Sandri, skenar për të zhurmuar gjyqin e MediutNga Antena brenda familjesDje Sandrit iu mblodhën gjithë telashet në një ditë. Në mëngjes doktori u nis për në Kavajë dhe zakonisht, kur udhëton në mëngjes, është i ngeshëm dhe të bezdis me telefonata. Kë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, skenar për të zhurmuar gjyqin e MediutNga Antena brenda familjesDje Sandrit iu mblodhën gjithë telashet në një ditë. Në mëngjes doktori u nis për në Kavajë dhe zakonisht, kur udhëton në mëngjes, është i ngeshëm dhe të bezdis me telefonata. Kështu Sandrit iu desh të zgjohej që në orën 7:30 nga telefoni i tij.
- Sandër, duhet me bë ndonjë gjë sot, se është ky gjyqi i Mediut, dhe e kupton vetë ti, çështja do pushohet, por duhet të prodhojmë ndonjë lajm që të mbulohet zhurma.
- Po ça të bëjmë doktor, se del dhe ai raporti i ODIHR-it pasdite...?
- A.. a.. Sandër, shumë mirë. Atëherë më 7:30 në darkë dal unë direkt dhe përshëndes raportin….
- Po më thanë që është shumë negativ doktor, thotë zgjedhje pa standarde, KQZ e politizuar, numërim i politizuar….
- Sandër, nuk ka rëndësi se ç’ka raporti, po si ua lexoj unë shqiptarëve. Unë do t’i gjej aty dy-tre rreshta pozitivë, sa të mbaj konferencën. Të tjerat nuk kanë rëndësi. E krahasoj me zgjedhjet e vitit 2001 dhe them që është më pozitiv, hap përpara.
- Jo me të 2001 doktor, se i ka bërë Ilir Meta dhe e vë në siklet.
- S’ka gjë, po e krahasoj me vitin 2000, se ai ishte më i keqi dhe me ato është zgjedhë Rama kryetar bashkie.
- Po dhe për ato Meta ka qenë përgjegjës dhe ka thënë që janë zgjedhjet më të mira…
- Sandër, nuk ka rëndësi, se flas unë me Metën, nuk i mbetet qejfi atij, po rëndësi ka ta bëjmë këtë në mbrëmje që të zhurmohet pak kjo e Fatmirit. Shiko dhe ndonjë gjë tjetër sot Sandër, …çfarë është, …po…, shumë mirë, Sandër dëgjo, urdhëro..., dëgjo, shiko, sot është 14 shtatori dhe ndonjë gjë për 14 shtatorin mund të bëhet.
- Po ça të bëjmë doktor?
- Po ja, ndonjë gjë të kujtojmë Azem Hajdarin, protestën që na e quajtën grusht shteti. Shiko Sandër, shko në TVSH, thirr Becin dhe nxirr atë pjesën kur pushtojnë televizionin këta njerëzit e Edi Ramës.
- Jo doktor se kam qenë unë me Agim Isakun, Cac Angjelin, Luanin, ç’të them, jemi të gjithë me ty tani, dhe ata që e pushtuan, dhe ata që e çliruan.
- Ashtu, epo mirë, s’ka rëndësi, s’i mbetet qejfi njeriu, bëje këtë kot sa për zhurmë.
- Mirë doktor, po i them Bejtes të bëjë ndonjë gjë, po duhet kujdes mos na nxjerr figurat, se mërziten këta demokratët.
- Sandër, s’ka rëndësi, demokratët më kanë mua, i përfaqësoj unë, ju përfaqësoni ish-opozitën time, tani aleatë. Nuk ka rëndësi fare. Mjafton të bësh një lajm, të mbulojë këtë të Fatmir Mediut.
- Po kjo e Fatmirit është kopsitur mirë doktor?
- Shumë mirë me thënë të drejtën. Ai Besnik Imeraj qenka jurist i zoti d.m.th. E kam pas sharë dikur, se më thanë i lidhur me mafien, me Moisiun, me Nanon, me Klanin e Zemunit, po në fakt qenka jurist i zoti. U ka thënë atyre avokatëve, në fakt dhe ata janë djem të zot, ai Visha me Celibashin, u ka thënë: “Ju do kërkoni pezullim, ne do ta pushojmë fare, s’merremi me atë çështje…” Dhe në fakt do ta bëjë. Kemi punu shumë me ta, po në fakt kemi arritur diçka. Do ta bëjnë se s’bën, por në fakt është e rëndë, se unë kam deklarue që ne s’do ta përdorim imunitetin si mburojë. Por, pasi ta pushojnë ata çështjen, do dal dhe unë dhe Fatmiri do themi, gabim gjykata, duhet ta kishte vazhduar këtë çështje. Po rëndësi ka ta pushojë. Shiko Sandër, unë s’mund të filloj punë në qeveri me një ministër në gjykatë. Duhet me u pushu. E padrejtë është, por s’kena ç’bëjmë. Ky Bamiri më duket do t’i dekretojë emrat, se don që unë të kem në qeveri ministër me probleme. Është i poshtër, deri në fund e çon luftën. Dhe Godo që i thashë unë të rezistonte, s’bëri gjë. As nga ai peticioni i gazetarëve s’nxorëm gjë. Tani Besnik Imeraj dhe avokatët e Mediut më kishin mbetur si rrugë shpëtimi. Por do ta bëjnë ata shumë mirë. Mjafton ta mbyllin dhe mjafton që unë ta nis qeverinë me ministra me çështje të pushuara. Se në fakt janë shumë. Kam 4 ministra të tillë. Madje 5 të tillë. Shiko, Metës ia kemi heqë një herë imunitetin, Priftit iu bë gati, Rulit iu bë gati, Bashës dhe Mediut iu hoq një herë. D.m.th., kam 5 ministra problematikë, d.m.th., 30 për qind e qeverisë me probleme imuniteti. S’mund ta lejoja këtë unë, ndaj u thashë ta mbyllin. Dhe në fakt më dhanë fjalën ta mbyllin. Shiko, janë gjyqtarë të mirë këta të Fatos Nanos. S’e kam ditë që janë kaq të mirë. I paskam marrë inat kot atëherë. Sandër, ika tani se arrita në Kavajë. Shiko bëj diçka që të zbehet kjo e Mediut.
- Patjetër doktor, ja do flas tani me gjithë televizionet. Me Vizionin i kam thënë Mediut të flasë vetë, se ka ca miq aty ai.
- Shumë mirë Sandër, shiko, po ka ndonjë problem, më thuaj.
- Jo, asnjë problem doktor, vetëm se këta banorët e Gërdecit thonë që, po s’u dënua Mediu, do bëjnë vetëgjyqësi….
- Sandër, mos u shqetëso. Janë njerëz të butë. Shiko, ashtu më kërcënonin dhe mua në fillim, jo djali, jo baxhanaku, po u çova ca thasë miell dhe më dhanë dhe votën. Janë njerëz të mirë, mos ua vë re.