G99 prezanton një skemë kompensimi për banorëtNga TemaLëvizja G99 kërkoi dje nga qeveria që të kompensojë në këto ditë të vështira të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet duke propozuar si skemë kompensimi një ndihmë standard prej 10 milionë lekë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
G99 prezanton një skemë kompensimi për banorëtNga TemaLëvizja G99 kërkoi dje nga qeveria që të kompensojë në këto ditë të vështira të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet duke propozuar si skemë kompensimi një ndihmë standard prej 10 milionë lekësh për secilën familje, kompensimin me 250 mijë lekë për çdo metër katror ndërtim, si dhe kompensimin e plotë për të mbjellat dhe gjënë e gjallë.
Drejtuesi i kësaj lëvizjeje, Erion Veliaj, bëri të ditur këtë skemë. Veliaj kërkoi dorëheqjen e ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri të plotë.
“Papërgjegjshmëria e ministrit Prifti në shkeljen e sigurisë është e mjaftueshme që ai të largohet sa më parë nga qeveria”, - tha Veliaj. Drejtuesi i G99 i bëri apel kryeprokurores, Ina Rama, që të nisë një hetim në lidhje me menaxhimin e digës në Fierzë. “Zonja Ina Rama duhet të na tregojë se ekziston profesionalisht dhe se është aty në detyrën e saj, duke nisur një hetim të plotë për këtë ngjarje. Refuzimi i angazhimit të saj edhe në të tilla raste fatkeqësish na bën të besojmë se ajo është e intimiduar plotësisht nga kryeministri i vendit”, - tha ai.
Veliaj lëshoi akuza dhe ndaj kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. “Zonja Topalli ka rreth 15 vjet që është deputete e kësaj zone e megjithatë nuk ka ndërmarrë as edhe njëherë të vetme ndonjë nismë për t’i paraprirë një situate të tillë”.