E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri kënaqet me vjershën për qeverinë e IntegrimitNga Antena brenda familjesSandrit iu rikthye dje humori i prishur. Një letër nga populli, e ardhur te redaksia e “Antenës”, kërkonte që ajo të botohej e plotë te rubrika e Sandrit. S’u mor vesh se s

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri kënaqet me vjershën për qeverinë e IntegrimitNga Antena brenda familjes

Sandrit iu rikthye dje humori i prishur. Një letër nga populli, e ardhur te redaksia e “Antenës”, kërkonte që ajo të botohej e plotë te rubrika e Sandrit. S’u mor vesh se si informacioni shkoi deri te Sandri, po ky i fundit dërgoi disa njerëz në redaksi të mësonte përmbajtjen e vjershës. Redaktori i “Antenës” nuk pranonte t’ia lexonte, por duke parë se Sandri ishte vërtet i mërzitur me ministrat që kishin nisur të lidheshin direkt, ose me fëmijët e doktorit, ose me Fazlliçin, i dha një shans.

- I thuaj Sandrit, - i tha redaktori, - që nesër e ka pushim. Po botojmë këtë vjershën e ardhur nga populli për qeverinë. Vjersha e dërguar nga pseudonimi Shahin Kolonja thotë:

Qeveria e Integrimit

Në emër të integrimit

Na janë bërë miq për kokë

Njëri blu, e tjetri rozë

politikën e bënë bozë.

Për Mjedis Fatmir Medinë

Në Gërdec as bar nuk mbin

Flinim me frikë në shtëpi

Tani as jashtë dot nuk rri

Pa harruar Spiro Kserën

Që kthen rrugë nga ka erën

Qe na flet për punësimin

Dhe na tregon emigrimin.

Edhe Beni “gjeneral”

Ters e nisi këtë radhë

Na sqaron s’ka tradhti

Në kufirin me Greqi

Pollo pa portofol

është nën mëngë si një xhol.

Si gjithmonë i pavenitur

pas doktorit i kopsitur.

Petrit Vasili si trim

pas Ilirit, vetëtimë

Nuk pranon dot “varfërinë”

Si ilaç do ministrinë.

Drejtësia nën Nishanë

të flasi kujt ia mbanë.

Tani të gjithë shpëtuam

me drejtësinë mbaruam.

Rrugët i mban prapë Olldashi

Ngaqë Luli shpejt e trashi

Berisha i rri te koka

Se nuk bën t’i rritet rroga

Për Majlindën flasim kot

Vizat nuk na i heq dot

Dhe nuk ka asgjë në dorë

Të nxjerr në breg kët’ vapor

Më rehat është Ferdinandi

Për çdo post ka qenë gati

Me Turizëm e Kulturë

Së paku kapi një zyrë

Te Financat Ridvani

Se është zgjeruar sahani.

Mbledh pará e vendos gjoba

Dhe prapë nuk ka lek për rroga

Energjia ka Dritanin

korrupsionit i bën namin.

Herë shahet, herë pajtohet

do vetëm të rregullohet.

Me Rulin dopio finok

që s’të bën kurrë shok.

Do vetëm një portofol

herë As e herë xhol.

Sandri e lexoi me një frymë dhe u lehtësua.

- Ta hanë dhe një herë këta shkërdhatat se ngela duke e ngrënë unë përditë, - tha. - Pastaj le të ma fusin mua duke bërë lidhje direkt me Fazlliçin apo fëmijët e doktorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›