Sandrit i prish gjakun rikthimi i FazlliçitNga Antena brenda familjesSandri vendosi të shkonte dje për drekë te një restorant i ri që është hapur te pallati 22-katësh te RTVSh. Në fakt ai ka shkuar aty dhe herë tjetër, por, meqë është bërë modë, si r
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandrit i prish gjakun rikthimi i FazlliçitNga Antena brenda familjesSandri vendosi të shkonte dje për drekë te një restorant i ri që është hapur te pallati 22-katësh te RTVSh. Në fakt ai ka shkuar aty dhe herë tjetër, por, meqë është bërë modë, si rregull i pashkruar që gjithë qeveria duhet të hajë drekat dhe darkat aty, Sandri nuk mund ta shmangë këtë vizitë atje herë pas here. Me gjithë çmimet e shtrenjta dhe faktin që pronari është njeri i “Familjes”, Sandri ndjen kënaqësinë e vet, kur gjen ndonjë ministër që e ka frikë aty duke ngrënë, pasi i flet nga larg me përçmim dhe ia prish gjakun për ca çaste. Sa herë që niset, shpreson të gjejë aty ndonjë nga ministrat e LSI, por dhe ndonjë nga këta të PD që ia kanë frikën.
Po dje i doli huq. Sa hyri brenda, nuk u besonte syve. Arben Imami po hante drekë me Fazlliçin. Në vend që t’u prishte gjakun, iu prish gjaku. Nuk iu foli fare dhe u ul në skajin tjetër.
Porositi një kafe, ndërkohë që Gimçja i telefononte herë pas here nga Suedia dhe donte ta sqaronte se Shkëlzeni ishte rastësisht në avion, dhe nuk kishte asnjë kurth kundër tij këtu.
- Mos më ça shumë k… tani, se jeni bërë një tufë b…q… që s’e keni shokun. Nejse, ik se s’e kam me ty, e kam me këtë frroçon tjetër nga Bosnja.
Gimi i Red Bullit u trash fare, se s’po kuptonte gjë ç’po i ndodhte Sandrit dhe i binte herë pas here telefonit. Sandri porositi një kafe dhe iku i xhindosur. Mori Fevziun në telefon.
- Ore, janë bërë të gjithë shkërdhata këta, më duket e kapën lojën, - i tha.
- Pse mo burrë, - i tha Fevziu, - çfarë ka ngjarë?
- Po ja, isha aty te 22-katëshi dhe pashë Ben Imamin po hante drekë me Fazlliçin. As ma vari fare, bëri sikur s’më pa. Ky b.. q.. mendon se, po e rregulloi me Fazlliçin, e hodhi lumin. Se e shikoj që është bërë shumë i rëndë.
- Hajt o burrë mos u mërzit dhe ti. Ka punë plot, ngele të bësh punë me Ben Imamin.
- Jo Fevzi, se nuk është ashtu, se merrem unë me lekët. Ti i do gati 20 mijë në muaj dhe ikën fle gjumë rehat. Unë duhet të merrem me këta b... q..., t’ua marr me zor. Ishte si ishte Fatmiri, i thoshim bole e çfarë s’i thoshim, po te lekët ishte korrekt. ǒi kërkoja unë, m’i bënte. E kam mbush me fatura kot qindra-mijëra euro edhe sikur kam bërë paradën ushtarake unë. Kurse ky s’bën asnjë telefon. Kujton se po i dha drekë Fazlliçit, e rregullon punën me doktorin.
- Në fakt ai Fazlliçi s’është bërë më i gjallë. Vjet në këtë kohë, kur ngeli keq, unë e shpëtova që e mora në studio. Po varja, ç’merresh me ata. Se ç’desha të të them unë, … po … dëgjo, Sandër, duhet të shikojmë të bëjmë ndonjë emision këtë javë me këtë Progres-raportin e BE. Fola dhe me Majlindën o burrë, po këtu s’punon njeri. E kishin bërë sterrë atë raportin, se këta nuk lëvizin të shkojnë t’i takojnë atje në Bruksel. Po mua o të më kishin thënë për Oli Rehnin, të paktën paragrafin për Mediun dhe për shtypin, që ishte shumë i rëndë për qeverinë, i kisha hequr. Se Luli e hoqi të vetin, shkoi ndenji një javë aty. Madje kishte dashur të shtonte një fragment të hidhur kundër Bamirit që s’firmosi ligjin e dosjeve, po nuk ia kishin pranuar ata. Po mua të më kishin thënë o burrë, e kisha rregullu me Oli Rehnin. Po këta s’punojnë fare mo burrë, është skandal. S’e di me se merren gjithë ditën, në fakt jam shumë i çuditur. Unë bëj nga dhjetë takime në ditë dhe s’kam kohë të lexoj një libër. Këta nuk di ç’bëjnë.
- A ç’më çan trapin me Oli Rehnin. Unë e kam inatin me këta b… q... që gjejnë ndonjë lidhje direkt me doktorin dhe bëjnë sikur nuk të njohin më, ti më çan trapin me këtë Oli Rehnin. Ça është ky k..., me se merret? Jep ndonjë kredi ky?
- Po jo mo Sandër se ka rëndësinë e vet dhe ky, se merret me këtë zgjerimin e BE dhe kjo punë e vizave ka lidhje me këto. Më tha Barroso mua mo burrë, kur e takova herën e fundit, që “duhet të lëvizin pak dhe ata nga Tirana, se s’ua bëjmë ne gjithë gjërat gati..” Po këtë doktorin e gënjejnë mo burrë. Se Barroso e kishte shumë qejf. “Vishet shumë mirë, - më tha. - S’kam parë kryeministër që vishet më bukur.” I thashë në fakt që kështu është veshur gjithmonë, po më tha që “s’e kishte njohur më parë”. Kur i tregova unë ku i blen kostumet doktori, në “Via Barberini”, i iku truri. “Një herë kam blerë atje, - tha, - dhe e ruaj si gjë të shtrenjtë kostumin.” Se janë shumë të vëmendshëm në fakt për këtë çështje.
- Ou Fevzi, ku e kam hallin unë, ku e ke ti. Ti mendon që i pres me gërshërë paratë unë. Po më ikën këta b...q…, një andej, një këtej, k… ke për të marrë dhe ti 20 mijë euro në muaj, sa merr tani.