Sandri shpjegohet për humbjen e dy filipinaseveNga Antena brenda familjesDje na kishte ardhur një e-mail në redaksi. Një qytetar shqiptar na ka dërguar këtë tekst: “Të nderuar zotërinj të gazetës “TemA”. Po deshët t’i shkoni deri në fund asaj punës
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri shpjegohet për humbjen e dy filipinaseveNga Antena brenda familjesDje na kishte ardhur një e-mail në redaksi. Një qytetar shqiptar na ka dërguar këtë tekst:
“Të nderuar zotërinj të gazetës “TemA”. Po deshët t’i shkoni deri në fund asaj punës së filipinaseve, gjejeni se ku janë edhe dy të tjerat. Se ato, kur erdhën, ishin pesë, jo tre, u “punësuan në një (han modern) “motel” te kthesa e Patosit, ku kanë kaluar edhe periudhën e “trajnimit”. Pastaj mund të jenë shpërndarë nëpër “destinacione” të tjera”. Prandaj gjeni kush i solli në Shqipëri e ku janë që prej dy vjetësh.
Shqipëria ka shumë nevojë për “material” nga Filipinet për të mbushur raportet e DASH dhe ato që harton BE për progresin në rrugën e integrimit”.
E-mail-i na vuri në hall. ǒtë jenë bërë dy filipinaset thua? Një e ka Sandri, një Fevzo, një Zamiri, po dy të tjerat ku janë?! Kjo puna që qenkan trajnuar në motel, nuk prish shumë punë, po problemi është ku janë dy të tjerat.
Korrespondenti ynë mori Sandrin në telefon.
- Po të marr nga “Antena”, - tha. - Na ka ardhur një e-mail që thotë kanë ardhur 5 filipinase, dhe dy nuk dihet ku janë. Di gjë ti, si t’i përgjigjemi?
- Ik o k..., pse ça jam unë, Vasilika Hysi të merrem me viktimat e trafikut?! Di unë nga bredhin filipinaset. Unë ato të tria që kam marrë, i kam në rregull, i kam çuar në shtëpi të mira. Një te Fevzo, një te Zamiri. Rrojnë si në parajsë, nuk e kanë parë as në ëndërr.
- E di që rrojnë mirë tuajat, po ku t’i gjejmë këto dy të tjerat, se ky e-mail-i thotë që ato ishin të pesta shoqe, nuk ndaheshin?
- Po ik mos më ça trapin, hallin e atyre kam unë. Pak halle kam unë tani dhe filipinaset kam mangët. A, prit, se një ia kemi dhënë Blushit. Se do bëhet kryetar partie tani dhe s’ka lezet pa shërbëtore filipinase në shtëpi.
- Shumë mirë, - i tha gazetari ynë. - Dhe një mbeti, përpiqu ta kujtosh kujt ia keni dhënë...
- Po ik o mos më ça trapin, atë hall kam unë. A, prit se u kujtova. Lul Basha na kërkoi një njëherë. I mblodha një herë për drekë në Durrës te vilat unë, Lul Bashën, Blushin, Fevziun, Zamirin, dhe aty u kujtova që na kërkoi dhe ai një. Nuk di a e mori, a jo, se ai s’ka as gruan këtu dhe ndoshta s’e lë doktori ta marrë.
- Na duhet ta gjejmë patjetër, - tha gazetari, - se duhet t’i kthejmë përgjigje këtij personit që i kërkon.
- Po ik o pirdhu me gjithë filipinaset, pak halle kam unë. Po bëjmë qeverinë këtë javë, ti e ke hallin te filipinaset. Unë kam gjithë ditën në telefon me doktorin, kë të heqim e kë të vëmë në qeveri. Le që dhe këta k… e Evropës na çanë trapin me këtë punën e aplikimit. Nuk ua quajmë, thonë, do të ri-aplikoni. I thashë doktorit, as mos i pirdh fare. Shiko punën tënde. Po të duan të pranojnë aplikimin, po të duan mos ta pranojnë. Sikur janë burra më të mirë ata. Tani unë kam gjithë këto halle, ti më kërkon filipinaset.
- Po pse nuk më jep telefonin e Blushit se e pyes vetë atë?
- Po lëre o Blushin, se ka hallin e garës. E kupton ti apo jo që do të bëhet kryetar partie. Nuk është kollaj. Atij i zien koka, ti do të gjesh filipinasen.
- Po mirë mo, vetëm sa të na e konfirmojë, nuk e mbajmë gjatë në telefon.
- Po lëre, se s’ka lidhje ai me filipinasen. Ia pagujmë unë me Zamirin, se duam ta ndihmojmë që të mos ketë telashe në shtëpi para se të mbarojë gara. Të përqendrohet vetëm te gara. Se ky Ed Rama e paska vendos që s’do me ik, po unë do t’i q... robt, do ta çoj për lesh. I thashë dhe doktorit, do ta shkrij fare. Me bukë në torbë do t’i qepem. Se ai o zotëri është armik i këtij vendi. Do të sabotojë integrimin evropian. Nuk do të futemi në BE. Nuk do të na hiqen vizat. Do të mos njohë zgjedhjet. I ka njohur i madh dhe i vogël këto zgjedhje, veç atij dhe këtyre qeverive perëndimore. Po atyre ua kemi hequr fillin, po ky ç’ka? Shqiptar si ne është. Dhe po ka ik ndonjë votë, shqiptarët e kanë marrë, s’e kanë marrë të huajt. ǒmutin ka ai. Do ta shkrij fare. Do ta çoj për lesh, i thashë dhe Blushit. Mos u merr me asgjë, vetëm me atë punë. Ndaj ia dhamë dhe filipinasen.
- Mirë Sandër, faleminderit. Po ia keni vaksinuar apo jo, se mos i ndodh gjë para Kongresit dhe do jetë hata e madhe?
- Problem i madh mo burrë, se kjo Elvana Hana paska marrë vaksina të skaduara. Nuk di nga ka ngjarë, se nga fisi i gruas së doktorit nuk vjedh njeri. Nga doktori jo e jo. S’di nga ka ngjarë kjo dreq që s’lë gjë pa vjedhur. Dhe ilaçet e leuçemisë i vjedh, po i vdes nja tridhjetë vetë me leuçemi. Këto të gripit i paska marrë të skaduara. E mora dje në telefon, i thashë, si po shkon puna me A1/H1N1?
Shumë mirë shkon, - tha, - po tani e kemi ndërruar emrin, s’i themi më ATN1, por Mediasat.
- Nuk po të pyes për televizionin e PD që keni vjedhur moj, i thashë, por për vaksinat që na i sjell të skaduara.
- Qyqja, - tha, - i dike dhe emrin ti mo çun. Po ku di unë si e kanë emrin ato. I thashë teta Lilit, a t’i marrim këto, merri tha, dhe i bleva unë. I dhashë lekët burrit të botës. Di gjë unë si e kanë emrin ato dhe përse janë. Në rregull isha me lekët, na e la pjesën ai burri që na i shiti. Thashë se pyete për ATN! Ngaqë merresh me televizione.
- Epo, i thashë, kështu ka për të shku kjo punë, derisa ti që merresh me vaksina, bën TV dhe unë që merrem me TV, bëj vaksina, s’ka për t’u ndrequr kjo punë.
Ça t’i thosha mo burrë, ajo ishte k … fare nga mendja.. vetëm te lekët e kishte mendjen.