Balla:Berisha, kjo familje hajduteshNga Luljeta Progni Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi dje familjen e kryeministrit Berisha si familje hajdutësh. Duke komentuar pasuritë e deklaruara të familjes së kryeministrit Berisha, deputeti sociali
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Balla:Berisha, kjo familje hajduteshNga Luljeta ProgniDeputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi dje familjen e kryeministrit Berisha si familje hajdutësh. Duke komentuar pasuritë e deklaruara të familjes së kryeministrit Berisha, deputeti socialist i Librazhdit tha se, Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra së bashku. Veç familjes Berisha, Balla akuzoi edhe familjen e zv/kryeministrit Pollo, duke theksuar se bashkëshortja e këtij të fundit merr shtatë rroga duke qëndruar në shtëpi. “Bashkëshortja e zv/kryeministrit është e vetmja grua që merr gjashtë rroga duke ndenjur në shtëpi. Kjo bandë që mundohet të mbajë pushtetin me pará dhe vota të vjedhura, nuk e mori mandatin për të ri-qeverisur”, - tha Balla. Duke e akuzuar Berishën dhe qeverinë e tij si hajdutë të parave të shqiptarëve, Balla tha se PS dhe qytetarët e Shqipërisë do të shkurtojnë ditët e qeverisë Berisha. “PS së bashku me të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi do ia shkurtojnë me çdo mjet demokratik ditët këtij pushteti ilegjitim, që pasurohet në kurriz të varfërisë së shqiptarëve”, - tha Balla.
Deklarata
Deputeti socialist komentoi dje deklaratën e pasurisë së të birit të kryeministrit, duke e cilësuar atë si sekserin më të pasur në Shqipëri, i cili, sipas Ballës, po pasurohet përditë e më shumë në kurriz të parave të shqiptarëve. Deputeti socialist tha se vetë Berisha, i cili ka deklaruar zyrtarisht se vazhdon të jetojë në një apartament të vjetër, sipas Ballës, pasuritë, të cilat i ka krijuar me abuzime me pushtetin, i ka regjistruar në emër të fëmijëve të tij. “Është e turpshme se si Sali Berisha vazhdon të shtiret si një varfanjak, vazhdon të shtiret që jeton në një apartament të vjetër të periudhës komuniste e që gjoja mbahet vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërkohë që gjithë qytetarët e Tiranës e dinë mirë ku banon kryeministri, në një apartament luksoz në një pallat luksoz. Me kë tallet Sali Berisha? Me kë tallet ky njeri që nuk ka më mandat për të qeverisur shqiptarët? Sërish për vitin e kaluar ka deklaruar si pasuri shtesë të tij vetëm pagën e tij dhe të së shoqes. Në deklaratën e depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë Sali Berisha rezulton të jetë i vetmi që lëvizjet financiare i ka patur kryesisht në qindarka. Ajo që i karakterizon të gjithë këta hajdutë, është fakti që super-pasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve. Kështu, kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin apo, siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82.882 euro”, - tha Balla.
Reagimi i deputetit të PS vjen pas publikimit të pasurive të familjes së kryeministrit dhe të zv/kryeministrit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive.