E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi Shqiperi-Kine

Kuvendi i Shqipërisë vijon të presë delegacione nga e gjithë bota, me ftesë të Kryetares së Kuvendit  në kuadër të 100 vjetorit të  Pavarësisë. Kryetarja e Kuvendit prit  në një takim delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Republikës Popullore të Kinës, i kryesuar nga Zëvendëskryetarja e Komitetit Kombëtar, zj. Zhang Rongming. Zonja Zhang Rongming theksoi se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë shumë për të çuar përpara e për të forcuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve.  Vëllimi tregtar me Kinën këtë vit është rritur me mbi 20 përqind dhe Kryetarja e Kuvendit theksoi se mes dy vendeve ka vend për rritje të mëtjeshme jo vetëm të vëllimit tregëtar, por edhe për investime të mëdha.  Në takim u diskutua edhe për rritjen e shkëmbimit të përvojave studentore. Kryetarja e Kuvendit dhe zonja Rongming ndanë mëndimin se inisiativa për mësimin e gjuhës kineze në shkollat shqiptarë do t'i shërbejë për të fokusuar edhe më shumë Shqipërinë si destinacion i turizmit. Në 5 vitet e ardhshme, Kina do të japë 5 mijë bursa studentore në rajonin tonë dhe zonja Rongming tha se shpreson që sa më shumë studentë shqiptar të mund të studiojnë në Kinë, një ndër vendet e para të  ekonomisë botërore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›