E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Klasa politike,detyrim për reformat

 

Presidenti Bamir Topi, i cili ishte dje i pranishëm në tryezën ndërkombëtare mbi reformën në drejtësi tha se, "klasa politike e ka detyrim të vazhdueshëm që të merret me reformën në drejtësi". "Kjo ka qenë arsyeja që unë edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme politike kam bërë një apel të drejtpërdrejtë për partitë politike, jo sepse ato nuk e kanë në programin e tyre, do të thosha që është pjesë substanciale e programit të partive politike reforma në drejtësi, por kërkohej një prononcim elokuent, një prononcim i qartë, sepse për reformat në drejtësi nuk mjafton të kesh për të realizuar atë që ke të shkruar, por kërkohet patjetër bashkëpunim", tha Presidenti. Ai vuri në dukje se në disa raste politika bie dakord brenda njëzet e katër orësh për ndryshime shumë të rëndësishme, të cilat mund të konsiderohen procese të karakterit të mprehtë dhe me interesa të veçanta. Kreu i shtetit tha se reforma nuk është kundër gjyqtarëve, por ata duhet të jenë pjesë substanciale e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›