E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri në alarm për peticionin kundër MediutNga Antena brenda familjesSandri ka dy ditë pa gjumë. Të shtunën në darkë ai u detyrua të ikte në mesnatë nga apartamenti në Tiranë. Të gjithë e dinë që tani Sandri jeton te shtesa pa leje e pallatit te Lic

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri në alarm për peticionin kundër MediutNga Antena brenda familjes

Sandri ka dy ditë pa gjumë. Të shtunën në darkë ai u detyrua të ikte në mesnatë nga apartamenti në Tiranë. Të gjithë e dinë që tani Sandri jeton te shtesa pa leje e pallatit te Liceu Artistik. Nga 8 kate që ishte leja, Sandri e çoi në 13 kate, dhe natyrisht që lëkundja u ndje aq shumë, sa për një moment Sandri mendoi se i erdhi fundi. Kulla prej pesë katesh jashtë standardit u përkul dhe për pak u shemb mbi tarracën e pallatit tjetër, ku mund të kishte bërë kërdinë dhe mbi pallatin me leje, ku banon Pandeli Majko. I alarmuar thirri Fevziun dhe Zamirin dhe u tha të iknin në Golem, se atje nuk ndjehet tërmeti, nëse binte prapë. Të dielën e kaloi në Golem me zemër të ngrirë duke pritur mos përsëritej tërmeti.

Dje paradite e çmendi Fatmir Mediu. Me një breshëri të pafundme fjalësh, Sandri nuk po kuptonte dot, ku ishte problemi.

- O Sandër, ç’është ky peticion mo burrë? ǒjanë këta legenë? Kush mund ta ketë bërë këtë peticion?! Janë ca plehra, këta të “Mjaft!”-it më duket....

- Jo mo burrë, janë këta analistët e k..., s’kanë lidhje ata. Janë këta që duan të duken si të pavarur.

- Po ça kanë me mua mo burrë, unë i kam ndihmuar të gjithë, nuk e kuptoj ça kanë me mua?

- Po lëre, mos ua var atyre legenëve, se ashtu bëjnë ata, duan të duken të rëndësishëm.

- Po jo mo burrë, se më kanë thënë që dhe ky Lubonja ka firmos, po ç’ka ai mo burrë, se mos ka ardhur ai të më kërkojë ndonjë gjë dhe s’ia kam dhënë. Po dhe ky Henri Çili ça ka mo burrë? Unë e kam ndihmuar, sa herë ka pasur nevojë, dhe Iliriani më tha: “E kam ndihmuar”, dhe atëherë që kishte probleme me Genc Pollon e kam ndihmuar, çfarë ka mo burrë, unë s’i kam bërë gjë njeriu.

- Po le mo ç’merresh me ata, të plasi trapi ty...

- Jo mo kam hall se i nxit ndonjë këtej nga PD mo burrë, se ai Henri Çili bën sikur është me PD. Kam frikë se e ka vënë ky Pollo ose Jozefina që të mbetet një vend hapur. S’ka mundësi mo burrë, unë s’u kam bërë gjë këtyre, vetëm ndere kam bërë. S’di ça kanë këta mo burrë.

- Nuk besoj se i nxit njeri nga PD mo burrë, se fola dhe me doktorin dhe ai ishte i mërzitur.

- Po jo mo, e di unë që s’i nxit ai, se ai ka hallin e vet, po duket që i ka nxit ndonjë nga PD, se nuk e përmendin fare Shkëlzenin ose Rrahmanin, vetëm mua. D.m.th., më duket se e kam nga brenda, nga PD. Se dhe ai Henri s’e ka shkru kot. Do ketë ndonjë lidhje me PD kjo.

- Nuk e di mo burrë, unë dhe tani fola me doktorin, po ai m’u duk i mërzitur.

- Po jo mo, e di që s’e kam nga ai, po mos e kam nga kjo Jozefina ose nga Pollo. Se atë s’kam për ta votuar as në Kuvend. Kundër do votoj. Një votë që kam, kundër saj do ta përdor. E di që s’bën punë, po kundër saj do ta përdor. Pa pyet një herë këtë Fevziun, mos merr vesh gjë ai, se ka muhabet më shumë me këto nivelet poshtë doktorit.

- E pyeta mo burrë, po më tha: “Jam shumë i mërzitur, se ka vdekur ky Mike Bongiorno”, dhe e paska pas mik. Unë s’e dija në fakt që e njihte, madje as këtë Bongiornon s’e kisha dëgjuar, kisha idenë që ishte thjesht mirëdita si përshëndetje, po paska qenë njeri. Unë i thashë Fevzos, pyet një herë, ç’është ky peticioni për Fatmirin, më tha: “S’kam kohë, se do iki në varrimin e Bongiornos, se e kam pas mik dhe kam dashur ta ftoj të vijë në Klan, po s’të kam thënë, se doja të bëja surprizë” Po pse njeri qenka ky i thashë, nuk qenka përshëndetje. Është dhe përshëndetje, më tha, po ka qenë dhe njeri.

- O Sandër, mua po më zien koka vëlla, se ai i ka shokë këta analistët e leshit, po të dojë, u thotë një fjalë.

- Nuk përzihet ai Fatmir, se ka frikë se e shajnë pastaj, ai nuk firmos kurrë letra, po janë kundër qeverisë. Fakti që s’e ka firmos, d.m.th., që s’e ka bërë doktori. Po ka gisht Jozefina, Pollo apo Basha, nuk e di. Me atë nuk flitet sot, se ka vdek Bongiorno.

- Po ç’kanë me mua mo burrë, unë vetëm ndere kam bërë, ç’është kjo punë, u teket ca palaçove dhe më telendisin kot. Sikur e bëra unë Gërdecin, të tjerë hanë kumbulla, të tjerëve u mpihen dhëmbët. Kam shumë dyshime që e ka bërë dikush brenda PD, se nuk e përmendin Shkëlzenin ose Rrahmanin, se po ta kishte bërë ai krimineli i “TemA”-s, do t’i përmendte ata. Do ta ketë bërë dikush brenda PD.

- Jo mo, se më thanë as Bushati s’e ka firmos, se ishte kundër, se ishte e butë, as Xhunga s’e ka firmos. Mund të jetë ndonjë pisllëk nga brenda, po ç’të të them unë, Fevziu që i ka miq ata, tani bën sikur po qan për këtë Bongiornon, ç’të të them unë i shkreti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›