E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, paralelizëm për doktorin nga talebanët Nga Antena brenda familjesSandri dje u trondit shumë. Një oficer shqiptar në Afganistan e mori në telefon për t’i treguar një ngjarje të jashtëzakonshme. - Dua të flas me Sandrin, - nisi oficeri, - se k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, paralelizëm për doktorin nga talebanët Nga Antena brenda familjes

Sandri dje u trondit shumë. Një oficer shqiptar në Afganistan e mori në telefon për t’i treguar një ngjarje të jashtëzakonshme.

- Dua të flas me Sandrin, - nisi oficeri, - se kam një lajm shumë të fortë.

- Unë jam, fol, - tha Sandri.

- Dëgjuam dje kryeministrin që do të dërgojë forca të reja shtesë këtu në Afganistan. U gëzuam shumë, se ne jemi dhjetë vetë të izoluar këtu në jugperëndim të Afganistanit, ku dhe talebanët janë shumë më të fortë. Por nuk e ke idenë sa mirë na presin të gjithë. Tani, talebanët këtu nuk është se i dallon njeri nga pamja, se këtu njësoj ngjajnë të gjithë. Ajo që dua të të tregoj, ka lidhje me doktorin. Forcat turke kishin arrestuar këtu një drejtues të lartë të Al Kaedës dhe po mburreshin. Lajmi u përhap deri te komanda qendrore dhe na e thanë dhe ne. Por s’kaloi shumë kohë dhe na merr komandanti turk në telefon. “Kemi një problem, - thotë. - Ky që kemi arrestuar thotë që jam shqiptar dhe tregon që ka pasaportë shqiptare dhe një letër të firmosur nga Sali Berisha. Pyetëm dhe na thanë që Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë. A mund ta verifikojmë dot se ç’është kjo letër?” - na thanë. Silleni, u thashë unë. Erdhën turqit dhe e sollën. Kur ç’të shikoj unë! Ai ishte një dekret për shtetësi shqiptare, që presidenti Berisha ia kishte dhënë atij arabit, që ishte bërë taleban dhe që e kishin arrestuar. Kur e kishte parë keq që u arrestua, duke menduar që Shqipëria është vend aleat kundër talebanëve, kishte nxjerrë letrën. U thamë turqve që është dekret për shtetësi shqiptare, e ka lëshuar presidenti Berisha. “Çfarë e ka presidenti Berisha kryeministrin Berisha?” - na thanë turqit. Është i njëjti, i thamë ne. “Epo qenka agjent i NATO-s në gjirin e talebanëve ky”, - thanë turqit dhe e liruan talebanin. Është ngjarje shumë e bukur. Pastaj e morën vesh amerikanët dhe u bë nami. Po hajt ta kapësh më talebanin, ka ikur tani. Dhe kishte pasaportë shërbimi nga ato tonat, jeshile, që kemi pasur më parë.

Sandri po dëgjonte i çuditur, se s’dinte ç’të bënte. A ta jepte si lajm pozitiv apo negativ?

Mori Cecën.

Zilja e telefonit kishte ndryshuar. Ishte një klip tjetër erotik me batuta më të forta. Sandri po dëgjonte i kënaqur, me shpresë se Ceca do vononte ta hapte telefonin. Por s’vonoi më shumë se katër zile dhe e hapi.

- Po shef, - i tha me zë më të qetë sesa klipi i ziles së telefonit.

- Ça bën me këto zile moj, se na e hoqe trurin. Dëgjo, kemi një lajm, po nuk dimë si ta fusim në media. Ka shumë mundësi që doktori ka futur agjent të NATO-s brenda talebanëve, se kanë kapur një drejtues taleban me pasaportë shërbimi të Shqipërisë.

- Sandër, mos më di vërtet se jam Ceca e Arkanit unë, ngaqë ajo e kishte burrin në luftë çdo ditë? Unë ngjaj me Cecën nga gjoksi, po jo nga fati, se s’kam akoma burrë, kështu që më pyet kot për punë lufte. Po ke ndonjë hall tjetër, më thuaj.

- E di vëllai, e di, po kemi punë tani. Si thua ti, a mund ta fusim në media?

- Po unë s’marr vesh nga këta talebanët, Sandër. Si është puna? Janë të lidhur me Edi Ramën këta? Janë mafiozë?

- Jo mo, ata janë myslimanë fanatikë nga këta që falen pesë herë dita dhe që vrasin gjoja për nder dhe për Allah.

- Uaa, qenkan si Shkëlzeni ata, d.m.th., qenkan me ne.

- Po jo moj bibë, se s’ka lidhje Shkëlzeni me ata.

- Ua, qyqja, kujt i thu ti mo? Mua më ka thënë Argita që falen bashkë 5 vakte, ndaj s’kanë frikë nga gjynahet.

- A, ti je k..e komplet. Po të jetë për gjynahe, unë që s’falem fare, do isha tretur në dhé, po s’e rruj fare. Unë po të them tjetër gjë, ti më ngatërron muhabetin.

- Po fol pra, se s’po të kuptoj. I kam pas bezdi gjithë jetën meshkujt që t’i thonë gjërat me takt.

- Po direkt pra po ta them. Si ta bëjmë ta fusim lajm pozitiv që doktori ka futur agjent me pasaportë shqiptare në radhët e talebanëve?

- Po dakord, po të gjejmë një lidhje të këtyre talebanëve me Edi Ramën, se s’ka kuptim, - tha Ceca.

- Po ja, themi që ata nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe Edi Rama nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

- Kjo po, është shumë mirë, - tha Ceca. - Atëherë themi që agjentët e doktorit po shkatërrojnë talebanët dhe jo më kupolën punisto-mafioze dhe pastaj japim këtë shembullin.

- A, shumë bukur. Se këto paralelizmat e tërbojnë Ramën.

- Po, po, - tha Ceca, - se tërbohet, pasi i shkon mendja te këta dy “Benët” që mund t’i futen në parlament.

- Po jo moj k…e, mos m’i ngatërro ata, se u prish punë. Lëre mu këtu.

- Dakord shefo. Të thashë që s’jam vërtet Cecë e Arkanit dhe i kam bezdi meshkujt që ta thonë me takt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›