Sandri propozon platformën për Kuvendin e PDNga Antena brenda familjesEntuziast nga fushata e grave dhe burrave të PD për pastërtinë e tyre morale, Sandrit dje i lindi një ide origjinale. Meqë ky Kuvend i PD është formal, pasi, siç kishte thënë dhe J
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri propozon platformën për Kuvendin e PDNga Antena brenda familjesEntuziast nga fushata e grave dhe burrave të PD për pastërtinë e tyre morale, Sandrit dje i lindi një ide origjinale. Meqë ky Kuvend i PD është formal, pasi, siç kishte thënë dhe Jozefina, është Kuvend i Fitores, atëherë nuk ia vlente të ishte një Kuvend i zakonshëm. Për ta bërë të fortë kontrastin me Kuvendin e PS, Sandrit i lindi ideja që këtë Kuvend ta shpallte si Kuvendin e Pastërtisë Morale të PD.
Entuziast siç ishte, vrapoi në zyrën e doktorit.
- E gjeta zgjidhjen, - tha. - Do ta shkatërrojmë fare. E bisedova dhe me Fevziun, - tha, - është ide gjeniale.
- Çfarë ke gjet Sandër?
- Ta shpallim Kuvendin e Pastërtisë Morale. Është kryevepër. Kemi për ta varros fare atë. Kam përgatit një regji fantastike.
- Pa hë, çfarë ke përgatit?
- Shiko, në fillim do nxjerrësh treshen kryesore, Ridvanin, Patozin dhe Palokën. Këta do flasin se si duhet të sillen burrat pa gra dhe si duhet ta ruajnë dinjitetin e tyre. Është kontrast i madh. Pastaj duhet të nxjerrësh gratë e reja me familje të forta. Nxjerr Mesilën, Albanën, dhe këtë Juelën. S’kanë ç’të thonë as për këto.
Pastaj, në fund, nxjerrim burrat e rinj që kanë krijuar familje vitale. Gjeji vetë këta, ku di unë kush janë Flamur Noka, Gert Bogdani dhe Bujar Nishani.
Në fund fut dhe perspektivën morale të partisë, fut atë Qukapin, si i thonë atij prefektit të ri…
- Sandër, ai e ka emrin Kelti dhe është një nga figurat e nderueme të PD.
- Po pra po, as që e vë në diskutim. Më ka fol dhe Rrahmani, dhe Zeni. Thonë: “Është çun shumë i mirë dhe punëtor.” “Çfarë pune s’ka bërë, - më tha Rrahmani një herë. - Dhe kur bënim ndonjë punë te lokali, ky na ngrohte pjatën.” S’e kuptoj ç’punë është kjo, po kështu ma tha.
- Sandër, nuk e di se ç’punë është kjo, po të siguroj që është familje e mirë.
- Po pra po, shumë, na duhen dhe nja dy të tjerë si ky.
- Nejse, i gjej se pyes unë kë kanë shok ata. Mirë e ke mendu, ky na del skenar i mirë. Ti thu ta bëjmë një seancë këtë?
- Po, një seancë doktor dhe të jetë seancë kryesore dhe të jetë debat i hapur. Se ai tjetri i bën me dyer të mbyllur seancat.
- Shumë mirë të ka shku mendja. Po në seancën tjetër çfarë do bëjmë?
- Në seancën tjetër, zgjedhjet në parti. Në varësi të diskutimeve të kësaj seance zgjidhen dhe postet në seancën e radhës.
- Nejse xhanëm, ajo punë e mbaruar, se i kam bërë gati që tani, s’kam për të lëviz njeri. Po ideja qenka shumë e mirë. Sandër, duhet me e realizu mirë këtë se ka shumë rëndësi.
- Po si nuk ka doktor. Le të flasin ata sa të duan për familjen tënde. Fjalë për vjedhje ka sa të duash, po për nder një fjalë s’u ka dalë. Dhe e thonë të gjithë këtë. Hë, pse nuk flasin? Se s’kanë çfarë thonë. Ngelën duke thënë vetëm që vjedhin. Po ato s’ka burrë që i beson. Ato janë thashetheme. Burri njihet nga nderi. Aty s’kanë ç’të thonë.
- Sandër, mirë të ka shku mendja. Shiko, kam me e telendis atë njeri, se ai e meriton. Shiko, se e pashë dhe atë Anetën, që bënte sikur derdhte lot për vëllanë dëshmor, po ajo duhet të derdhë lot për djalin e saj që e ka të sëmurë. Kam me ia thënë prapë. Jo, do
t’ia them që ç’ke me të. Shiko, e kam duru shumë. E durova deri në zgjedhje, tani s’e duroj më. S’do të vijë në Kuvend, të mos vijë, s’do të njohë zgjedhjet, le të mos i njohë, s’do të njohë të kaluarën e vet, le mos ta njohë. Unë do bëj detyrën time. Pse mor, ç’më kujton ai mua, se do t’ia fal unë atij jetën e tij? Po pse, si thua ti, ia falin gjermanët Angela Merkelit që është martu dy herë? Kurrë s’ia falin. Po pse, ia falën Sarkozisë që është martu me atë, më fal për shprehjen d.m.th? Kurrë s’ia falin. Po pse, ia falin italianët Berluskonit që ka shku me ato femrat? Kurrë s’ia falin. Do thuash ti, i votojnë, se janë në pushtet. Dakord, i votojnë, por nuk ia falin. Të siguroj që nuk ia falin.
- Nejse doktor, le mos u përhap deri tek ata, të qëndrojmë te Kuvendi i PD. Ta bëjmë spektakël, se do jetë e madhe shumë, më dëgjo mua.
- Shumë mirë të paska shku mendja, Sandër. Kam me i provu, se ne jemi burrat dhe gratë që përfaqësojmë nderin dhe dinjitetin e Shqipërisë…