E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, i shqetësuar për ndërtimet në OrikumNga Antena brenda familjesSandri u shqetësua dje, kur mori vesh që Rrahmanit i kishte dalë emri si pronar në Orikum. - Kjo qenka punë dreqi, tha. S’guxon njeriu të hedhë një pronë në emër të vet, se bëhet

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, i shqetësuar për ndërtimet në OrikumNga Antena brenda familjes

Sandri u shqetësua dje, kur mori vesh që Rrahmanit i kishte dalë emri si pronar në Orikum.

- Kjo qenka punë dreqi, tha. S’guxon njeriu të hedhë një pronë në emër të vet, se bëhet nami. Iu kujtua ç’e kish gjetur atë vetë, kur do nxirrte licencën e Ora News për ta shitur. Mesila ngulte këmbë që ai s’duhet ta kishte në emër të vet. Ai ngulte këmbë që i kishte marrë leje doktorit dhe e donte në emër të vet. Ajo ngulte këmbë që ligji nuk e lejonte dhe Sandrit në një moment i kishte ikur truri dhe kishte ulëritur: Po e ndryshojmë ligjin, kush e çan k.. për të?! Pastaj e hodhi në emër të kushërirës së gruas, edhe atje s’e lanë rehat, se iu ngjit ai Bolino dhe ja fotografia dhe brekët varur në tel në shtëpi. Aq shumë e bezdisën, sa u detyra ta shesë 700 mijë euro dhe t’i mbyllte gojën dhe Mesilës pastaj.

Dhe tani e njëjta histori. Njeriu shkon të bëjë biznes, këta i thonë pse ke vënë emrin. S’e marr vesh këtë punë, tha, keq ta vërë, keq mos ta vërë emrin i ziu njeri. I mërzitur nga ngjarja, se do t’i merrej për ters doktorit, sikur Shkëlzeni po ndërton pa lejen e tij në Orikum, mori në telefon Kollozin, deputetin e Vlorës.

- Adi, ç’kemi vëlla? ǒbëhet andej mo figurë? ǒjanë ata plehra që ngrihen aty në Orikum?

- Po ça të thotë vëllai, ca motërq… nga Orikumi, nga ata të ‘97 që dogjën Shqipërinë.

Sandri ngeli pak, se për një moment iu kujtua që më ‘97 ishte me ata “motërq…”, siç thonë vlonjatët.

- E mo nejse, ç’rëndësi ka ç’kanë bërë, po ç’po bëjnë tani...

- Po jo mo Sandër, se e di unë ç’duan ata. Na pengojnë të bëjmë punën tonë ore, shkërdhatat. Po bëjnë dhe si të fortë. Janë ca lamashë që kanë dhjetë vjet që s’kanë bërë asnjë goditje, hiqen dhe si të fortë. Ore, unë ç’t’i bëj doktorit, po di unë ç’u bëj. Më ka marrë Zeni kaq herë në telefon, më ka thënë: “Mos bëni sherr aty, se, ngaqë jam unë brenda dhe bëhet e madhe, dhe mërzitet babi.” Pa mos të ishte ai brenda, ua kisha q... motrën unë atyre.

- Po ç’janë ata legenë mo burrë! Po pse mo, ata do pyesim ne ku do ndërtojmë? Merri o rrasi brenda disa prej tyre. Unë ashtu ua bëra kur bëra këtë godinën e re të studiove. Ishin ca roje aty të godinës tjetër në krah që nuk më linin të punoja. Thirra furgonin e policisë, mora shefin aty, i thashë, ma rretho tani. Shefi i policisë me policë rrethonin vendin, unë arrestova rojet, i çova në rajon.

- Ore, ashtu ua bëmë dhe ne, i q... motrën! I morëm në furgon 3 e nga 3, i çuam në Vlorë dhe pastaj policët i vumë të bënin rrethimin me llamarina, se s’do rrinim ta bënim vetë ne.

- A.. a.. a, i fortë qenke treguar! Mirë ua ke bërë b...q… Po kush e ka tamam-tamam tokën?

- Po është Rrahmani mo burrë, ç’të them unë. Më ka marr Zeni kaq herë, më ka thënë: “Unë e kam merak atë tokë, se më pëlqen vendi dhe është afër.” Pastaj kemi fol me atë Ben Qirjakon, na ka ndihmuar dhe ai, e kemi respektuar dhe atë. Ky Ferdinand Poni tentoi të na vinte gjobë me atë kunatin e vet, e rrasëm brenda atë, i erdhi mendja në vend. Tani mirë është, e kupton vetë ti.

- Jo mo, shumë mirë e paskeni bërë, pse do vrisni mendjen për ata b...q... Unë u mërzita, se filluan këto mediet të lehin gam-gam, jo Rrahmani, jo Shkëlzeni. Ore këta janë k..., sidomos këta gazetarët. Ua kam thënë dhe atyre që fton Fevziu në emision. Ore, ça duan këta, që të mos bëjë asnjë punë djali i doktorit, të rrijë të lypë bukë rrugës. Ore, se këta analistët janë k... komplet, me këta nuk flitet. Unë, kur e dhjesin fare, dal vetë në ekran. Dola herën e fundit me Lubonjën dhe Stefanin, s’i lashë të flisnin. Po pse mo ata k... do duroj unë, kur bëjnë teorira? Ore, ça na dinë këta ne? Na dinë budallenj që s’dimë të flasim? Po unë thashë, mos ta marr vetë situatën në dorë, se i q... motrën.

- Jo mo Sandër, ç’të të thotë vëllai. Unë s’kam asnjë problem. I thashë dhe Rrahmanit, dhe Zenit. Ça mund ta bëj unë, e bëj unë. Më tha Zeni: “Po na eci mirë këtu, dhe Gjipenë, dhe Nartën, dhe kalanë e Borshit, dhe Ksamilin, ty do të t’i japim t’i ndërtosh. Janë njerëz të respektueshëm mo burrë. Nuk janë si këta halabakët e tjerë që s’të flasin me gojë. Janë çuna të mirë.

- Po mo, i njoh shumë mirë. Rrahmanin sidomos, më ka thënë doktori: “E kam si djalë të shtëpisë.” Zeni me atë është rritur. Kanë 15 vjet bashkë, që kur ishte Zeni adoleshent. E mbante në makinë gjithë kohës. Dhe kur donte ndonjë polic k… t’i ndalte makinën, gjoja si e dyshuar, i prezantonte Zenin dhe s’e ndalte më njeri. Jo mo, i njoh ata unë, janë djem të mirë. Po duhen mbrojt, se këta janë shumë b…q….

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›