Situatë dramatike në Shkodër, Buna depërton në qytetNga TemaQyteti i Shkodrës rrezikon seriozisht që të përfundojë nën ujë. Lumi Buna ka vërshuar dje në disa lagje të qytetit, ndërsa situata tashmë paraqitet dramatike. Fryrja e lumit Bunë ka bërë që
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Situatë dramatike në Shkodër, Buna depërton në qytetNga TemaQyteti i Shkodrës rrezikon seriozisht që të përfundojë nën ujë. Lumi Buna ka vërshuar dje në disa lagje të qytetit, ndërsa situata tashmë paraqitet dramatike. Fryrja e lumit Bunë ka bërë që uji të vërshojë në lagjen Bahçallëk, në shëtitoren buzë këtij lumi, si dhe të vërshojë deri në hyrje të qytetit të Shkodrës. Uji, niveli i të cilit sa vjen e rritet, ka hyrë dhe në lagjen Xhabije, që ndodhet në hyrje të qytetit.
Situata paraqitet e rëndë, për shkak se në orët në vijim pritet që reshjet e shiut të rifillojnë, gjë që do të bënte që prurjet e Bunës të rriteshin ndjeshëm. Ndërkohë, situata bëhet më e rëndë, edhe për faktin se shkarkimet e ujit nga kaskada e Drinit do të vazhdojnë, çka do të thotë se do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e nivelit të ujit të Bunës. Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Berisha u shpreh se nuk ka asnjë rrezik që qyteti i Shkodrës të përfshihet nga ujërat. Berisha tha se, deklaratat për përmbysjen e qytetit kanë pasur si qëllim përhapjen e panikut, pasi realisht qyteti nuk rrezikohej. Berisha madje deklaroi se në vitin 2004 shkarkimet e ujit nga Fierza kanë qenë më të mëdha dhe nuk ka pasur përmbytje në qytet. Sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhte këtë radhë, kur shkarkimet e ujit kanë qenë në nivele më të ulëta. Gjë që në fakt nuk ka rezultuar ashtu siç tha kryeministri, pasi dje ujërat e lumit Buna kanë vërshuar nëpër qytet. “Në 26.3.2004 janë shkarkuar 3017 metra kub ujë në sekondë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. Në 27.3. 2004 janë shkarkuar, edhe mbi kapacitetin, 6210 metra kub në sekondë. Në 27.3.2004, - atyre që duan ta paraqesin këtë situatë si të paprecedent, nëse e bëjnë nga mungesa e memories, po ua rikujtoj, nëse e bëjnë për qëllime të mbrapshta politike, mjerë ata, - janë shkarkuar 4620 metra kub dhe as është përmbytur qyteti, as nuk ka lëvizur vendi. Ka pasur përmbytje të mëdha në zonë, por qyteti ka mbetur i paprekur”, - tha Berisha gjatë deklaratës së dy ditëve më parë. Ndërkohë, ditën e djeshme, duke parë situatën kritike të krijuar në qytetin e Shkodrës, Berisha ka kërkuar nisjen e procedurave, me qëllim ndërhyrjen në lumin Buna, pasi, sipas tij, një ndërhyrje e tillë do të lehtësonte situatën e krijuar në qytetin e Shkodrës. Madje, Berisha, i cili ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Shkodër, ka kërkuar nisjen e procedurave me Malin e Zi për ndërhyrjen në shtratin e lumit Buna. Duke parë situatën e krijuar, e cila është nga më kritiket, kryeministri ka kërkuar sërish evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura. “Ftoj të evakuohen një minutë e më parë. Sot mendja dhe sytë e shqiptarëve janë të drejtuar në këto familje të përmbytura. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën që të evakuohet. Insistoj në këtë, sepse niveli i ujit është rritur dhe sa vjen e rritet”, - ishte apeli i kryeministrit për banorët. Berisha është shprehur se situata është shumë e vështirë, por, sipas tij, çdo gjë është nën kontroll.