Sandri përgatit me Gimen dhuratat e doktorit për KrishtlindjeNga Antena brenda familjesSandri donte dje doemos të krijonte një ngjarje. Dikush e njoftoi se media do botonte një VKM, që harxhon gjysmë milion euro vetëm për reklamat e mitingut dhe u xh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri përgatit me Gimen dhuratat e doktorit për KrishtlindjeNga Antena brenda familjesSandri donte dje doemos të krijonte një ngjarje. Dikush e njoftoi se media do botonte një VKM, që harxhon gjysmë milion euro vetëm për reklamat e mitingut dhe u xhindos.
“Ata të tjerët morën një milion euro vetëm për postera, - tha, - mua ma futën prapë.”
I duhej doemos ta mbante doktorin sa më larg lajmeve dhe të krijonte një axhendë për të. Mendja i shkoi te Shtëpia e Fëmijës. Nuk di pse sa herë i kujtohej gruaja e doktorit, mendja i shkonte te fëmijët. Ndoshta ngaqë ajo drejton disa fondacione për fëmijë.
E mori në telefon doktorin.
- Sot duhet të bësh një vizitë nga Shtëpia e Fëmijës me zonjën, se duhet të krijosh pak atmosferë feste, - tha Sandri.
- Mirë Sandër, dalim, nuk ka problem, por nuk di ç’t’u çojmë atyre për dhuratë d.m.th…
- Merret zonja me ato punë. Ti vetëm shko, takoni fëmijët dhe ik.
- Mirë Sandër, do ta bëjmë, e kisha menduar dhe vetë në fakt, po mirë, mirë, do ta bëjmë.
Kaq i duhej Sandrit. Mori menjëherë në telefon Gimen e Red Bull-it.
- Nisu tani figurë shpejt te “Zyber Hallulli”, si e ka kjo Shtëpia e Fëmijës, dhe ço nja 40 pako me dhurata. Dhe shiko se mos u fusësh Red Bull brenda ore, se nuk lejohet për fëmijë. Futu ndonjë Coca-Cola.
- Po ce bre byrazer, ma rrase mua këtë punë, s’kishe njeri tjetër?
- Shiko se ashtu është një punë. Zonjës i kishte ngelur shumë qejfi, por e qetësova unë. Më tha një ditë me takt që “Gerta Picari është vajzë shumë e zonja, nuk di pse e hoqën nga sekretare e Ministrisë së Shëndetësisë.” E di, i thashë, po kemi çuar një më të aftë akoma. “Kush është kjo?” - tha, por e tha me shumë mosbesim. Është motër e Gimes, i thashë. “E kujt Gime?” - tha. E mo, e Gime biondit, që ishte me ju në Vjenë, kur u bë operacion nga hunda doktori. “Ah, po, ai ishte djalë i mirë shumë”, - tha. Po, i thashë. Ashtu janë si shtëpi. Motra e tij ka shkuar në vend të Gertës. Është më e mirë se Gerta. U qetësua pak, por, me sa pashë unë, i kishte ngel pak qejfi që nuk e kemi pyetur, se Ministrinë e Shëndetësisë e paska Zonja nën kontroll, ai burri s’merret fare me atë punë. Ia ka lënë asaj të gjitha.
- Po ce s’thua ti o byrazer, na paske bërë punë të madhe. Në vend o, ja i porosis unë tani dhuratat. Pse o, keq për 40 pako jam unë o? Ja o, tani në vend. A më rrofsh o byrazer. Ja o, për këto gjëra të dua unë ty.
- Hajt shkërdhatë, se të kujtohet më 2004 që bëre namin pse prishëm pazarin me Nanon ne dhe u bëmë me Berishën? Të kujtohet që më thoshe, jam gati t’u jap një milion dollarë, vetëm ai maloku mos të vijë? Dhe kishe frikë se do të hiqnin Vanin nga VIP-at dhe motrën nga puna, dhe të bëje ndonjë çikë kontrabandë. Ja, t’i rregullova të gjitha. Vanin ta çova prapë te VIP-at, motrën në vend më të mirë në punë, në doganë po s’po t’i numëron njeri makinat. Vetëm atë 1 milion dollarëshin s’e ke dhënë akoma.
- Le bre byrazer se nxitohemi ne ndonjëherë, po ju i dini më mirë punët.
- Jo se harrova, dhe Nanon ta lashë prapë mik, se ta kam bërë mik me doktorin.
- Le bre byrazer, se m’i ke bërë të gjitha m’i ke bërë, s’kam ç’të them bre.
- E mirë, hajt pirdhu tani, shko çoji pak dhuratat, se shkojnë ata në drekë dhe i dua të gjitha gjërat gati.
- Ika bre byrazer, llaf është ky o? Ja u nisa.
Pas dy orësh çdo gjë ishte gati. Doktori me zonjën shkuan në Shtëpinë e Fëmijës. I priti drejtoresha dhe pastaj i çoi te salla e fëmijëve që janë edhe në kopsht.
- E njihni xhaxhi kryeministrin? - u tha edukatorja.
- E njohim, - thanë fëmijët në një zë.
- Ku e keni parë…?
- Në televizor…, - thanë gjithë fëmijët.
- Si e ka emrin ky xhaxhi? - pyeti edukatorja fëmijën e parë më të zhdërvjellët.
- Ky është xhaxhi Pinoku, - tha fëmija.
Zysha e skuq e gjitha deri te veshët.
- Rrugaç, - tha, - ku e ke dëgjuar këtë...? Kush të mëson ty kështu?
- E dëgjova në televizor zyshe, e tha ai xhaxhi tjetër i gjatë...
- A u ka thënë zysha që mos e dëgjoni atë, se ai është armik i Shqipërisë dhe dëshiron të lërë shqiptarët pa viza?
Fëmijët heshtën me kokë të ulur.. Fëmija e kuptoi që kishte folur gabim, dhe filloi të qante.
- Më fal zyshe, - tha. - Nuk e dija që ky xhaxhi nuk ishte Pinoku, u ngatërrova. Nuk e dija që ai xhaxhi i gjatë, Edi Rama, nuk na jep ne vizë të dalim jashtë gardhit. Nuk e dija që e kishte ai fajin, e dija se e kishe ti. Më fal zyshe, dhe qante me dënesë.