Sandri, përpjekje për të fshehur Rezart TaçinNga Antena brenda familjesSandri ka 24 orë që merret me Rezart Taçin. Në fillim e morën lehtë, po u trashën gjërat gjatë rrugës. Sapo doli nga lokali, ku qëlloi botuesin e gazetës “TemA”, Rezarti mori Sand
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, përpjekje për të fshehur Rezart TaçinNga Antena brenda familjesSandri ka 24 orë që merret me Rezart Taçin. Në fillim e morën lehtë, po u trashën gjërat gjatë rrugës. Sapo doli nga lokali, ku qëlloi botuesin e gazetës “TemA”, Rezarti mori Sandrin në telefon.
- Si je vëlla? Si të kam? Ta kam marrë hakun sot.
- Pse mo figurë, ç’bëre?
- E lamë pa ndjenja në tokë atë që e kruan me mua dhe ty te “TemA”. Ishte dhe ai Bushati, thashë t’i bija dhe atij njëherë, ngaqë ka ik nga ty, po e shmanga.
- Ça thu mo figurë? Qenke i madh vërtet! Ku je tani?
- Tani dola, jam këtu para zyrave të mia te “Sky Towers”, po më dërgo një makinë, se mos vijnë këta të policisë dhe më marrin këta çunat.
- As mos e rruj për policinë fare. Ja i marr unë këta të policisë, u them të të bien këtu tek unë.
- Jo mo jo, se unë iki në Itali, s’ka problem, por kam hall me rujt këta çunat, se janë katër vetë. Njëni prej tyre ka bërë dhe një plagosje, se qëlloi këtë rojën e Lad Kostës. Këtë kam frikë se ma fusin brenda. Dhe ky tjetri ka një hall që po e kapën, i marrin shenjat e gishtave. Kështu që dy s’duhet me i dorëzu. Duhet të dorëzojmë vetëm dy vetë.
- Asnjë mo burrë, kush ia q... robt, pse do t’i dorëzojmë ne ata?! Hajt mos e rruj, se i fsheh unë.
- Jo Sandër, dy i dorëzojmë, s’ka gjë, se u jap rrogë disafish dhe një rrogë burgu dhe të kënaqur janë, s’ka problem.
- Po jo mo burrë, pse për atë b...q... do dorëzojmë dy djem ne? As mos e rruj fare. Flas unë me doktorin. Ja ta marr madje, t’i bëhet pak qejfi. Figurë je Rezo, figurë! E vendose që do ta bësh dhe e bëre. Kushedi sa do jetë gëzu ky Edisoni. Se ai i shkreti me një tollon benzinë e bën një shkrim. Vetëm që e dhjeu fare. Se ti i dhe një tollon të bënte një shkrim si duhej vrarë Mero Baze, ai nga entuziazmi bëri dhe një tjetër çfarë heroi është Rezart Taçi. Ajo qe pak e tepërt, se kuptohej. Po figurë je, figurë! Mos e rruj tani. Ja se flas unë me doktorin dhe të them.
Pesë minuta më vonë e mori përsëri Rezartin.
- Rezi, mos e rruaj fare. Fola me doktorin. Më tha ai që “të mos e pranojë ngjarjen”. “N.q.s., ka pasur 4 bodyguard-ë, dy t’i dorëzojë, - tha, - dy të hiqen si dëshmitarë dhe të tregojnë të kundërtën e dëshmitarëve të akuzës. Vetë Rezarti mos ta pranojë fare që ka pas punë me të dhe të vazhdojë punën normalisht.” Kështu më tha vetë me gojë të tij dhe më tha të të bëj të fala.
- Po ça të bëj unë Sandër, se këta policët nuk dinë gjë dhe kam hall se më ndalojnë?
- Mos e rruj, se me policët po merret vet Lul Basha. Ka dhënë urdhër që asnjë ndalim mos të bëhet pa urdhër të tij, se demek është ngjarje e rëndësisë së lartë. Kështu që ti ik, bë punë, bë qejf, as mos e rruj. Po deshe të ikësh dhe në Itali, ik, po do të kapi shtypi italian andej.
- Jo Sandër, se nuk kaloj dot në pika kufitare, po më shpallën në kërkim.
- Ore ti qenke trap, ti nuk do shpallesh në kërkim në kompjuter, vetëm në deklarata për shtyp. Pse... ne do të shpallim ty në kërkim?!
- Mirë Sandër, ti thua dy të dorëzoj unë? OK. Po më kërkoi ndonjë nga këta policët e komisariatit, si t’ia bëjmë?
- Hapja telefonin, i thuaj mos më ça k…, se vij vetë kur të kem kohë në komisariat.
- Mirë vëlla, ashtu po e bëj, rrofsh. Bëji të fala shefit, i thuj, ma bë hallall, po të hapa ndonjë telash, po ia kisha borxh këtë nder. Dhe, kur ra në tokë pa ndjenja, i thashë: t’i hash k.. Sali Berishës tani. E dhjeva fare. Thuja pak shefit, thuja.
- Hajde figurë, hajde! I madh je! Mirë mo ia bërë. Mos e rruj, se tani e menaxhoj unë. Dhe shefi s’do flasë fare për të. Do bëj një deklaratë kot zëdhënësja dhe aq. Mos e rruj vëlla. Vazhdo punë i qetë. Dhe shiko ndonjë lek, se erdhën rrogat prapë. Për të tjerat mos ça kokë se merrem unë.