E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hapja e kutive është një kusht për dialogNga TemaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përshëndeti Projekt-Raportin e Komitetit për Monitorimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, duke theksuar se raporti nënvizonte domosdoshmërinë për të h

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama: Hapja e kutive është një kusht për dialogNga TemaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përshëndeti Projekt-Raportin e Komitetit për Monitorimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, duke theksuar se raporti nënvizonte domosdoshmërinë për të hetuar zgjedhjet në Shqipëri.
Rama tha se opozitës i është vjedhur vota dhe i është mohuar e drejta për të kërkuar hetim të zgjedhjeve.
“E mirëpres bashkimin e tyre në mendimin se Shqipëria sot është në një krizë të vajtueshme politike e institucionale, paralizuese dhe ri-shpreh gatishmërinë e opozitës për të dhënë çdo kontribut në trajtimin si duhet të kësaj krize, duke e kërkuar zgjidhjen e saj në rrënjë, përmes transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ndaj me ta, si edhe me të gjithë miqtë e partnerët ndërkombëtarë, bindjen se dialogu mes forcave politike në një vend demokratik bëhet në parlament dhe përsëris qëndrimin e palëkundshëm të opozitës për të mos u bërë pjesë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, deri ditën kur e drejta jonë kushtetuese e demokratike, për hetimin me themel të zgjedhjeve, nuk do të materializohet në një marrëveshje të negociuar mes palëve, e cila t’i hapë rrugë një komisioni hetimor parlamentar me shumicë e kryesim të opozitës e me asistencën dhe monitorimin përkatës ndërkombëtar. Konfirmoj pjesëmarrjen e opozitës në çdo tryezë serioze të organizuar për këtë çështje, duke e konsideruar dialogun një mjet të patjetërsueshëm për daljen nga kjo krizë e rëndë që vetëm thellohet. Ashtu sikundër ritheksoj se, duke qenë të gatshëm në çdo moment për dialog, ne nuk do të qëndrojmë asnjë moment në vend në rrugën e protestës popullore, e cila do të vazhdojë si një mjet demokratik po ashtu i patjetërsueshëm, në kushtet kur opozita është grabitur në votat e saj, pastaj dhunuar në të drejtën e saj elementare për të hetuar në parlament procesin e votimit dhe më tej kërcënuar në ekzistencën e saj me gjithfarë sulmesh, diversionesh e intrigash të neveritshme.
Dialog po, menjëherë. Qëndrim në vend jo, asnjë moment. Zgjidhje përmes dialogut po, menjëherë. Zvarritje me justifikimin se po e kërkohet një zgjidhje, jo sot, jo nesër, asnjë moment. Ne nuk kemi dy rrugë, po vetëm një: Rrugën e së drejtës së këtij populli për të zgjedhur lirisht me votë dhe për të parë në dritën e diellit si është administruar vota e tij. Dëshira jonë është që kjo e drejtë të mos diskutohet, por të garantohet në parlament, nga parlamenti, përmes hetimit parlamentar. Mirëpo përballë një pushteti që këtë të drejtë demokratike na e mohon dhe një parlamenti që këtë garanci kushtetuese na e refuzon, ne kemi detyrimin të ndjekim rrugën e protestës deri kur të fitojmë të drejtën, ashtu si në çdo vend ku opozitës i mbetet liria, pasi ka rënë demokracia”, - tha Rama.
Kryetari socialist shtoi se kryeministri duhet t’i japë fund bojkotit të opozitës.
“Unë e ftoj Sali Berishën ta lexojë drejt këtë sinjal të fortë shqetësimi, por edhe sugjerimet konkrete që vijnë përmes këtij sinjali,që vijnë nga Këshilli i Evropës dhe t’i japë fund bojkotit të opozitës, duke i dhënë popullit opozitar të drejtën të shohë gjithçka ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara dhe gjithçka gjendet në kutitë e mbyllura të 28 qershorit, mu aty në parlamentin e Shqipërisë përmes atij mekanizmi kushtetues që e garanton këtë; komisionit hetimor parlamentar, pa asnjë kushtëzim që kufizon liri e të drejta kushtetuese që janë për ne të panegociueshme. Ky projekt-raport, si edhe projekt-rezoluta ngjitur me të, janë bilanci i parë serioz i një përpjekjeje që nuk përfaqëson interesat e një pale në një betejë për pushtet, po interesat e një populli në qëllimin për të jetuar në demokraci”, - tha Rama.

PD: Hetim, por vetëm duke iu përmbajtur ligjit

Partia Demokratike u shpreh dje se ajo ka qenë e gatshme për të plotësuar kërkesat ligjore të opozitës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha dje se ata janë gati për një hetim të plotë të zgjedhjeve, në respekt të ligjeve të vendit.
“Jam këtu që në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të shpreh vlerësimin për Projekt-Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila kërkon pjesëmarrjen e opozitës në parlament, si dhe ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Dëshiroj që me këtë rast të përshëndes qëndrimin e shprehur publikisht të kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama, në mbështetje të këtyre kërkesave.
Mazhoranca që qeveris vendin, ashtu siç ka deklaruar edhe herë të tjera, është e gatshme që t’i japë opozitës shumicën në këtë komision parlamentar. Ne jemi plotësisht dakord për një hetim të plotë dhe të ndershëm, në përputhje me Kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregullat e shtetit ligjor.
Më duhet të theksoj gjithashtu, se kjo mazhorancë ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për dialog me opozitën, por ky komunikim duhet të zhvillohet në rrafshin institucional, dhe jo në rrugë”, - tha Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›