Sandri, i bezdisur nga Pakti me GreqinëNga Antena brenda familjesMë në fund dhe Sandrit iu sos durimi me këtë Paktin për Ujërat me Greqinë. Dhjetëra mesazhe, që vijnë në redaksi, shprehin çudinë se si Fevziu nuk bën një emision për Greqinë. Sandri në
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, i bezdisur nga Pakti me GreqinëNga Antena brenda familjesMë në fund dhe Sandrit iu sos durimi me këtë Paktin për Ujërat me Greqinë. Dhjetëra mesazhe, që vijnë në redaksi, shprehin çudinë se si Fevziu nuk bën një emision për Greqinë. Sandri në fakt nuk ishte fort i qartë për këtë çështje dhe pyeti njëherë Ben Imamin, meqë ai është ngarkuar të merret me këtë sqarim zyrtar.
- Ku je mo figurë? - i tha. - Ma shpjego pak këtë paktin me Greqinë vëlla, se unë s’po kuptoj asgjë.
- Po dhe unë s’të jap dot ndonjë përgjigje Sandër. Vetëm materiale të shkruara mund të të jap, po kam frikë se ty të zë libri dhe të vjen për të vjellë, se është mbi 50 faqe.
- Po jo mo Ben, se s’jam çmend unë të rri të lexoj në këtë moshë. Ma thuaj shkurt me dy fjalë që t’u mbyll gojën këtyre legenëve. Se ty të ngeli prapë në kurriz kjo punë. Më ‘97 doktori të akuzoi se bashkëpunon me grekët të shesësh Shqipërinë, tani të ka vënë ta mbrosh shitjen më duket. Fat muti ke dhe ti.
- Ça t’i bësh Sandër. Me sa duket dhe grekëve s’u është dashur ta marrin me luftë, po me paqe. S’di ç’të them, po hartat, po i deshe, t’i nis unë.
- Jo mo burrë se s’jam çmend të lexoj hartat. Pyeta dhe këtë Lul Bashën se ky e ka firmos, po s’mora vesh asgjë. Unë e pyesja për kufijtë, ai më thoshte: “Ajo Dora ishte zonjë grua.” Dhe i kishte dhënë fjalën për liberalizmin e vizave. Hajde merr vesh Lul k… se ç’do të thotë.
- Po mirë mo Sandër, po ty ç’të duhet kjo punë?
- Jo mo, s’e rruaj shumë për atë punë, po meqë po bëhet zhurmë, si t’ua mbyllim gojën. Për mua nuk ua kanë dhënë gjithë Shqipërinë. Më mjafton zyra e doktorit dhe tokat e mia.
- S’di ç’të them, - tha Imami. - Unë kam vetëm deklaratat zyrtare. Po në fakt dhe atyre vetëm zyrë e doktorit u intereson dhe tokat e tyre. S’ka ç’u duhet pjesa tjetër e Shqipërisë.
- A Ben, paske rrjedhur dhe ti. Ik vëlla se do gjetur ndonjë më i hairit për t’u pyetur.
I çuditur se si njerëzit nguronin të flisnin për këtë çështje, mori prapë Fevziun.
- O Fevzo, ore si do vejë kjo punë e Paktit me Greqinë? Si të bëjmë një emision, t’i vëmë para këta legenët, se ngelën duke u bërë patriotë.
- S’di ç’të them Sandër. Unë me tema patriotike po merrem. Ja, të enjten kishim emision për identitetin kosovar. Kemi pas tema të tjera për historinë. Boll o burrë se s’do merremi vetëm me histori.
- Fevzo, kjo është aktualitet tani, nuk është histori. Unë them si të bëjmë një emision, t’i bëjmë mut këta që llapin rrugëve.
- S’di ç’të them Sandër. Unë i kam zënë emisionet për nja dy javë, se i kam me regjistrim. Pastaj kjo më duket temë e vjetër mo burrë, duhej bërë që në prill, vjet. ǒpunë kemi ne të merremi me atë çështje? Se kam pyetur dhe këta të huajt, thonë: “Mos u ngatërroni kot.” Desha me i bë një telefon Papandreut, po nuk ma hapi ai legeni. Duket se i ka dhënë numrin tim ky Rama, i ka thënë: “Mos iu përgjigj këtij numri.” I bëra Karamanlisit, ma hapi menjëherë. Siç ma shpjegoi ai, është “fair” në fakt. Ai më tha: “Më kërkoi Berisha t’i mbështesja aplikimin e Shqipërisë në BE, në prag të fushatës. I thashë OK. Pyeta këta të Ministrisë së Jashtme, a kemi ndonjë problem me Shqipërinë, se kanë një hall ata dhe ta shkëmbejmë. Po, më thanë, i thuaj Berishës të firmosë këtë Paktin për Ujërat. Ia thashë në telefon, - më tha Karamanlisi, - më tha “po” menjëherë. I thashë që duhet ta firmosë dhe grupi i ekspertëve. Më tha: “Po thashë unë po, ajo çështje firme është”. Dhe kishte të drejtë, - tha. - E mbajti fjalën.”
Më foli gjatë për doktorin. “Burrë më të mirë s’kam parë, - tha. - Këta grekët janë idiotë që e kanë pas sharë. Asnjë burrë shteti shqiptar s’ka bërë për Greqinë sa Berisha. Ai na i ka dhënë ç’i kemi kërkuar. Po grekët janë idiotë, - tha. - Grekët nuk kuptojnë, ja, unë u thashë të vërtetën, s’më votuan. Votuan Papandreun.”
- Mirë o Fevzo, mirë, po s’e kuptova, do merremi me këtë gjë apo jo?
- Po jo mo Sandër, ça të merremi me gjëra kot, folklorike. Këta duan ta shpallin Berishën si Esat Pashë Toptanin. Se këta e dinë burrë të keq Esat Pashën. Jo se e kam fis nga nëna unë mo, jo, po ka qenë më i zoti se këta të tjerët që bënin gam-gam.
- Nejse Fevzo, e di që do ta mbrosh duke e krahasuar me Esat Pashë Toptanin, po mos e thuaj në publik, se gëzohet ai b...q… Rama, se thotë, po të jetë si Esat Pasha, gati e kemi Avni Rustemin. Dhe na q… nënën pastaj, na le rrugëve.