Sandri hap themelet e pallatit të FevziutNga Antena brenda familjesSandri filloi dje punën për të mbushur gropën e një pallati afër sheshit “Skënderbej” me dheun e marrë nga toka para PD, ku Fevziu do ngrejë një pallat. Në fillim pati disa probleme m
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri hap themelet e pallatit të FevziutNga Antena brenda familjesSandri filloi dje punën për të mbushur gropën e një pallati afër sheshit “Skënderbej” me dheun e marrë nga toka para PD, ku Fevziu do ngrejë një pallat. Në fillim pati disa probleme me policinë. Megjithëse u mundua t’i mbante nën urdhra deri në mes të natës, sërish e humbi komandën. Pasi rrethuan sheshin “Skënderbej”, Sandri i urdhëroi të ngushtonin rrethimin tek ish-busti i Enver Hoxhës.
- Po ç’duam atje shefo? - i tha një polic. - E kanë heq me kohë atë.
- Nuk di gjë, është urdhër nga lart fare, - i tha shefi.
- Kush, drejtori i Policisë?
- Jo, jo, i madhi fare.
- Ou, po ky Lulzim Basha nuk e njeh mirë Tiranën mo shef, se ka qenë emigrant. I thuaj ça halli ka, ta ndreqim vetë punën.
- Jo ai, jo, i madhi fare.
- Kush i madh, Sali Berisha?
- Jo pra jo, - i tha shefi. - Ashtë Sandri. Ai që merret me policinë në situata delikate. E mbaj mend dhe në vitin 2000, kur arrestum Sali Berishën, ky na i jepte urdhrat, thoshte: “Bjerini b…q...! Vriteni si qen!” Vallahi për pak s’e vramë, vetëm se kishim frikë nga njëri-tjetri, kush spiunonte. Ja si vjen puna tani. Na urdhëron prapë.
- Ou, ça qenka ky më i madh se Sali Berisha me?! Hajt mo, punë rrumpalle.
Kështu të mërzitur policët u afruan tek ish- Monumenti, pastaj morën urdhër të rrethonin një gropë që kanë hap disa malajzianë, por që e kanë lënë ashtu.
- Tani s’do leni kërrkënd të afrohet, veç makinave me dhé, - tha shefi për policët. - Kush vjen tjetër nga Policia Bashkiake, nga gazetarët, duhet me e zbu.
Policia formoi një gardh dhe bllokoi dhe qarkullimin.
Pas kësaj Sandri shkoi vetë në vendngjarje të shikonte skenën. Meqë ishin mbledh shumë njerëz, mori në telefon Fullanin.
- Ku je mo burrë, se ngele duke ngrënë dreka e darka? Dil një herë në punë, se kemi probleme.
- Ca probleme ke mo shef? Të thashë me kohë që paratë kërkoi në euro, mos i merr lekë, se do të ngelen në dorë. Kam një muaj që të kam thënë ikën për lesh leku.
- Eja mo se s’të du për lekët, se i kam siguru ato, po më duhet me u ngjit pak në tarracë të bankës, të ndjek këtë aksionin, se po i bllokoj tokën një shkërdhate që ka mbështet Ed Ramën në fushatë.
- Po nuk lejohet mo Sandër me hipë në tarracë të Bankës Qendrore.
- Hajt mo, mos ça k..., nuk lejohet thotë. Kur ishte Ilir Meta kryeministër, lejohej të futeshe dhe në Thesar, jo në tarracë të Bankës. Hajt më hap derën shpejt, lëri llafet.
Pas dhjetë minutash Sandri hipi mbi tarracën e Bankës Qendrore dhe u kënaq me pamjen.
Mori doktorin në telefon.
- Fantastike fare, - i tha. - Këta të Policisë Bashkiake dhashë urdhër të arrestohen dhe i arrestuan. Qarkullimin e ndalëm. Tani na ngeli problemi ku do gjejmë baltë për ta mbushur. Fevziu më dha një ide brilante. Meqë Fevziu do bëjë atë pallatin para PD, që e ka marrë si pronë, i duhet të hapë gropën. Më tha: “Një rrugë e dy punë. Gërmoni te trualli im, dhe mua më bëni nder, dhe atij ia mbushni gropën.” Kështu që urdhërova makinat të shkojnë para PD të fillojnë të gërmojnë gropën e Fevziut dhe t’i mbushin gropën këtyre plehrave këtu.
- Shumë mirë Sandër. U ka shku mendja mirë. Kjo po më gëzon d.m.th. Shumë mirë. Dhe Fevziut i bëhet mirë.
- Po pra po, atë thashë. Se më çanë k... këta, më thoshin ku do gjejmë baltë. Se janë legenë këta që punojnë në punë shteti, se s’e bëjnë me zemër këtë punë. - Ku të gjeni baltë? - u thashë Shkoni para PD, merrni ekskavatorin dhe filloni hapni gropën e pallatit të Fevziut. Merrni dheun pastaj dhe hidheni në gropën e atij tjetrit. Se ndryshe, ku ndjehet dora e pushtetit? Ata që e kruajnë, ua mbushim gropën, atyre që na shërbejnë, ua hapim pa lekë gropën.
- Sandër, shumë mirë paske bërë. Nejse, këto mos ua thuaj punëtorëve, se flasin lart e poshtë, por ke bë shumë mirë.
- Po ç’ke ti doktor se e rregulloj unë këtë unë. S’i lë unë ata b…q... që të bëjnë si të pavarur. As kam për t’i lënë të ngrenë kokë. I thashë dhe Fevziut të bëjë emision madje. Ça janë këta pisa, që dhe duan të shajnë qeverinë, dhe të kenë tokë në mes të Tiranës? “Ke të drejtë, - më tha Fevziu, në fakt. - Skandal është.”