E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, kreditë për ekonominë në nëntor dhe dhjetor, në rënieNga TemaKreditë për ekonominë kanë nisur sërish në dy muajt e fundit të vitit të hasin vështirësi dhe ritmi i tyre ka rënë. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se në nëntor dhe në dhjetor pati nj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kriza, kreditë për ekonominë në nëntor dhe dhjetor, në rënieNga TemaKreditë për ekonominë kanë nisur sërish në dy muajt e fundit të vitit të hasin vështirësi dhe ritmi i tyre ka rënë. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se në nëntor dhe në dhjetor pati një rënie të kredive për ekonominë me 6 dhe 7% krahasuar me muajin tetor, ndërkohë që krahasuar me dy muajt e fundit të vjetshëm ato ishin rreth 12% më të ulëta. Sistemi bankar në Shqipëri, ndonëse e mori veten gjatë verës nga goditja e fillimit të vitit që shkoi pas tërheqjes masive të depozitave, sërish iu kthye uljes së kredive për ekonominë. Edhe normat e interesit të kredive janë rritur gjatë muajve të fundit me mesatarisht 1,5 pikë, ndërkohë që Banka e Shqipërisë shpresonte që ajo të binte, për shkak të uljes që ajo i bëri normës së interesit. Bankat e nivelit të dytë ndjehen të shqetësuara nga situata ekonomike në vend, për shkak të ngadalësimit të madh të ekonomisë dhe për shkak të rritjes së kredive të këqija. Kreditë e këqija kanë për arsye kryesore pamundësinë e shumë bizneseve, por edhe të konsumatorëve për të kthyer këstet mujore, për shkak të rënies së disa treguesve, ku më kryesori është rënia e të ardhurave. Zhvlerësimi i lekut ka pasur ndikimin e vet në përkeqësimin e gjendjes dhe të gjithë këta faktorë kanë bërë që sërish sistemi bankar t’i kthehet frikës së fillimvitit, kur ai uli në mënyrë të fortë kreditë dhe rriti normat e interesit. Në gusht dhe në shtator e tetor të vitit të kaluar sistemi bankar dha shenja se ai po niste të zhdërvjelltësohej dhe kreditë për ekonominë pësuan një rritje të lehtë të ritmit të tyre, gjë që në dy muajt u fundit u përmbys. Ekonomia është në gjendje të vështirë dhe në nevoja të mëdha për likuiditet. Ekspertët thonë se ende nuk mund të flitet për një krizë likuiditeti. Sistemi bankar është cilësuar si pika më e rëndësime për të kthyer rritjen e ekonomike në nivelet e parashikuara prej 6% nga qeveria. Guvernatori i Bankës Qendrore, z. Fullani, iu ka kërkuar më se një herë bankave që të japin kredi dhe të ndihmojnë ekonominë, gjë që jo vetëm nuk po ndodh, por ato janë duke pakësuar sasinë e kredive. Të dhënat e nëntorit dhe të dhjetorit janë ndër lajmet më të këqija për ekonominë në vend, e cila, pavarësisht se ka rënë në recesion duke mundur të ruajë një rritje ekonomike modeste prej 1-2%, është ngadalësuar mjaft dhe nuk po mundet të rigjallërohet. Eksportet kanë rënë, dërgesat e emigrantëve po ashtu dhe buxheti i shtetit është në vështirësi për shkak të mosrealizimeve të të ardhurave. Qeveria u detyrua të rrisë deficitin, pasi nevoja për pará nuk përballohej nga mbledhja e të ardhurave. Prirja e bankave nuk duket se po ndryshon dhe kjo e bën më të ndërlikuar gjendjen në ekonomi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›