E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandy Obama menaxhon krizen Romney vazhdon fushaten

Fushata elektorale e presidentit amerikan Barak Obama është ndërprerë për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga uragani Sendi. Obama vazhdon të qëndrojë në Uashington për të koordinuar operacionet e shpëtimit dhe të ndihmave. Edhe guvernatori republikan i Nju Xhersit, Kris Kristi, është komplimentuar me presidentin Obama për mënyrën se si ka menaxhuar krizën. Obama pritet të vizitojë personalisht Nju Xhersin që është dhe një nga vendet më të goditura nga uragani. Nga një qendër e kryqit të kuq, Obama ka dhënë një mesazh për qeverinë federale. Ai ka kërkuar që të evitohet çdo burokraci apo kohëzgjatje në dërgimin e ndihmave për ata që janë në nevojë, dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt dhe deri në fund. Ndërsa në frontin republikan kufiri mes fushatës elektorale dhe shpërndarjes së ndihmave është shumë i brishtë. Në Ohajo që tradicionalisht është një nga vendet më të rëndësishme për votat presidenciale, Republikani Romni ka transformuar mitingun në një eveniment bamirësie për të mbledhur ndihma për banorët e bregut lindor. Ndërsa gjatë ditës pritet të shkojë në Florida për të vazhduar fushatën elektorale. Nuk do të mund të zgjidhim të gjitha problemet brenda ditës, ka thënë Romni. Por kam mësuar një gjë nga jeta që duhet bërë ajo që 2është e mundur. Por Romni ka ditë që ende nuk i ka kthyer përgjigje pyetjeve të gazetarëve se si do të riformatonte agjencinë për situatat në krizë. Në një nga debatet me Obamën, Romni kishte thënë se kjo agjenci duhej të lihej në duart e shteteve ose të privatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›