E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri nis hetimet për sabotimin e ndeshjes me RealinNga Antena brenda familjesIkja e dritave në stadiumin “Qemal Stafa” e shokoi dje Sandrin. Sapo ikën dritat, telefoni i Rezart Taçit nuk pushonte. Drejtori i stadiumit nuk i jepte dot drejtim çfarë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri nis hetimet për sabotimin e ndeshjes me RealinNga Antena brenda familjesIkja e dritave në stadiumin “Qemal Stafa” e shokoi dje Sandrin. Sapo ikën dritat, telefoni i Rezart Taçit nuk pushonte. Drejtori i stadiumit nuk i jepte dot drejtim çfarë kishte ndodhur. Dritan Prifti, që ishte në tribunë në krah të Rezart Taçit, u ça duke marrë në telefon çekët e OSSH, po prapë drita nuk kishte. Doktori merrte në telefon Ferdinand Xhaferrin dhe i ulërinte të shkarkohej Dhalesi. Futbollistët e Realit, të tmerruar nga errësira, u turrën me vrap në dhomat e zhveshjes dhe bodyguard-ët e tyre bllokuan çdo hyrje drejt tyre.
Në këtë kaos të paparë, Sandri nisi të gjejë shkakun e prerjes së dritave.
- A ke mbaru punë me këtë Priftin mo burrë, - i tha Taçit, - se mos ta ka bërë ky shkërdhata, se si shumë i qetë më duket?
- Jo mo vëlla, e kam respektuar deri në fund, çfarë kërkoi, i dhashë.
- Po me këtë Lul Bashën a ke mbaruar punë, se dhe ai e ka dorën të rëndë?
- Po jo mo, ai më tha: “Dua diçka për policët që do mobilizoj jashtë orarit të punës”. Mirë, i thashë, t’i sjell te shtëpia ose ia jap kunatit, se ai atë përdor si korrier.
- Po me Zonjën e Fondacionit ke mbaruar punë, se ajo se ç’ka ca të vetët këtu në OSSH?
- Jo mo vëlla, jam në rregull, e kam respektu dhe atë.
- Po kush ta ketë bërë, - tha Sandri, - se s’po e zgjidh dot as doktori? Kam fol tri herë me të dhe po merret me këtë, unë po nuk e zgjidh dot.
- Nuk e di vëlla kush ma bëri këtë. Ja se kam dhe këtë spanjollin këtu. Largon pak telefonin dhe dëgjohet: “Prime minister! Prime minister!”
- Kujt i thua kryeministër mo k...?! - i tha Sandri.
- Jam me këtë spanjollin vëlla, po i them që po flas me kryeministrin, se është tmerruar nga frika. Mendon se tani do na turret stadiumi dhe do na plaçkitë.
- As mos na ça k..., i thuaj, se dhe hallin tënd kemi.
- Po çfarë mund të jetë Sandër, të gjejmë ndonjë arsye madhore, se do bëhemi qesharakë?
- Po ç’të themi, o Rezi? Hënën Blu e thamë për Lezhën, Katastrofën e Shekullit e thamë për Drinin, s’na ka ngel gjë për të thënë për këtë.
- S’di ça të them vëlla. Se ne kishim lënë darkë dhe me doktorin. Ky spanjolli më thotë: “Të ikim, se na shkoi vonë”. I thashë të shkojmë të hamë darkë me doktorin, por më tha: “Jo, se ne spanjollët jemi mësuar të hamë darkë me ndriçim.” Si t’ia bëjmë Sandër, se unë këtë e bëra për Shqipërinë, e bëra për doktorin që ta qetësoja pak pas këtyre halleve të mëdha që i ranë. S’doja t’i bëja keq. Më dëgjo vëllanë, e kisha me zemër të bardhë.
- S’di ça të them. S’ka njeri t’i japë shpjegim. Se ikën dhe një herë kur erdhi Barroso, po atë e bëri një elektricist socialist që kishte mbetur në KESH. Dhe ai një minutë i vonoi. Këta demokratët e kanë një orë e 20 minuta defektin.
- S’e di Sandër. Kam hall se nxehet doktori. Unë të betohem e bëra për të mirë të tij. Më ka dhënë fjalën që do më shesë dhe “Albpetrol”- in dhe thashë ta gëzoja me këtë ngjarje. Tani u djallos fare. Gjithë gazetat spanjolle dhe në gjithë botën do shkruajnë për dritat dhe jo për Realin.
- ǒtë të thotë vëllai. Unë të thashë që dje, hidh ndonjë lek për siguri. Vumë gjithë policinë të kontrollonte mos kishte parulla kundër teje, ata na hoqën dritat fare. Të thashë të hidhje ndonjë lek. Do kenë marrë vesh këta të stadiumit që ke paguar gjithandej dhe ta kanë bërë kastile.
- Po si t’ia bëjmë Sandër që t’i gënjejmë këta të Realit?
- Unë them të hapim lajmin se ka hy një mi në transformator.
- Mi? Kjo i tmerron më keq. Do thonë qeveri e errësirës dhe minjve.
- Po të themi që Edi Rama përmes njerëzve të vet në OSSH sabotoi ndeshjen, që të nxinte imazhin e Shqipërisë.
- Po jo mo burrë, se nuk e kuptojnë këta spanjollët këtë, duan diçka më të thjeshtë. Se unë e bëra për Shqipërinë mo burrë, e bëra për doktorin. Më ka premtu që do më japë dhe “Albpetrol”-in. Në fakt, unë i paguaj rrogat e tyre, kam një vit, po do ma japin dhe me letra. Ndaj thashë t’i bëja një dhuratë tani. Kam frikë se do nxehet shumë nga kjo dhe s’do të më presë në takim.
- S’di ç’të them. Pyeta dhe Fevzon dhe ai më tha se ka bërë përshtypje të keqe në botë. Kishte fol me dikë nga Familja Mbretërore në Spanjë, se një nga 8 gjyshërit e tij ka pas një lidhje mblesërie me ta, dhe i paskësh thënë në fund të bisedës ai që “Mbretëria e Spanjës do ndihmojë në elektrifikimin e Shqipërisë”. “Është skandal”, - tha dhe Fevziu. Po unë them t’ia fusim këtij Dhalesit. Dëgjo mua, se dhe doktori s’e ka pas shumë qejf atë. Është nga këta demokratët që bëjnë si radikalë, këta që na quajnë akoma ne të Klanit komunistë. Ne kemi katër vjet që e kemi kthyer, akoma s’na besojnë. T’ia fusim atij, të themi që të ka kërkuar pará për stadiumin dhe s’i ke dhënë.
- Mirë Sandër, ti e di, po kam hall mos më kërkojnë të gjithë pastaj, se jam pak hollë tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›