E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Kushtetuesja, pjesë e një instrumentalizimi politik për qëllime të ngushta Nga BBCDuke folur për radion BBC, ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, tha se rrëzimi i marrëveshjes për ndarjen e kufijve me Greqinë, nuk do cënojë marrëdhëniet mes

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: Kushtetuesja, pjesë e një instrumentalizimi politik për qëllime të ngushta Nga BBCDuke folur për radion BBC, ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, tha se rrëzimi i marrëveshjes për ndarjen e kufijve me Greqinë, nuk do cënojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Komentet Meta i bëri pas një takimi me ministrin alternat grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas, gjatë konferencës për Afganistanin në Londër. Meta tha se pala greke ndjehet e keqardhur për këtë ngjarje, por dhe pala shqiptare ndjehej ashtu. Meta tha se i vinte keq, jo thjesht për vendimin e Kushtetueses, por për instrumentalizimin në politikë të kësaj çështje për qëllime krejtësisht të ngushta politike.
I pyetur nga gazetari i BBC, nëse kjo do të thoshte se edhe Kushtetuesja ishte pjesë e këtij instrumentalizimi, Meta tha se nuk dëshironte të merrej me këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›