E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, plan me Lul Bashën për të qetësuar FevziunNga Antena brenda familjesSandri dje u alarmua nga fakti se shkresa e Bejtes për Drejtorinë e Rrugëve kishte dalë tek “Antena”. Në fillim u nxeh me Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve. Mori në telefon

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, plan me Lul Bashën për të qetësuar FevziunNga Antena brenda familjes

Sandri dje u alarmua nga fakti se shkresa e Bejtes për Drejtorinë e Rrugëve kishte dalë tek “Antena”. Në fillim u nxeh me Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve. Mori në telefon Lul Bashën, meqë mbahet si tutor i tij.

- ǒështë mo ky b…q...?! - tha. - Ne i dërgojmë shkresë, ky na i çon nëpër gazeta. E kam mbrojt dhe për gjyqin e rrugës këtë b…q...

- Sandër, ke të drejtë, po mos u nxeh mo burrë se nuk e ka bërë ai. Ai betohet që shkresa jote nuk ka ardhur fare. Shiko se ke ndonjë aty te Klani që i përcjell shkresat.

- Jo mo burrë, kush nxjerr gjë nga Klani. Pastaj shkresa është bërë në zyrën time. Ja kam çu me shoferin Bejtes te klubi, që e ka firmos dhe e kam nis vetë. Ku i lë unë këto punë në dorë të të tjerëve. Se ishte dhe shkresë delikate. Është mërzitur Fevziu, është bërë dhé sot. “Po më thonë të gjithë, - tha, - që po të përdor Sandri për gjoba.” Se Bejtja s’e rruan shumë. Më tha mua: “ǒmë ke bo mo Sandër”

I thashë, mos e ça kokën, se do ta heqim këtë b...q... që është drejtor. Se nuk dija si t’i thosha, se e kupton vetë ti, na bie autoriteti, po nuk thamë kështu.

- Po jo Sandër, mos thuaj kështu, se nuk e heqim dot atë, e di ti lidhjen.

- E di o burrë, po Bejtja s’e di atë punë. E ka atë të mirë, nuk interesohet dy herë. Puna është si t’ia bëjmë që ta zbusim pak situatën, se është mërzit dhe Fevziu.

- S’ka gjë Sandër se flas unë me Fevziun. Se folëm dhe pardje për atë shkrimin për historinë. Se nuk ishte puna që kishte pasaktësi historike, po dhe politike. Kishte përmendur, për shembull, diplomacinë parlamentare të Topallit. Ky është skandal. ǒështë kjo diplomaci parlamentare një herë. Në gjithë botën ka një diplomaci, është ajo që bën Ministria e Jashtme. Ajo zonja e shpiku kundër meje. Del ajo, shpik një gjë kundër meje, del ai budallai, e fut në tekst historie. Na qesh gjithë bota. Ia thashë Fevziut dhe ra dakord. Dhe për këtë e sqaroj unë.

- Sqaroje pak se e kam problem, se e ka fiksim po i thanë që të përdor Sandri. Unë për të mirën e televizionit po e bëj, se lekët na duhen të gjithëve, po ai e ka pak problem. Se me Bejten e zgjidh vetë.

- S’ka gjë Sandër se e zgjidh unë. Do ta thërras për darkë, se ka shumë qejf kur e ftoj, se kam pirunë firmato. M’i përmend gjithmonë, sa herë që ha. Dhe kolltukët i pëlqejnë shumë. Ma thotë gjithmonë: “Si këta kolltukë kam parë te shtëpia e Ahtisaarit”, - më tha. Dhe unë për t’i bërë qejfin i thashë, ndaj i kam zgjedhur, se jemi marrë të dy me çështjen e Kosovës.

- Lulo, lëri këto tani se s’më plas k… shumë se ç’i pëlqen Fevzos, po ma zbut këtë punën e përdorimit. Se ti e di si e kam hallin. Unë dua të marr 5 tenderë në nëntor me këto letrat e firmës italiane. Tani, ata italianët s’marrin përsipër asgjë. “Po i fitove, - thanë, - hap filial në Tiranë e bëj ç’të duash.” Unë do t’i çoj në një takim me doktorin. Tani unë e rregullova me doktorin që të bënte një VKM që firmat e mëdha që kanë punë në dorë dhe nuk kanë bërë ende 70 për qind të saj, të mos kenë të drejtë të marrin më punë. Me këtë VKM që ma bëri doktori shpejt e shpejt në fund të korrikut, unë jam i lirë, se gjithë firmat e mëdha janë të zëna në punë. Kam dhe një hall tjetër që s’kam asnjë vegël. Po dhe këtë po e zgjidh. Bëmë një vendim dhe ia çuam përmes APP Drejtorisë së Rrugëve, që firmave, që kërkojnë mbi dhjetë miliardë lekë punë, të mos u kërkohet inventar makinerish të blera. Kështu që unë e kam hapur rrugën që t’i marr ata tenderët, pasi kështu i eliminoj gjithë firmat. Së pari eliminoj këto firmat e mëdha që e kanë nga një punë në dorë, së dyti, s’më kërkon dot njeri inventar makinerish, se kam bërë urdhër special për këtë punë. Inventar makinash le t’u kërkojnë atyre që duan punë të vogla, ndonjë shkollë, ndonjë kanal. Jo mua. Unë do marr 5 tenderë 70 milionë euro. Pasi t’i marr, pastaj mund të blej dhe ndonjë makinë, po fundja po i shes menjëherë te nënkontraktorë. Se s’më plasi shumë. Boll të nxjerr një 15 milionë euro, kaq dua unë.

- E di Sandër, punë që rregullohet. U bë kjo punë tani pak e ngatërruar, se të isha unë atje, s’kishe nevojë të merreshe me këto gjëra. Po megjithatë mos u mërzit se rregullohet. Këtij Andit mos i bjer më qafë se më vë në siklet. Se nxehet shumë ai lart, po ia preke atë. Mos na hap telashe. Dhe me Fevziun flas unë. Fundja po i fal dhe një komplet pirunësh. Mos çaj kokë. Me këtë Bejten, si e ka ky emrin, e rregulloke vetë. Kështu që merre më qetë.

- Po e marr o burrë, po e marr, po një punë s’bëjmë dot pa u marrë vesh. Se i kam të gjithë k.. këta rrotull, plus dhe Fevzon që të çan trapin për këto gjëra. Jo për gjë, po ka hall mos bëj ndonjë lek unë dhe s’e di ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›