PD: Dade është ndrikulla e bandave më të rrezikshme, Rama është kumbariNga TemaZëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli tha dje se kanë fotografuar dy pako që djali i deputetes socialiste Arta Dade ia dërgon me postë Orik Shytit, një të akuzuar
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
PD: Dade është ndrikulla e bandave më të rrezikshme, Rama është kumbariNga TemaZëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli tha dje se kanë fotografuar dy pako që djali i deputetes socialiste Arta Dade ia dërgon me postë Orik Shytit, një të akuzuari të bandës “Hakmarrja për Drejtësi.
“Pak kush na ka besuar deri dje po kjo është një provë që fakton të gjitha akuzat e mëparshme se Ardta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqiprisë dhe Ballkanit. Në këtë foto, shohim qartë 2 koli, pra 2 pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës. Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është gjë tjetër, dhe kjo foto e fakton, veçse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhërat e kumbarit Edvin Kristaq Rama,” tha Mëhilli.
Disa të akuzuar dhe të kërkuar nga drejtësia shqiptare jo pak herë kanë përfituar nga këto deklarata politike që bën mazhoranca aktuale për t’i shpëtuar gjykimit.
Para dy ditësh, një ndër njerëzit më të lakuar për krime në Shqipëri, Aldo Bare, kërkoi të shpëtojë nga gjykimi duke përdorur të njëjten metodë si Lulzim Basha.