Sandri sqaron Becin për sulmet ndaj RTVShNga Antena brenda familjesSandri dje e pati ditë të lodhshme. Beci, Drejtori i madh i RTVSH, alarmohet, sa herë dikush i zë emrin në gojë. Kështu ndodhi dhe dje. Një tryezë e G99 në Hotel Tirana u mor gjatë me
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri sqaron Becin për sulmet ndaj RTVShNga Antena brenda familjesSandri dje e pati ditë të lodhshme. Beci, Drejtori i madh i RTVSH, alarmohet, sa herë dikush i zë emrin në gojë. Kështu ndodhi dhe dje. Një tryezë e G99 në Hotel Tirana u mor gjatë me të. Disa gazetarë kishin kërkuar që Beci të shkarkohet, se ka shitur paketat e RTVSh për televizione private. Ca të tjerë, se e ka bërë televizion të Familjes. Po më shumë ishte fyer nga njëri që kishte thënë: “E ka pas Sandri magazinier dhe e ka çuar drejtor.” I mërzitur nga tryeza, mori Sandrin.
- Sandro, ça bohet kështu mor vëlla? Ça kanë me mua këta njerëz mor, s’e marr vesh. Kam dhe një tufë hallesh mo burrë, u çmenda. Vëllanë e kam sëmurë, isha qëparë në spital. Në shtëpi kam probleme, se dhe gruaja nuk ishte mirë. Vetë jam i lodhur, mbeta në punë sa andej-këtej. Dje një makinë kishte thyer kushinetën dhe mezi gjetëm një te magazina. Ça të thotë vëllai. Le që na kishte rënë antena në Pukë, se s’paskësh korrent. Dhe këta shumë gabim Sandër, Puka afër Drinit, s’ka korrent. Hajt mo, e rregullova dhe atë. ǒtë të thotë vëllai, gjithë ditën në punë, vdiqa, më beso. Ti më beso xhanëm, se ti e njeh Titin si punon, si kalë. Po ça kanë me mua mo burrë, se ku ishin mbledh dhe po më shanin, më thanë, tek Hotel Tirana.
- Beco, mos e rruj fare për ata b...q..., se nuk pjerdh njeri për ata. Madje sa më shumë të të shajnë ata, aq më shumë të forcohen pozitat. Shif punën, mos e rruj fare.
- Jo mo burrë, s’ka problem, se unë kam fol dhe me doktorin, më tha: “Mos ça kokë”. Po ça kanë mo burrë? A e di se ç’kanë thënë legenët mo? Po ata qenkan legenë fare! Paska thënë ai Ylli Rakipi që paska pa një emision dy orë ditën e njëvjetorit të Gërdecit, ku fliste gjithë familja e doktorit, po jo për Gërdecin, por për vjehrrin e doktorit. Epo legen më të madh se ai s’kam pa. Si mor zë në gojë vjehrrin e doktorit ai, pse kemi bë emision ne? Po ça të keqe ka mor burrë me fol për të? Ka qenë sportdashës, e njohin të gjithë. Ja mo nga këto pisllëqe kanë fol. Hë, se harrova. E di ça kanë thënë tjetër mo? Që, kur paska ardh Milani në Shqipëri, ne paskemi dhënë 5 lajme rresht si i ka prit doktori, si i ka përshëndet Liria, si i ka pa Shkëlzeni në stadium, si kanë shku te zyra e doktorit pas ndeshjes, pastaj paskemi dhënë lajm për presidentin Topi që ka qenë në Itali. Ça janë këta njerëz mo burrë? Po pse, më i madh është presidenti i Milanit apo i Shqipërisë? Po presidenti i Milanit është kryeministri i Italisë mo burrë, ça janë këta kështu. Le se jam mërzit shumë me ata legenët.
- Po lemë rehat o Beco me gjithë ata trapa. Shiko, mirë që më dole, se Fevziut i duhet një pjesë nga arkiva më 1987, kur janë vendos këto marrëdhëniet me Greqinë, se ç’i duhet për një emision.
- S’ka problem mo, ia çon vëllai vet në dorë. S’ka nevojë të dërgojë njeri.
- E mirë, prit, ça kisha tjetër. Dhe ato ndeshjet që thonë ata që na i ke shit ne te Supersporti, jep dhe ti ndonjë mo burrë, ndonjë nga ato kot, se mos të bëjnë gam-gam ata.
- Po jo mo Sandër se ata janë legenë dhe thonë që TVSh nuk e shikon njeri dhe duan të jap ndeshje pa lekë. Njerëzit shikojnë Supersportin dhe ne ndaj ua shesim atyre.
- E mo mirë se s’thashë gjë, mos e rruj për ta se nuk i pyet njeri ata. Ça të thotë vëllai ty... Shiko ndonjë punë ça mund të bëjmë ndonjë lek. Dhe më tha ajo llogaritarja që s’ke ardh me e marrë rrogën. Të kam thënë që kur të çova në TVSh. Rrogën te Klani s’ta heq njeri. Ti vetëm bëj punët që na duhen.
- Mirë mo vëlla, mirë, po më prishin gjakun këta kur mblidhen e më shajnë. E di sa halle kam Sandër vëllai? Le që ti e di shumë mirë, se bashkë jemi natë e ditë. E di sa halle kam apo jo? Dje, sa vajta në shtëpi, kishte ardh letër nga shkollë e gocës për takim me prindër. Vëllai, siç të thashë, është në spital. Telefonin s’e kam paguar këtë muaj fare, kam harruar. Dhe makina seç më ka një defekt, bën zhurmë kur ecën dhe rrjedh ujë. I thashë këtij mekanikut, po s’merr vesh mo burrë. E di sa halle kemi, se dhe këta mekanikët i kemi kot në fakt. U kam thënë, bëjmë reformë, heqim këta mekanikët, marangozët. “Jo”, - më thonë. Duan reformë politike, të heqin njerëz nga puna. ǒtë të them vëlla. Më kanë mërzit shumë.