Shqipëria do të marrë 300 milionë euro në tregun evropian të bonoveNga TemaQeveria shqiptare po kërkon të marrë 300 milionë euro nga tregu evropian i eurobonove duke ofruar për shitje bono Thesari, në mënyrë që të mbulojë shpenzime të ndryshme dhe të
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shqipëria do të marrë 300 milionë euro në tregun evropian të bonoveNga TemaQeveria shqiptare po kërkon të marrë 300 milionë euro nga tregu evropian i eurobonove duke ofruar për shitje bono Thesari, në mënyrë që të mbulojë shpenzime të ndryshme dhe të paguajë kostot e borxhit. Në buxhetin e këtij viti është parashikuar një masë e tillë dhe kjo përbën herën e parë, kur qeveria shqiptare futet në tregun evropian të eurobonove duke mos i marrë më paratë nga bankat në vend. Tashmë do të gjendet një bankë në një prej vendeve të BE për të mundësuar këtë proces. Agjencia e njohur Bloomberg njoftonte dje se Shqipëria i bashkohet në këtë nismë dhjetëra vendeve të tjera që e kanë bërë këtë gjë, shtyrë edhe nga vështirësitë e mëdha në tregun e brendshëm të huamarrjes, por edhe nga nevoja për ta çliruar këtë treg. Marrja e këtyre 300 milionë eurove nëpërmjet shitjes së bonove të Thesarit është një borxh i mirëfilltë dhe përfitimi i vetëm i tij dhe i rëndësishëm është fakti që qeveria mund ta marrë atë me kosto relativisht më të lirë se sa të marrë një kredi tregtare në një bankë të caktuar, siç bëri dy vite më parë. Gjithashtu, marrja e këtij borxhi në tregun e huaj i lë hapësirë bankave në Shqipëri që ato të jenë më të lira për të dhënë kredi për ekonominë në vend duke qenë se një pjesë e parave që i jepeshin qeverisë tashmë do të jetë e lirë. Bankat e nivelit të dytë humbin me këtë rast edhe një mundësi të madhe për të pasur fitime të sigurta dhe të mëdha duke i shitur pará qeverisë shqiptare. Shqipëria është një vend, ku sistemi bankar kishte vite që merrte fitime të mëdha nga blerja e bonove të Thesarit duke mbajtur po ashtu edhe norma të larta për biznesin. Tashmë presioni mbi bankat do të jetë më i madh. Në terma të tjera, marrja e parave nga bankat me anë të bonove të Thesarit quhet edhe shitje e borxhit duke qenë se bëhet fjalë për borxh në buxhet, i cili mbulohet me këto pará. Filipinet, Meksika, Polonia, Turqia, Indonezia dhe Sllovenia kanë shitur rreth 13 miliardë dollarë nga borxhi i tyre jashtë vendit këtë vit dhe Shqipëria është duke iu bashkuar atyre. Nigel Rendell, një strategjist i tregjeve në zhvillim, i tha agjencisë Bloomberg se Shqipëria ishte e aftë të shiste borxhin e saj që një vit apo gjashtë muaj më parë. Shitja e borxhit me anë të bonove në tregun evropian është një avantazh për qeveritë dhe Shqipëria deri disa kohë më parë nuk e kishte këtë mundësi. Ekonomia shqiptare, e futur në vështirësi për shkak të efeteve që vazhdojnë të krizës ekonomike botërore, e sheh si një mundësi të mirë shitjen e borxhit në tregun evropian duke qenë se ai shpresohet të ketë kosto më të lirë se sa duke marrë një kredi tregtare apo marrë pará nga bankat në vend.