E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, argjinaturë për tokën e fshatit të tij turistik në LezhëNga Antena brenda familjesSandri e kaloi dje ditën me një shpikje të re. Meqë situata në Lezhë po stabilizohej dhe xhaxhai i tij ende nuk e përgatiti dot preventivin se sa pará i duheshi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, argjinaturë për tokën e fshatit të tij turistik në LezhëNga Antena brenda familjesSandri e kaloi dje ditën me një shpikje të re. Meqë situata në Lezhë po stabilizohej dhe xhaxhai i tij ende nuk e përgatiti dot preventivin se sa pará i duheshin kërkuar doktorit që “fatkeqësia” mos të përsëritej, u hodh në sulm në një drejtim tjetër.
E mori doktorin në telefon dhe po i qante hallin projektit të tij dhe Samirit për në Tale. Kanë marrë bashkë nja 60 hektarë tokë për të bërë fshat turistik dhe ai është përmbytur. Puna është se si të bëhej një argjinaturë, që të mbronte tokën e fshatit të tyre dhe të paraqitej si vepër me rëndësi kombëtare. Për këtë e futi pak Berishën të fliste për një plan “alla holandez” për diga në det, që të pengojnë vërshimet. Ia kishte futur mirë Samiri në vesh. Por kjo punë tani mjafton që u përmend, se për të bërë donte pak kohë. Filloi të vrasë mendjen për diçka më të shpejtë. Iu duk se biznes i menjëhershëm i tij ishte tenderi për të furnizuar banorët e shpërngulur. Pyeti gjerë e gjatë se sa banorë kanë shkuar në Shkodër, po s’kishte asnjë të dhënë. Prefekti që i doli në telefon i tha se “askush nuk pranon me ardh me fjet në hotel apo në repart ushtarak.”
- Po si është puna, pse nuk vijnë? - i tha Sandri.
- Janë familje pa burra, - tha. - Burrat po rujnë shtëpitë dhe gratë e fëmijët s’mujnë me jetu vetëm. Kan shku te të afërmit e tyne në Malësi.
Këtu Sandrit i shkrepi një ide në kokë.
- Kjo qenka punë me leverdi, - tha. - Marrim shifrat e të shpërngulurve, i shtojmë dhe pak, dhe sigurojmë një projekt për sistemimin e tyre dhe furnizimin me ushqim. Ata për fat kanë ik nga kushërinjtë dhe paratë na ngelen ne.
E diskutoi dhe me Samirin e Gimen, me shpresë mos fusnin në listë dhe Red Bull dhe ushqime nga Euromax. Gjithçka në rregull. Ia prezantoi planin doktorit.
- Duam të japim dhe ne një kontribut, - i tha.
- Çfarë kontributi Sandër?
- Po ja, fola pak me Gimen dhe Samirin, sikur t’i furnizojmë ne me ndihma këta banorët e shpërngulur. Ata po bëhen nja 20 mijë. Unë fola me këta dhe thanë që për dhjetë mijë të paguajë qeveria, për dhjetë mijë paguajmë ne.
- Sandër, kjo qenka ide e mirë. T’i them Ridvanit, lidhu me Ridvanin.
- Jo me atë, se ai s’të jep lekët, po thashë ta diskutojmë bashkë një herë.
- Po unë dakord jam, flisni me atë.
U lidh me Ridvanin. Ky po e dëgjonte shumë i habitur.
- Pse s’thua ti që të paska shkuar mendja të bëni pará. Po kujt i thua 20 mijë ti o? I ke mendtë o? Po as 20 veta s’kanë shkuar në hotel. Dhe ata s’duan të na shohin dhe me sy.
- Po unë kam shifrat, - tha Sandri, - janë 20 mijë vetë. Unë i thashë doktorit. Për gjysmat paguajmë ne, për gjysmën tjetër paguani ju…
- Ashtu ë? Epo mirë, paguani njëherë për gjysmën ju, se pastaj paguajmë ne….
- Po s’kemi si pagujmë vetëm ne të parët, - tha Sandri. - Duhet ta bëjmë bashkë buxhetin.
- Po ik o ty mbylltë e mendjes, mua do ma hedhësh ti o? Unë s’kam leka t’i jap ushtrisë që po harxhon naftë aty, ti më kërkon leka për Red Bull e ushqime pe Serbie. Ik o pirdhu.
- Nejse, unë fola me doktorin dhe ai më tha: “Është urgjente”. Se unë në fakt s’dua të merrem me këtë punë. Unë them që duhet të bëjmë një projekt serioz, të bëjmë një argjinaturë gjigante në Lezhë. Se unë dhe Samiri kemi blerë dhe tokën në Tale, do bëjmë fshat turistik. Tani me këtë përmbytje që ndodhi, na dështoi gjithë projekti. Sa ta marrin vesh blerësit që ai vendi përmbytet, s’na e blen njeri. Thuaj shyqyr që s’e kemi blerë me lekë, se e kemi marrë si gjobë për njërin që i rregulluam letrat e tokës, se do na q... nëna, do na mbetej në dorë tani.
- E ç’do bëni ju o byrazer?
- Fola me doktorin dhe i thamë të bëjmë një argjinaturë të madhe si në Holandë, para tokës sonë. E ndërtojmë vetë ne, vetëm lekët të na i japë qeveria. Se ajo është një vepër që i duhet kombit. Pastaj jemi më të qetë dhe për fshatin turistik, se ndryshe na vajti dëm.
- Po ik o pirdhu, pse o për ju i kam lekat unë o? Unë s’kam paguar rrogat akoma për janarin, më plasi dhe kjo damllaja në Shkodër, ju keni hallin e fshatrave turistikë që paski blerë tokat. Po ik o pirdhu.
- Ore, unë fola me doktorin, se s’të kisha marrë fare ty, po të ishte për ashtu, por është mirë ta mendosh një herë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›