Sandri i gëzuar për zjarrin në KakomeNga Antena brenda familjes Sandri më në fund u qetësua nga zjarri që shpërtheu në Nivicë, pikërisht te banorët që po i prishnin atij planet për Kakomenë. “Kush më bie më qafë mua, ka punë me Zotin”, - i thoshte n
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri i gëzuar për zjarrin në KakomeNga Antena brenda familjesSandri më në fund u qetësua nga zjarri që shpërtheu në Nivicë, pikërisht te banorët që po i prishnin atij planet për Kakomenë. “Kush më bie më qafë mua, ka punë me Zotin”, - i thoshte në telefon Dritanit, që ka zaptuar tokat në Kakome.
- Po hë mo figurë, s’më tregove fare si shkoi kjo punë. Nga interneti e mori vesh Fevziu, se ai bën chat në internet. “Ka marrë flakë Kakomeja”, - tha. E di mo e di, pritej ajo këtë verë, thatësirë e madhe, i thashë. Po hë mo, si ndodhi?
- Po ja o, ç’të të them unë, ti e di vetë, mori zjarr pak më larg nesh, d.m.th., që të mos arrinte flaka, mes Lukovës dhe Nivicës, tamam tek ajo zonë e sherrxhinjve.
- Hajde figurë, hajde, ua q.. robtë atyre. Të hanë k… tani, se kur u thashë hajt të merremi vesh, “jo, - thoshin, - ju keni prishur pyllin.” Ca pyll k…. kemi prishur ne, i thashë. - Ja, - më thoshin e tundnin fotografitë. Hajt se ua tregoj unë pyllin, i thashë. Tani ta mbajnë pyllin. Sa hektarë u janë djegur?
- Po mbi 30 hektarë, gjithë ata ullinjtë dhe portokajtë që ishin në atë zonë. Tani s’kanë ku shkojnë, do vijnë punëtorë krahu te ne. Shiko pak, nxite doktorin të na japë lejen dhe neve këto kohë pa u formuar qeveria, se nuk e ka mendjen njeri te lejet tani.
- Leja iku Tano, mos e rruj fare, po do ndryshojmë pak pjesët. Unë me 30 për qind nuk rri aty, dua 40 për qind unë, 40 për qind ia japim këtij k…, Taçit, se ka ca pará ky sa për të nis punën ne, dhe ti boll i ke 20 për qind, se as letrat s’ke në rregull.
- Mirë o shef, si të duash, ti e di këtë punë, vetëm na nxirr dhe lejen, se pastaj e ndreqim këtu. Se unë zgjerohem pak jashtë gardhit, se kush i pjerdh më këta fshatarët këtu. U bënë si të fortë ca ditë, na hodhën dhe nja tri makina në erë. Kështu e doni ju, u thashë, mirë, do takohemi. Tani që u ka bërë zjarri shkrumb e hi çdo gjë rrinë si të hutuar, s’dinë ç’të thonë. Me radhë është kjo punë, dihet.
- Hajde figurë, hajde. U q.. robt atyre. Kushedi si janë bërë, të vrasin veten. Se s’donin pazar me mua. “Jo ke ortak dhe Fevziun, - thoshin, - jo ke dhe Zamirin”. Ore ju qenkeni k..., u thashë. Po pse o do t’i bëj ortakë ata unë, kur e marr të gjithë vetë?! Aty u hutuan pak, po prapë merreshin me llafe. Të hanë k.. tani.
- Mirë shef, si të duash. Vetëm fol vetë me Taçin, se këtu më ka sjellë një nga Bolena që s’kupton fare. Se ai ka dhe punë, se s’merret me gjëra të vogla. Po ne nja 3-4 milionë euro na duhen, se mbarojmë punë vetë pastaj. Ore se më thanë që ky dashka të bëhet kryeministër pas katër vjetësh, është e vërtetë?
- Kush do bëhet kryeministër mo?
- Ky Taçi kështu i kishte thënë këtij që na ka dërguar për ortak.
- Ore je k.. ti apo bën vetë. Doktori nuk lë Ed Ramën të bëhet kryeministër, do lërë këtë që i jep tollona nafte Ilir Metës.
- Po ku di unë i shkreti, kështu më tha ai dhe hajde mos e beso po deshe.
- Po ik o, mos na ça trapin me këto budallallëqe tani. Ai është pagator. Të paguajë ato lekët, po qe se do dhe aq. Ndryshe shkon në të s’ëmës brenda muajit. Gati ia ka letrat doktori. Më ka thënë kaq herë që duhet futur brenda, po i them shtyje dhe ca, se s’dihet, ndoshta e nxjerr lojën. “Jo, se më ka thënë dhe Argita, - tha, - që nuk është i rregullt.” Ah, po e ke nga burime juridike, bëj si të duash, i thashë, unë them kot, se e njoh pak. Është budalla fare. Kruhet dhe me ta, i rren, s’ua jep gjërat në rregull.
- Mirë o shef, mirë. Ti i di këto punë. Mbaje pak mirë me të, sa të na japë këto lekët e para. Pastaj eci vetë e do shesim ndonjë gjë. Ky zjarri na bëri punë të madhe, se ra në kohën e duhur, mos të na mërzisin këta.
- Figurë je, figurë, ua q.. robt. Le të kruhen më me mua tani po deshën, - e mbylli Sandri.