Regjistrimi i popullsisë trazon BallkaninNga Reuters Shanset e Bosnjes për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian mund të dëmtohen nëse nuk arrin të bëjë një regjistrim të popullsisë vitin që vjen, një çështje shumë e ndjeshme në vendin e ndarë akoma 1
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Regjistrimi i popullsisë trazon BallkaninNga Reuters Shanset e Bosnjes për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian mund të dëmtohen nëse nuk arrin të bëjë një regjistrim të popullsisë vitin që vjen, një çështje shumë e ndjeshme në vendin e ndarë akoma 14 vite pas luftës, tha një zyrtar i lartë.
Diçka krejt rutinë si numërimi i qytetarëve është një çështje shumë e ndjeshme në Ballkan, ku ndarjet etnike dhe fetare ishin në qendër të luftërave të viteve ’90. Kjo çështje po e turbullon rajonin që kërkon të thithë investime dhe të përparojë drejt integrimit në BE.
Dështimi në realizimin e regjistrimit të popullsisë “do të krijojë probleme të mëdha për negociatat e anëtarësimit, do të krijojë probleme të mëdha për shtrirjen e asistencës financiare,” tha Dimitris Kourkoulas, kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Bosnje gjatë një interviste. “Koha po mbaron.”
Javën e shkuar, parlamenti multietnik boshnjak dështoi që të kalojë një ligj të shumëdebatuar për regjistrimin e qytetarëve për herë të parë që kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1992, një vit pasi ishte bërë regjistrimi.
Myslimanët e Bosnjes kundërshtojnë deklarimin e etnisë, fesë dhe gjuhës për shkak të eksodit masiv të myslimanëve dhe kroatëve gjatë dhe pas luftës së viteve 1992-95.
Serbët e Bosnjes thonë se përfshirja e këtyre pyetjeve është një e drejtë themelore njerëzore.
“Mosrealizimi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 do të ishte shumë e pafat për Bosnjen në terma të perspektivës europiane,” tha më 27 janar Komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn. “Kjo do e bënte më të vështirë për të zgjidhur çështje social-ekonomike për shkak të informacioneve dhe statistikave të pabesueshme.”
Regjistrimi i popullsisë është një problem dhe në Kosovë, ku ashtu si në Bosnje, perëndimi po mban trupa për të monitoruar paqen e brishtë që pasoi konfliktet për territoret dhe minoritetet.
Kosova planifikon regjistrimin e popullsisë në mesin e vitit 2011, që pas vitit 1981 kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë.
Rreth 90 përqind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë etnikë, nga të cilët 90 përqind janë myslimanë, në një rajon që konsiderohet si djepi i ortodoksisë serbe.
Në Shqipërinë fqinje, gjthashtu ka shqetësime se mund të shpërthejnë rivalitete kur qytetarët do regjistrohen duke deklaruar dhe etninë dhe fesnë për herë të parë që kur mbreti Zog bëri regjistrimin e parë të popullsisë në vitin 1930.
Disa druhen se numërimi do të rrisë artificialisht numrin e minoritetit grek në Shqipërinë me 3.2 milion banorë.
Minoriteti grek numëron 56 mijë deri në 60 mijë persona sipas Tiranës, dhe 400 mijë sipas Athinës. Një gjë e tillë ka shkaktuar përplasje mes dy fqinjëve anëtarë të NATO-s, që pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri.
Historiani dhe politikani i opozitës Pëllumb Xhuri argumenton se disa shqiptarë që marrin pensione nga Greqia, do të jenë nën presion për të deklaruar se janë grekë.
Qeveria thotë se nuk prêt që regjistrimi të shkaktojë destabilitet, duke argumentuar se tashmë Shqipëria ka disa garanci si të qenit anëtar i NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, të cilat nuk i kishte kur mbreti Zog bëri regjistrimin e parë mes dy luftërave botërore.
“Të njejtat argumente alarmante u shprehën dhe atëherë, por historia provoi se ishte vendimi i duhur,” tha ministri i Shtetit, Genc Pollo gjatë një interviste.