E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri mbledh anekdotat e para të shkodranëve për përmbytjenNga Antena brenda familjesSandri dje vendosi ta marrë situatën në dorë, pasi uji po mbante ende të rrethuar Shkodrën. Vendosi të dërgojë një grup xhirimi dhe të bënin një reportazh se sa të

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri mbledh anekdotat e para të shkodranëve për përmbytjenNga Antena brenda familjesSandri dje vendosi ta marrë situatën në dorë, pasi uji po mbante ende të rrethuar Shkodrën. Vendosi të dërgojë një grup xhirimi dhe të bënin një reportazh se sa të qetë janë banorët dhe si ata nuk e përjetojnë fare me shqetësim atë që ka ndodhur. I udhëzoi gjatë reporterin dhe kameramanin të merrnin pamje të gëzuara, njerëz të lumtur që shëtisnin të qetë, dhe njerëz që peshkonin në fundjavë. Pasi arritën në Shkodër, gazetarët e morën në telefon dhe i thanë që gjendja nuk është aq e mirë.
- Po ç’punë keni ju k… si është gjendja? Bëni punën që ju thashë unë, se për atë ju paguaj.
Gazetarët filluan punën. Sapo kaluan lagjen e përmbytur në të hyrë të Shkodrës, i dolën para një grupi qytetarësh dhe u zgjatën mikrofonin.
- Si ju duket situata? - i thanë. - A jeni më mirë se në vitin 2004?
- Patjetër ma mirë moj ta marrsha, - i tha qytetari. - Tani jena rrethu me ujë, ka hy uji në qytet, jena krejt si në Venecia. Më 2004 s’e kena pa ujin me sy. Veç na rrenin që ka mu ardhë uji në qytet dhe s’na erdhi kurrë. I tash na u ba andrra realitet. Kena 6 vjet që e presim këtë ditë.
Gazetari u kënaq shumë nga përgjigjja. Vazhduan më tej dhe ndalën një grup të rinjsh.
- Si e pritët vizitën e kryeministrit Berisha në Shkodër? - e pyeti gazetarja.
- Vizitën e kena pritë me shumë kënaqësi, - tha një nga të rinjtë. - Kena dal të gjithë buzë liqenit, se na thanë që ka me ardhë me varkë, po ai paska ardhë me makinë dhe s’e kena pa.
- Po kush ju tha që do vijë me varkë? - pyeti gazetari.
- S’di, kështu u hap fjala, ngaqë ishte mbyllë rruga, por pastaj tha Jozefina që do vijë me makinë, se nuk është heqë memorandumi për skafet dhe kryeministri s’bën ta shkelë i pari.
Gazetarja u kënaq prapë nga përgjigjja.
Vazhdoi më tej dhe pa një çift burrash të moshuar që po peshkonin.
- Si po ju shkon peshkimi? A jeni të kënaqur? - e pyeti gazetari.
- Patjetër ta marrsha. Na kanë shpëtu me ket’ përmbytje. Ma parë kena pas shku përtej urës s’Bunës me peshku, i’tash dalim para pallatit, e kena afër. I falemneres qeverisë që na e afroi peshkun tek shpia.
Gazetari po fluturonte nga gëzimi. U bënë tri detaje të forta optimiste për reportazhin. I duhej dhe ndonjë krahasim. Ndaloi një burrë të moshuar.
- Zotëri, siç e shikojmë, qytetarët nuk janë të shqetësuar nga rrethimi i Shkodrës prej ujit. Kujt ia dedikoni këtë ruajtje të qetësisë?
- S’di si me ta thanë ta marrsha. Ne jena mësu me rrethime. Ju e dini, Shkodra është rrethu nga Sulltan Mehmeti në kohë të Venedikut dhe ka rezistu për disa muj. Nuk shqetësohena na për ujin, s’kena pyt për turkun.
Gazetarja fluturoi nga gëzimi. Në fund vendosi të shikonte si vazhdonte jeta normalisht në qytet. Panë që po ndërtoheshin disa pallate dhe puna po vazhdonte normalisht. U afruan te skela dhe pyetën punëtorin që punonte.
- Zotëri, kujt ia dedikoni këtë qetësi dhe klimë të mirë për biznesin dhe në këto ditë të vështira?
- Kujt tjetër mor zotëri veç Jozefinës. Ajo na i ka kriju të gjitha kushtet.
- Pse, për ju shqetësohet vetë Jozefina që të vazhdojë puna normalisht?
- Po moj ta marrsha, mos me kenë ajo, as kishim me dalë me punu.
- Si ka mundësi që gjen kohë të merret dhe me punën tuaj? - pyeti gazetari.
- Po i ka pallatet e veta ta marrsha. Veç ajo po ndërton në qendër. Nuk thu shyqyr që s’mbrrin uji itu.
Gazetari në fund iku i qetë. Filloi t’i transmetojë Sandrit pamjet dhe gjithë detajet.
Sandri fluturoi nga gëzimi dhe mori në telefon Fevziun.
- Fevzo, kemi një reportazh fantastik nga Shkodra. Desha vetëm një saktësim, sa ditë ka zgjat ky rrethimi i Shkodrës?
- Nuk e di tamam, por di që Esat pashë Toptani e dorëzoi shpejt, se mori një tufë parash. Por këto s’kanë lidhje me trashëgiminë tonë.
- Po jo kur e dorëzoi Esat Pashë Toptani mor burrë, por kur u dorëzua në kohë të Turqisë.
- Ah, po. Dhe atëherë ka qenë një stërgjyshi i im, po s’e kam të qartë, duhet të pyes një nga gjyshërit që është gjallë dhe ta them nesër. Ai që e mori atëherë, ka lënë një djalë në Turqi, që është kryetar parlamenti. E ka mbiemrin Toptani. Ai duhet të jetë. Ja të pyes dhe të them unë. Kushëri duhet ta kem dhe atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›