Sonte Vodafone Party tek Folie Terrace
Mbas një stine vere të mbushur me aktivitete, festa dhe evenimente të rëndësishme muzikore, të tilla si koncerti madhështor i DJ Tiesto apo inaugurimi për herë të parë i një festë magjike në plazhin e Velipojës, Vodafone Parties rikthehen në Tiranë për të mbyllur këtë sezon fantastik festash të nisur në fillim të verës po në kryeqytet. Në këtë atmosferë speciale vjeshte, ditën e shtunë datë 3 tetor, Vodafone Albania do të mbyllë festat e saj verore me një eveniment fantastik në ambientet e “Folie Terrace” pranë kalasë. Ritmet e muzikës funky, house dhe disco do t’ju shoqërojnë përgjatë gjithë mbrëmjes, e cila do të fillojë me Sangria Sunset, do të pasohet nga performanca e DJ Arlindi a.k.a. Tattoo për të kulmuar më pas me Show Time Band, të ftuar specialë të cilët do të performojnë live. Të gjitha këto nën moderimin e Dunja & Maja VJs – VJ abstraction në skenën Vodafone tek Folie Terrace. Gjithashtu, pas mesnatës, free-shots për të gjithë të pransishmit në ambjentet e brendshme të Folie Bar. Pra, mos harroni këtë të shtunë t’i bashkoheni festës më glamour të kryeqytetit, me muzikën, DJ, artistët dhe gjithçka tjetër fantastike të organizuar nga Vodafone Albania. Shijoni ritmet e një nate të veçantë me Vodafone Twins Party.