Greqia kërkon llogari nga Tirana, Bakojanis sulmon Ramën pas vendimit të KushtetuesesNga Tema, BBC UPDATE- Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, e cila nënshkroi në Tiranë me ish-homologun shqiptar, Lulzim Basha, marrëveshjen për ndarjen e k
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Greqia kërkon llogari nga Tirana, Bakojanis sulmon Ramën pas vendimit të KushtetuesesNga Tema, BBC UPDATE- Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, e cila nënshkroi në Tiranë me ish-homologun shqiptar, Lulzim Basha, marrëveshjen për ndarjen e kufijve detarë, tha dje se marrëveshja u kundërshtua nga ekstremistët, me të cilët u bashkua dhe kryetari socialist, Edi Rama.
Nga ana tjetër, duke folur për radion Thema, ministri i Jashtëm Alternativ i Greqisë, Dimitris Droutsas tha se ky është një zhvillim negativ.
Ndërkohë, politikani shqiptar, Sabri Godo tha se kur të rinegociohet marrëveshja, duhet të ketë përfaqësues të NATO-s. Godo tha se nuk mundet që Greqia të reagojë për vendimet që merren tek ne, qoftë për marrëveshjen, qoftë për etninë.
***
Në një reagim të parë, qeveria greke ka shprehur keqardhjen për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, por ka thënë se do ta respektojë vendimin.
Ministri alternat grek i punëve të Jashtme, Dimitris Drutsas, ka thënë se do të takohet të enjten në Londër me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, për të diskutuar për këtë çështje.
Z. Drutsas ka shprehur brengosjen e vet pasi, sup u shpreh ai, gjatë vizitës së tij në Tiranë para dy muajsh, të gjithë bashkëbiseduesit e tij nga pala shqiptare i kishin konfirmuar, siç thotë, rëndësinë dhe prioritetin që i jepte Shqipëria kësaj marrëveshjeje.
Analistë dhe diplomatë grekë druhen se mos vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon një precedent për t’u rishikuar edhe marrëveshja tjetër për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri.