Taçi shfaqet në ekran me deklarata politike: I përgjigjem opozitës, nuk kam shkeljeNga TemaEdhe pse ka vjedhur në kurriz të shtetit prej gati një viti, me lejen e kryeministrit, Sali Berisha, biznesmeni Rezart Taçi u shfaq në ekranet e tij për të bër
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Taçi shfaqet në ekran me deklarata politike: I përgjigjem opozitës, nuk kam shkeljeNga TemaEdhe pse ka vjedhur në kurriz të shtetit prej gati një viti, me lejen e kryeministrit, Sali Berisha, biznesmeni Rezart Taçi u shfaq në ekranet e tij për të bërë një akt të pashembullt për t’iu përgjigjur opozitës. Para se të dilte dhe të sqaronte shqiptarët se pse tatimorët ia kanë kyçur fabrikat dhe ai i ka hapur me dhunë ato, duke shënuar një akt të paprecedent të gjunjëzimit të shtetit, ai doli për t’iu përgjigjur opozitës.
“Në përgjigje të deklaratave të kryetarit të opozitës, më lejoni të informoj publikun se ARMO nuk ka asnjë detyrim të prapambetur dhe korrent ndaj organeve tatimore dhe doganore. Punonjësit e kompanisë që prej privatizimit marrin pagën e rritur prej 30% çdo muaj dhe përveç pagës edhe bonuse për arritjet shumë pozitive të kompanisë në shumë pak kohë”, - tha Taçi.
Ai nuk sqaroi se përse tatimorët thonë se ai ka “kullotur” mirë në një pasuri të shqiptarëve pa përgatitur asnjë dokument.
Biznesmeni i politikës, Rezart Taçi, e njeh shumë mirë strategjinë e kapjes së shtetit.
Pak përpara zgjedhjeve ai synoi që të krijonte një konflikt me Ministrinë e Transporteve, pasi iu bllokua një anije dhe synoi që ta paraqesë atë si një konflikt me sfond politik. Duke iu druajtur një ndryshimi të mazhorancës, ai po luante me dy porta. Gjatë gjithë kohës Taçi furnizonte partinë e Ilir Metës me karburant dhe pará për fushatë.
Mediet e Taçit
Është e lehtë të kuptosh se kontrolli i Taçit mbi mediet është i frikshëm. Edhe pse skandali është krejt publik, të paktë janë zërat që flasin për këtë çështje. Tatimorët e kanë bërë të qartë se ai është debitor dhe po zhvat pasurinë e shqiptarëve, në një rast unik. Drejtori i “Albpetrol”-it tha se Taçi i ka futur në kolaps, sepse u ka shumë borxhe. Por, në vend që të merren me këtë skandal që lidhet me jetën e gjithkujt me ne, pasi milionat e Taçit janë taksa të shtetit tonë dhe karburanti i tij vrasës na shkatërron të gjithëve, lajm dite vazhdon të jetë që Taçi do të sjellë ekipin më të madh në botë për të luajtur me Gramozin e Ersekës. Ajo çka nuk kishte ndodhur edhe në periudhën e piramidave, kur paratë e shqiptarëve shkonin për ahengje e argëtime pa fund, tani po bëhet realitet në një formë më të frikshme. Taçi nuk nguroi të shpenzojë të paktën 10 milionë euro për të sjellë Milanin në Shqipëri e duket se një lumë tjetër parash nga shteti më i varfër në Evropë do të shkojnë për të parë Realin përballë Ersekës.