ta prishte vendimin dhe ua hoqi tokën dhe myslimanëve. Këtë e bëri me pak kujdes, që të mos ngjallej luftë fetare. Por qytetari prapë nuk po dorëzohej. Atëherë Sandri e humbi durimin. Foli me doktorin se ç’duhej bërë.
- Si thua ti Sandër, çfarë të bëjmë ndonjë gjë? - i tha doktori.
- Unë them t’ia kthejmë në lulishte, - tha Sandri. - As pjerdh njeri fare që e ka tokën e vet dhe ka marrë leje. Ia kthejmë në lulishte.
- Shumë mirë, Sandër. Të ka shku mendja tamam. Prit pak. U ngrit dhe mori telefonin.
- Luli, dëgjo….
- Lëre doktor, mos e ngatërro Lulin, se merrem unë me atë punë…
- Sandër, duhet me dërgu policinë..
- Po le doktor se e çoj unë policinë, ç’punë ka Luli? Pastaj nuk para i binden Lulit ata, se janë mësuar që flasin me mua. Se kam pas ato hallet në Kinostudio dhe më ka rënë puna me i thirr përditë, se dhe aty s’më lënë rehat pronarët.
- Mirë Sandër, po t’i them dhe unë Lulit ndonjë fjalë…
- Po lëre doktor, ç’lodhesh kot, se kam fol me Lulin unë. Më tha vetëm: “Thuaja ti doktorit”, se atij i vjen pak frikë të të thotë gjëra të tilla.
- Mirë Sandër, dakord. Atëherë vazhdo punën. Kaq deshi Sandri dhe doli jashtë. Mori shefin e rajonit të policisë që mbulon qendrën.
- Alo, figurë, ç’kemi? Sandri jam, se s’kemi fol bashkë, se unë e kam punën me këtë të rajonit 4.
- Si jeni zoti Sandër? - tha komisari dhe u ngrit në këmbë.
- Dua 3 furgonë dhe nja 30 policë të rrethojnë qendrën e Tiranës, se do t’ia mbush me baltë tokën një b...q...
- Si urdhëron shef. Kur duhet, tani?
- Tani, nisuni menjëherë.
- Ja sa të njoftoj ministrin, - i tha komisari.
- Lëre mo se flas unë me atë k… Nisu ti, se fola me doktorin, s’ka problem. Mos i thuaj atij, se ai trembet shumë dhe, kur trembet, qan vetëm në zyrë, mbyll derën nga brenda.
- Si urdhëron shefo, ja, u nisa..
Pas 10 minutash sheshi u rrethua. Policia e Rendit rrethoi vendin, por nuk dinte ç’të bënte. Pasi e rrethoi, komisari mori prapë Sandrin në telefon.
- Shefo, e rrethuam ne, po s’ka njeri këtu. Është njoni që thotë jam pronar, po këtë s’e kemi problem ne.
- Aty rrini, sa të vijë fadroma, se kam këtë fadromën që prisha antenën e Vizion Plusit që ua vë në dispozicion këtyre b…q... të Policisë Ndërtimore, se as fadromë s’kanë. Kur të vijë fadroma, ruani atë, - tha Sandri.
Ndërkohë që fadroma po shkonte, mbërriti dhe Policia Bashkiake. Qytetari u ankua se policët i kanë rrethuar pronën dhe duan t’ia mbushin me baltë. Polica Bashkiake tentoi të rrethojë vendin. Aty nisi dhe beteja. Policët e rendit u përleshën me policët bashkiakë. Sandri që arriti në shesh për të parë çfarë bëhej, për shkak të natës nuk i dallonte dot mirë dhe mori doktorin në telefon.
- Ore, paska mbaruar policia fare, - tha. - Një pjesë e policisë po rrihet me pjesën tjetër.
Qenkan ndarë në dy kampe.
- Sandër, policia është një dhe vetëm një. Ata të tjerët nuk janë policë, janë banditë të Edvinit. Do t’ua tregoj vendin atyre.
- Jo doktor, janë të dy me uniformë.
- Sandër, me uniformë janë dhe ata, por do t’ua tregoj vendin. Shiko, ti ke të drejtë, ky ministri është njeri i paqenë. Është mbyll brenda dhe qan, thotë: “Më vjen turp, se më thonë të huajt: “ǒpo ndodh kështu?!” Ky qenka një kretinë d.m.th., s’kam ç’i bëj tani. Sandër, aty rri dhe mos i lejoni as pronarët, as ata të Edvinit t’i afrohen pronës.
- Këtu jam doktor, mos ki merak. Nuk iki gjallë këtej pa e parë lulishte tokën e këtij b...q..., se nuk donte të ma jepte mua.