E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i bën kurs astrologjie doktorit për përmbytjetNga Antena brenda familjesSandri shkoi dje në zyrë të doktorit, para se të dilte në konferencë për shtyp. Dy ishin problemet kryesore që diskutuan. E para, si të tërhiqej doktori nga deklarata që i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i bën kurs astrologjie doktorit për përmbytjetNga Antena brenda familjesSandri shkoi dje në zyrë të doktorit, para se të dilte në konferencë për shtyp. Dy ishin problemet kryesore që diskutuan. E para, si të tërhiqej doktori nga deklarata që ishim në prag të katastrofës dhe e dyta, si ta fshinin faktin që në Lezhë nuk ka funksionuar argjinatura e xhaxhait të Sandrit, që ka marrë lekët dhe s’ka hedhur asnjë thes zhavorr.
Problemi i parë ishte delikat. Puna ishte që vetëm doktori kishte dalë dhe kishte thënë që jemi në prag të katastrofës. Asnjë nga opozita, asnjë nga media. I panë dhe i ri-panë deklaratat, prapë vetëm ai mbetej.
- E gjeta, - tha doktori. - Do dal të them, e kisha fjalën për katastrofë njerëzore, d.m.th., mos mbytej njeri...
- Po si u mbytka njeriu në dhjetë centimetra ujë?! - tha Sandri. - Aq ujë kishte atë ditë. Si ta themi me lezet?
- E them unë Sandër. S’i mban mend njeri ç’kam thënë. Dhe po i transmetuan, punë e madhe. E rëndësishme është ç’them sot, jo ç’kam thënë dje.
- Po sikur të themi që e ka thënë media? - tha Sandri.
- Nuk kanë thënë, Sandër. Madje kanë bërë thirrje për evakuim dhe kanë mbështetur qeverinë.
- Po kanë thënë është shkel rregullorja, - tha Sandri.
- Sandër, është shkel, po ajo është rregullore komuniste, nuk vlen. Nuk zbatoj rregulloret e Enver Hoxhës unë. Rregullore të re s’ka, s’kam unë përgjegjësi për këtë.
- Atëherë për Lezhën doktor e kam gjetur. Kam fol dhe me këtë astrologen që kemi ne në TV dhe ajo më dha një shpjegim.
- Po Sandër, çfarë shpjegimi?
- Ajo tha që, kur është hëna e plotë dhe blu, pra kur kemi një llok eklipsi të saj, çmenden njerëzit. Në Amerikë, për shembull, përforcuakan patrullat në rrugë, se rriten vetëvrasjet dhe shtohen krimet. Qenka e provuar me statistika kjo. Në Amerikë qenka ligj i pashkruar i policisë, po panë hënën blu, duhet të dalin në rrugë patrulla. Atëherë hëna ka qenë blu dhe e plotë. D.m.th., natën që ka ndodhur përmbytja në Lezhë, më ka thënë axha, ka qenë hëna e plotë dhe blu.
- Sandër, po duket sikur është çmendur xhaxhai jot kështu.
- Jo doktor, desha të them që kemi të bëjmë me një ditë anormale, duhet lënë mistike, kështu më tha dhe astrologia. Ja, unë fola dhe me Fevziun dhe kemi bërë një formulim që mund ta përdorësh.
- Pa ma sill... dhe filloi ta lexonte: “se çfarë qe ajo, nuk u mor vesh qartë. Nuk mund ta them dot, nëse ishte një stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i hënës ndikon në lëvizjen e ujërave të detit, por ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Ka qenë më e fuqishme në Greqi, ku ka krijuar shumë probleme.”
Sandër po probleme ka krijuar në Greqi, se s’kemi dëgjuar lajme?
- Po, në ishuj, doktor. Në ishuj s’ka njeri tani në dimër, ndaj s’ka lajme. Dhe s’kanë shtëpi afër detit ata, ndaj s’ka përmbytje. Po janë lagur shkëmbinjtë nga dallgët, është e sigurt.
- Mirë, Sandër, po e them këtë d.m.th., po pak e besueshme është, me thënë të drejtën. S’di ç’të them, se është problem i madh. Në fakt, ai duhet të kishte hedhur ndonjë lopatë zhavorr. S’ka hedhur fare....
- S’ka faj doktor, se e mora unë më qafë. E bëra unë tenderin, se na duheshin ato lekët para fushatës atëherë. Pastaj dhe ata fshatarët e zonës i kishin kërkuar që të linin një hapësirë të futej uji, se kanë hallin se s’u vjen peshku në kënetë. Tani u ka shku në frigorifer vetë.
- Nejse Sandër, kjo punë e kësaj astrologes tënde është pak e zorshme, por, po e pashë keq, do ta them. D.m.th., ti thua që unë të them që “çfarë qe ajo, nuk u mor vesh qartë. Nuk mund ta them dot, nëse ishte një stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i hënës ndikon në lëvizjen e ujërave të detit, por ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Ka qenë më e fuqishme në Greqi, ku ka krijuar shumë probleme.”
- Po, shumë mirë. Është tamam. Le ta besojë kush të dojë. ǒpunë kemi ne? Dhe në darkë te Fevzo të dalë Ruli, Olldashi dhe Prifti. Gazetarët i rregullojmë vetë ne, mos ki merak. Ta bëjnë situatën optimiste dhe ta paraqesin si arritje. Rulit dhe Olldashit s’ia kam frikën, se gënjejnë pa iu dridhur syri. Kam hallin e këtij Priftit.
- Pse, çfarë ka Prifti?
- Po ai, si budalla që është, lëshon ndonjëherë ndonjë budallallëk, se nuk e kupton çfarë thotë dhe na e përdorin. Po do t’i rri vetë te koka, mos ki merak.
- Nejse, Sandër, rriji ti ke toka, dakord, po e them këtë të Lezhës, po shiko, ai xhaxhai jot duhet të hidhte ndonjë lopatë aty.
- Po s’ka faj doktor. Nejse, tani e tutje do merrem vetë me atë punë, se do fillojmë dhe fshatin unë me Samirin dhe na duhet doemos argjinatura.
- Mirë, dakord. Ikim atëherë. Këtë të Shkodrës s’po e zbus unë. Po them, se kush ka vajtur natën në Shkodër dhe ka hapur panik, ta lëmë kështu pa emër. Po më thanë që, ti ke folur, fundja them, s’e keni dëgjuar mirë, s’kam thënë Shpata e Demokleut, por Shpata e Dokles. Kush ta hajë, le ta hajë. S’kam ç’u bëj. Po dal tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›