Sandri informohet për takimin Taçi-BerluskoniNga Antena brenda familjesSandri u bë xheloz dje. Kur pa që gjithë media ishte mbushur me lajmin se Taçi u takua me Berluskonin, s’e mposhti dot kureshtjen dhe e mori në telefon. - Hë mo figurë, si kalove
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri informohet për takimin Taçi-BerluskoniNga Antena brenda familjesSandri u bë xheloz dje. Kur pa që gjithë media ishte mbushur me lajmin se Taçi u takua me Berluskonin, s’e mposhti dot kureshtjen dhe e mori në telefon.
- Hë mo figurë, si kalove? Ia q… robt fare, u takove me të madhin.
- Ça të bëjmë o burrë. Të thashë që unë jam për gjëra të mëdha. Po më bezdisin akoma këta në Vlorë, duan ca pará për një mut anijeje me 8 mijë tonë naftë që kam sjellë. I thashë dje atij drejtorit të doganës. Ti s’je në vete, i thashë. Po unë me 4 milionë sjell dhe dy herë të tjera Milanin në Tiranë dhe takohem dhe një herë tjetër me Berluskonin, t’i dashke 4 milionë euro nga unë. Po budalla, ç’të flasësh me të. Se mos ka gjë në dorë ai.
- Po le mo, ça merresh me atë, se fola vetë unë me doktorin e rregullum atë punë, thjesht ti duhet ta bësh atë pagesën tek unë dhe aq. Po na thuaj njëherë, ç’bëre aty te Berluskoni? Përse folët?
- Është i madh ai, mo burrë. Le gallata që kemi bë. Sa hyra brenda unë, tha: “ǒmë paskeni sjellë kështu?! Unë thashë se do më takonit me ndonjë mafioz nafte, ky qenka si gocë.” Dhe ia plasi të qeshurës. Ata të tjerët në fakt ndenjën seriozë. Unë u hutova pak dhe u ula. Rrija si në gjemba. E filloi ai bisedën i pari. Më tha që “unë personalisht, por dhe gjithë miqtë e mi te Milani, ju jemi shumë mirënjohës për atë që keni bërë për Milanin këtë vit. Siç e dini, - tha, - ky është vit krize dhe ne vlerësojmë shumë çdo kontribut ndaj klubit tonë. Fakti që ju keni paguar 4 milionë pa u shpenzuar shumë kohë djemve të mi, për vetëm dy pasdite në Tiranë, flet që jeni një mik i mirë i klubit tonë. Galiani më ka folur shpesh për ty dhe këtë muaj më ka kujtuar thuajse çdo ditë të të jap mundësinë të takohemi. Tani ja ku u takuam. Faleminderit, dhe kur të vish herë tjetër, mos eja duarbosh…”
Unë u hutova fare dhe mendova në fillim mos duhej ndonjë sponsorizim për takimin.
- I kam dhënë diçka Galianit për takimin, - i thashë, - besoj ta thotë në fund të takimit.
- Ej, ragazzo, - tha, - po ke ndonjë gjë të mirë, na e jep në fillim. Ku e ke futur? Hape derën, - tha. - Ka ndonjë në korridor…?
Unë u hutova fare.
- Përse e keni fjalën? - i thashë.
- Na ke sjellë ndonjë gocë të bukur apo jo? - tha dhe ia plasi të qeshurës. - Se ky është moment i mirë, pasi mund të them që kam takim me një biznesmen shqiptar dhe kalojmë kohën me ndonjë gocë të bukur.
- Ah, jo, - i thashë. - Vetëm ta dish, - i thashë, - se na ka ardh shumë keq për fjalët që u hapën për ju. Të siguroj se, kur të vish në Tiranë, do të të bëj një pritje të paparë dhe kurrë s’ka për të dalë asnjë fjalë, se ne u heqim kokën…
- Jo, jo, pa kokë s’kanë kuptim vajzat, - tha, - mos e bëni këtë. Janë të mira dhe kur tregojnë. Ja, mua më ka rritur pikë. Gjithë italianët e bëjnë këtë punë, pse do më mbajnë mëri mua?
E kështu Sandro, i madh fare. Pastaj u soll prapë biseda te Milani. Më tha që “ti je treguar bujari më i madh me Milanin. Ata sheikët, - tha, - e marrin për 8 mijë euro një javë, ti e more 2 milionë euro një pasdite. Je treguar shumë bujar, të jam shumë mirënjohës. Me se merreni në Shqipëri?” - më tha pastaj. I tregova për ARMO-n, i thashë, jam tregtari kryesor i naftës në vend dhe pronari i vetëm i përpunimit të naftës në vend.
- Qenke i madh! - tha. - Qenke më i madh se unë! Bravo! A të ndihmon ndopak Berisha apo jo? Më thuaj, po ke nevojë, se e kam mik, megjithëse s’kupton shumë nga kjo punë e vajzave dhe parave.
- Është rritur në sistem tjetër, i thashë, po ka fëmijë të shkathët, e ndihmojnë ata.
- A, shumë mirë, - tha. - Se fëmijët e mi janë kot, - tha, - vetëm prishin lekët e mija. Ai paska fat. Gjithë kryeministrat punojnë të bëjnë lekë për fëmijët, ai ka vënë fëmijët të bëjnë lekë për të. I madh Berisha! Bëji të fala, kur të shkosh. E kam mik. Do t’i them për ndihmën që na ke dhënë te Milani.
Kështu Sandro, u ndamë. Kur të vijë në Shqipëri, do ta çoj te “Sheraton”-i. Tani të gjithë e dinë që e kam blerë unë “Sheraton”-in. Madje dhe ai ashtu e dinte, se ashtu ia kishin raportuar. Do ta mbaj mirë, kur të vijë. Të bëjmë ndonjë punë të madhe, o burrë, se këta s’na u ndanë, na kërkojnë dhe lekët e doganës. S’kam parë njerëz më idiotë se këta të doganave. Këta do të shkatërrojnë imazhin e Shqipërisë.