Sandri u shpjegon gazetarëve të rinj të Klanit për Azem HajdarinNga Antena brenda familjesSandri dje ishte në siklet, meqë përkujtohej 11-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Tentoi të merrte vesh diçka nga protokolli, po s’po i ecte. Porositi TV Klan
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri u shpjegon gazetarëve të rinj të Klanit për Azem HajdarinNga Antena brenda familjesSandri dje ishte në siklet, meqë përkujtohej 11-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Tentoi të merrte vesh diçka nga protokolli, po s’po i ecte. Porositi TV Klanin të hapej me lajmet për Azemin dhe priti të kishte reagim nga doktori. Ai nuk u bë i gjallë.
Më në fund e mori vetë.
- Doktor, s’di, a i pe lajmet? Me Azemin i hapëm, po kemi nevojë për ndonjë informacion shtesë.
- Sandër, ti e di, ai ka qenë një udhëheqës i madh, një njeri që ndryshoi historinë. E kam pas shumë mik, Sandër.
- E di, e di, po duhet t’u them ndonjë gjë këtyre reporterëve k… që kam. Se njëri më ngriti nervat dhe më tha: “Kush ka qenë ky Azem Hajdari, dhe a ka qenë më i madh se Sali Berisha?” I thashë, në fillim ka qenë më i madh, po pastaj ka qenë Berisha më i madh. Shumë injorant, doktor, s’ke idenë sa injorantë janë. Ngulte këmbë një bibë tjetër që kam aty, se çfarë ka bërë ky Azem Hajdari. Ka përmbysë komunizmin, i thashë, çfarë ka bërë. “Ou, - tha, - pse ky paska qenë presidenti i parë pas komunizmit?!”
Po jo moj bibë, i thashë, se president ka qenë doktori, ky ka qenë deputet i PD.
“Ou, - tha, - pse për një deputet të zakonshëm bëjmë gjithë këto nderime ne? Sa deputetë kanë vdekur, - tha, - s’bën njeri kaq shumë nderime.” ǒt’i bëja, më erdhi ta zija me shkelma, po thashë me vete, pse prish gjakun kot.
- Sandër, ke të drejtë. Këta të rinjtë nuk e njohin, u duhet shpjeguar…
- Po doktor, atë dua dhe unë, t’u shpjegoj se të gjithë më bëjnë një pyetje. Si ka mundësi që ky paska qenë themeluesi i PD, përmbysësi i komunizmit dhe s’paska qenë asnjë ditë ministër? Është një idiote që mbulon Ministrinë e Drejtësisë dhe më tha me qetësi se “Azem Hajdari ka qenë një zero para Bujar Nishanit.” Si moj ka qenë një zero, i thashë, Azem Hajdari është figura më e shquar e PD. Bujar Nishani ka qenë në Shkollë të Bashkuar, ku mbrohej Enver Hoxha me automatik, kurse ky ka qenë me ata që e rrëzuan. “Ehu, ti shef kështu ia fut kot, - tha. - Bujar Nishani është dy herë ministër, ky s’ka qenë asnjë ditë, si qenka më i madh se Nishani ky?! Madje ky as Alibeajt nuk i vjen anash, - më tha. - Do ta ketë kushëri doktori, ndaj e mburr.” Desh e hodha nga shkallët, i thashë, kurvë e mutit, çfarë s’i kam thënë, po janë biba fare doktor. Ndaj më duhet ndonjë pikante që dhe t’i sqaroj, se të rinj janë, s’kanë faj.
- Sandër, bravo, s’kanë faj. Azemi, Sandër, ishte një figurë e madhe. Nejse tani, pse s’u bë ministër apo pse e përjashtova nga PD, këto janë çështje politike, i përkasin së kaluarës. Një figurë e tillë e madhe s’mund të bëhej ministër. Ose president, ose asgjë. Ai mori lavdinë, Sandër, u vra për demokracinë.
- Po mirë doktor, ja këtë po u them. E mirë qenka kjo.
Pas pak Sandri mbledh redaksinë dhe po i sqaronte që ky ka vdekur për demokracinë në PD.
- Më kanë pas thënë që ky Berisha ka qenë diktator në PD, - tha një reportere, - po s’më kishte shkuar mendja që paska pas dhe viktima në luftën për demokraci në PD.
- Po jo moj k…ë, se nuk është vrarë për demokracinë e brendshme, por për demokracinë në përgjithësi. Ai ka pas një varrim madhështor më 14 shtator, po ju nuk e mbani mend.
- E mbaj, e mbaj mend shef, - u hodh një kameraman. - Harrove që shkuam bashkë, morëm në dorëzim Radiotelevizionin që e kishin marrë këta njerëzit e doktorit? S’e harroj kurrë atë natë, kur ti kërkoje paradite ndihmë, se mos na digjte Izet Haxhia me Sali Lushën televizionin, pastaj në darkë, kur e pamë që i vumë para, u q… robt në televizion.
- Lëre mor ti, se ajo kohë ishte, tani po flasim për meritat e Azemit, jo meritat tona. D.m.th., Azemi nuk mund të bëhej ministër apo anëtar Kryesie në PD pas vitit 1992 se ishte figurë e madhe dhe s’mund të ulte veten, të merrte ato poste. Ai ishte lider i vërtetë dhe doktori e sprovonte duke i vënë SHIK-un nga pas, duke i ndjekur vëllezërit dhe duke persekutuar gjithë njerëzit që kishin lidhje me të. Po ai ka qenë një hero dhe triumfonte. I vetmi rast që dështoi ishte para selisë së partisë së tij.
- D.m.th., paska hequr si Ben Blushi nga Edi Rama, - i tha reporterja më e re që mbulon PS në TV Klan.
- Po jo moj k…ë, se Ben Blushi në fund nuk vritet, vazhdon punë.
- Epo kot thoni pastaj që Rama është si Berisha, - ia priti gazetarja.
- Mbylle moj ti se po të q… robt po më zure më në gojë Blushin. Po flasim për Azemin, - tha. - E kuptuat me se do merreni në lajme apo jo?
- Po, - ndërhyri Bejtja. - Ky Azemi i paska pas gjithë meritat dhe s’paska pasur pushtet, dhe këtë duhet ta trajtojmë si precedent historik në PD, që të jetë si shembull që duhet ndjekur dhe nga të tjerët që mendojnë se, duke pas merita dhe duke luftuar, mund të kesh dhe pushtet.