E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur qeveria kërkon në GoogleNga Enton PalushiSa qesharake dhe joserioze është qeveria shqiptare kur vjen puna tek informacioni kyç për përmbytjen, duket kur ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, u kërkon shqiptarëve që të klikojnë në internet në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kur qeveria kërkon në GoogleNga Enton PalushiSa qesharake dhe joserioze është qeveria shqiptare kur vjen puna tek informacioni kyç për përmbytjen, duket kur ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, u kërkon shqiptarëve që të klikojnë në internet në Google dhe të kërkojnë me fjalë kyçe albania, desaster, flooding (Shqipëri, katastrofë, përmbytje), e atyre do u dalë një website që do u japë të dhëna për reshjet e për përmbytjet, që, sipas këtij website, ndodhin njëherë në njëqind vjet.
Së pari, ky është mohim i institucioneve e qendrave të specializuara në vend, që merren çdo ditë me këtë çështje dhe që kanë për detyrë të ofrojnë informacion në këtë fushë.
Së dyti, nuk ka asnjë gjë të keqe që të ofrosh informacion që merret nga interneti, përkundrazi. Por, për një njeri familjar me këtë fushë, duke ditur se meteorologjia është një biznes jashtëzakonisht fitimprurës, do ishte bindëse sikur Olldashi të na sillte të printuara informacione nga qendra të specializuara ndërkombëtare, te të cilat jo çdokush ka akses. Duke futur fjalë kyçe si albania, desaster etj., Olldashi dhe shefi i tij kanë bërë një kërkim krejt të zakonshëm në oqeanin e informacionit që hidhet pa pikë kriteri në internet. Po të ndërtohej debati në këtë mënyrë, kundërshtari i tij mund të thoshte se, sapo kërkova me fjalët kyçe Olldashi, ties, mafia (Olldashi, lidhje, mafia), dhe gjeta informacione shumë të sakta.
Së treti, përsëritja e faktit që kjo tragjedi ndodh njëherë në njëqind vjet është aq bajate, sa njerëzit tani mund të imagjinojnë se si përmbytjet sillen rreth e qark dhe na godasin njëherë në një shekull. Fakt është që, kur diskutohej edhe në samitin për klimën në Kopenhagë, për të dhënat shumë shpesh kishte kufizime, pasi vetëm prej pak dekadash shkenca ofron informacione përgjithësisht të sakta në këtë fushë.
Së katërti, çka është shumë e rëndësishme, rregulloret që bëhen për digat synojnë që të mbrojnë vendin nga gjërat që ndodhin shumë rrallë, prandaj duhet zbatuar me përpikmëri.
Tërmeti në Haiti ishte një sinjal i fortë, pasi përveç të tjerash ai ishte shkatërrimtar, sepse godiste një vend të varfër, ku ndërtimet ishin bërë pa pikë kriteri.
Mëkatet e këtij tranzicioni, mbi të cilat vulën kryesore e ka shefi i Olldashit, janë të mëdha. Prerja e drurëve, rrënimi i argjinaturave, ndërtimet vend e pa vend, cilësia e dobët e tyre, janë një paralajmërim i fortë se vendi ynë mund të kthehet lehtësisht në një Bangladesh në mes të Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›