E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri harton planin për të përçarë opozitënNga Antena brenda familjesIntervista e Topallit tek “Opinion” krijoi një sërë telashesh për Sandrin. E gjitha filloi gjatë kohës kur Topalli bëri gafën e radhës. Në përpjekje për t’iu shpjeguar gazetarëve s

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri harton planin për të përçarë opozitënNga Antena brenda familjesIntervista e Topallit tek “Opinion” krijoi një sërë telashesh për Sandrin. E gjitha filloi gjatë kohës kur Topalli bëri gafën e radhës. Në përpjekje për t’iu shpjeguar gazetarëve se bora është problem, edhe ajo, si Genc Ruli një javë më parë, përsëriti se një metër kub borë prodhon 4 metra kub ujë. Ndryshimi ishte se Genc Ruli e tha për t’u tallur me gazetarët, kurse Topalli e besonte vërtet. Doktori, që ndiqte i shqetësuar debatin, pasi nuk ia ka besën Topallit për ndonjë gafë, mori Sandrin me urgjencë në telefon.
- Thuaji zonjës mos ta përsërisë më atë budallallëk d.m.th., se na nxiu faqen, se ka mbaruar dhe për matematikë. E ka në çdo libër fizike që 0.92 është koeficienti mes ujit dhe akullit.
- Ja të fus reklama doktor, se s’kam ç’i bëj. I thashë të mos nxitohet.
Fare papritur Fevzo ndryshoi në fytyrë, dhe tha: “Pas një ndërprerjeje publicitare rikthehemi në studio.”
Sa u futën, reklamat, hyn Sandri brenda drejt e te Jozefina duke i treguar sms e doktorit. Jozi u pre në fytyrë, por s’e dha veten me fjalë.
- Gjej një mënyrë korrigjoje, - tha Sandri me zë të lartë duke u larguar.
- E pse me e korrigju unë?! Pse, ia kërkoi atij tjetrit me e korrigju? Punë e madhe fort. Nuk e shef. Këtu po rrejnë të gjithë për punë paresh, ngeli puna tek uji dhe akulli që janë pa pare.
- Si të duash, - i tha Sandri, - po ai më tha: “Urgjent!”
Hynë sërish reklamat dhe dukej se pas kësaj Jozefina nuk ishte më në formë. Filloi të fliste për hyrjen e deputetëve në parlament, për heqje mandatesh, por nuk ishte më në formë.
Pas debatit, Sandri e thirri për kafe te zyra. Pasi folën dhe me doktorin dhe u bëri vërejtjet për emisionin, Sandri filloi t’i shpjegojë planin e tij.
- Dëgjo, fola me Blushin, - i tha. - Dhe Kaçi ka folur gjatë me atë shefin e kabinetit të doktorit. Plani është ky. Ata janë gati të hyjnë në Kuvend javën tjetër, por duan siguri se ju do fusni dhe nja dhjetë vetë të tjerë nga lista, duke u bërë shantazh për mandatet.
- Po mor, qysh tash ua nis letrat. Kush do me ardhë, kush s’do me ardhë, i djegi krejt.
- Nejse, Blushi tha që dhjetë vetë i duhen, d.m.th., sa të formohet një shumicë për Kodin në Kuvend. Pastaj bëjnë ca ndryshime në Kod që të mos varen nga Rama më ata dhe “e heq unë Ramën”, - tha.
- Jo mor se ato ndryshime që don Blushi s’i kena aq lehtë me i ba, se s’i kena ba për Ramën, po dhe për vedi.
- Nejse, një nder u duhet bërë atyre…
- Nder po u baj boll, po u jap njat rrogë, ç’ka duen ma ata?? Dhe atë boll e kanë.
- Nejse, Blushi nuk çan kokë për rrogë, se atë rrogën vjetore e merr me një libër…
- Jo mor se s’merr gja me libën. Kam ba unë dy libra me fotografi për udhëtimet jashtë shtetit dhe s’kena marr asnji lek prej tyne. Të tana i pagu parlamenti. Asnji kopje s’na ashtë shit.
- Nejse, Blushi nuk i ka librat me figura, i ka me t’shkrujtme…
- Kur s’i blejnë me figura, kanë me i ble me t’shkrujtme. Ia fut kot krejt. Ta marrë njat rrogë e mos t’ndihet.
- Nejse, e flasim me doktorin këtë çështje. Ti bëju nga një letër atyre dhe t’i kërcënojmë. Të shikojmë kush do lëkundet. Po u bë një dhjetëshe e mirë, pastaj jemi në rregull. Po nuk u bë, është problem.
- Pse mor problem, ua hjekim krejt mandatet.
- Jo se s’don doktori t’ua heqë. Tha: “T’u bëjmë një herë shantazh, se s’dihet, funksionon”. Po nuk funksionoi, duhet bërë ndonjë gjë tjetër. Të shohim mos u japim ndonjë lek pastaj, se s’bëhet me forcë. Doktori tha: “Ne kena ndenjë deri në qershor të ‘99 pa hy në parlament dhe s’na i kanë heqë dot mandatet. S’qenka aq kollaj”, - tha. Nuk di pse e kishte këtë fiksim. Por kishte besim se do ta hanin këta.
- Hajt mor ta provojmë nji herë. Dhe nëse nuk shkojnë, boll janë ata të pestë. Sa me bë kuorumin së paku, se këta horrat tani nuk vijnë as me mbledh Kuvendin. Na plasën shpirtin, na plasën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›