E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, i angazhuar me antimitingun në Fan të MirditësNga Antena brenda familjesSandri dje ishte nervoz. Lajmi se deputetët e opozitës do shkonin për vizitë në tunel për të parë shembjen e tij, e gjeti në befasi. I pari e mori në telefon doktori dhe

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, i angazhuar me antimitingun në Fan të MirditësNga Antena brenda familjes

Sandri dje ishte nervoz. Lajmi se deputetët e opozitës do shkonin për vizitë në tunel për të parë shembjen e tij, e gjeti në befasi. I pari e mori në telefon doktori dhe i tha të niste urgjent kamerat.

- Sandër, duhet të çosh një kamerë ti, d.m.th., se do shkojnë sot ata deputetët atje. Shiko mos gjeni dhe ndonjë njeri që kundërshton vizitën e tyre dhe t’u thotë e keni vendin në parlament.

- Si mor, do shkojnë sot ata b..q..? S’di gjë fare unë. Po ku të gjej unë tani njerëz për atje? Ja të marr një herë këta të mitë që kam në Zejmen, në Lezhë, se aty në fshat ka ca të zbritur nga Fani. Ja prit të pyes një herë.

Mbylli telefonin me doktorin dhe mori në telefon Nduen, një mikun e tij në Zejmen.

- Ndue, si je mo figurë? Sandri jam.

- Heu, kush Sandër keke bre, se s’po të njof, çfarë furet thua?

- Sandri, Sandri, djali i Gjysles jam. Hë mo burrë, ai që dal në televizor.

- O Sandër, po ku je mor burrë, të kam pa në televizor, pasha Zotin më ke kënaq kur flet. S’e ke lënë gjuhën e vendit, krejt si kur ke qenë këtu në fshat flet. O më gzove shumë pasha Zotin. Po hë bre burrë, çka kemi të re anej nga Tirana? Nga shpaja, mirë krejt një herë? Këta njerëzit këtej mirë i ke, vallahi i shof nga pak.

- Mirë Ndue, e kam një hall.

- Fol bre burr se ne kena halle përditë e s’po të shqetësojmë, ti veq një herë na kërkon nder, veq fol...

- A ke njeri në Fan Ndue, se më duhen ca njerëz pas disa orësh? Shkojnë këta b...q... e Partisë Socialiste aty te tuneli e duhet me ua q… nënën.

- Çka je ka flet bre, se s’flet burri kështu për burrin. Duhesh me u vra me burrin me fol qishtu. A je Sandri që njoh unë, a po tallesh bre?

- Hë mo Ndue se Sandri jam, ç’të vjen keq për ata b…q… dhe ty...

- Ore Sandër, ti ke kenë familje e mirë, e lidhur me partinë, s’ke pas njollë në biografi, të kena çu në kurs për vatër kulture. Çka ke ti me Partinë Socialiste që keke mërzit? Unë hala mendova se je me këta socialistët ti.

- Jo mo Ndue, se ka ndërru koha, ç’do bëj me ata shkërdhata unë. Po më thuj kë të gjej dikë në Fan, se ma kërkon doktori urgjent.

- Heu, po çka di unë kush është smurë në Fan me e vizitu doktori bre?

- Po jo mor se s’po merrem vesh. Po ta them thjesht. Më duhen 4-5 vetë që s’kanë frikë të dalin te tuneli dhe kur të shkojnë ata deputetët socialistë aty, t’i shajnë, t’u thonë shkoni në parlament, t’u thonë ju s’jeni deputetë, se s’keni mandate, t’u thonë që ju nuk u takon mandati, se u është djegur. Kaq.

- He, prit, prit. Se s’jam kah i mbaj mend krejt qito qi thue. Ti po më folë si në televizor. Shiko, unë po të gjej dikan në Fan. Lleshi, ai komshiu yt, ka martu cucën në Fan. Ai krushku diçka e ka kryetarin e komunës. S’di si e ka kryetari i komunës, por baba i vet është burrë i mirë. E kam pasë pa në një darsëm. E ka emrin Ndue si unë. E nase Nduen e gjen Lleshi, atëherë Ndueja ka mundësi me marrë atë të komunës së djalit të vet. Se ashtu si shpi e drejtojnë komunën.

- Po kush mund të shkojë nga komuna? - pyeti Sandri.

- S’di vallahi, po ata vulën e komunës në shpi e mbajnë dhe janë krejt të vetët. Munet me e marr atë veterinerin, edhe ai Ndue e ka.

- Ore sa Ndue m’u bëtë, o Ndue? Se një Ndue je ti, Ndue e paska baba i kryetarit, Ndue e paska dhe veterineri.

- Po çka me ba Sandër, se ti zbrite në Tiranë tash, po ti e din që këta emna, o Ndue, o Llesh, o Mark, o Gjin janë. Pastaj veç i pështjellin me njani-tjetrin.

- Po tjetër, tjetër, kush mundet me shku?

- Po s’di bre, le ta marrin ndonjë polic komune a nënkryetar, a ç’kanë. S’di çka me të thanë. Veç s’ta jap fjalën se bëjnë grushta.

- A..a..a rrofsh Ndue, i madh je! Shiko, do të dërgoj një makinë unë ty te shtëpia në Zejmen. Lexon TV Klan ajo. Do të marrë makina dhe shko dhe ti aty që t’i organizosh këta, se s’kemi telefona të këtyre

- Ashtu a...a. Po s’di mor burrë me fol si për televizor Nduja. As unë s’di. A duhet ndoj gravatë a send si ato që vishni ju në televizor?

- Po jo mor Ndue, se ta nis unë një kravatë me shoferin. Jepja ndonjërit prej atyre. Veç dilni atje pash Zotin, se i kam dhënë fjalën doktorit.

- Po çka hyn në punë doktori këtu mor burrë, se po më ngatërron?

- Po hë mor burrë, se s’është doktor, po është kryeministri, se ashtu i themi ne.

- Heu bre Sandër, m’i ke ba rrëmujë krejt, po nisna nji herë. Na e ço qat makin një herë, me më pa në fshat me makinë në vend të parë, se noshta bajm diqka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›