Dan Spielman, Presidenti i ri i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut

Dean Spielmann është i fokusuar në punën, jo në imazhin e tij në publik. Para marrjes së detyrës si president i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (EGMR), ai nuk jep intervista. E qartë është edhe biografia e luksemburgasit: 27 vjet avokat në Luksemburg, menjëherë pas kësaj pedagog, në moshën 41 vjeçare gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Edhe babai i tij, Alfons Spielmann, ishte në vitet e 80-ta gjyqtar në Strasburg. Dean Spielmann bëhet tani president i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi ka mbushur 50 vjeç.
Dy paraardhësit e tij, Jean-Paul Costa dhe Sir Nicolas Bratza, ishin 66 vjeç, kur morën detyrën, pra shumë më të moshuar.
Andreas Zimmermann është jurist për ligjin evropian në Universitetin e Potsdamit. Në lidhje me presidentin e ri Spielmann dhe kualifikimin e tij ai shprehet: "Ai ka qenë gjyqtar, por ka qenë edhe zëvendëspresident dhe e njeh praktikën e gjykatës. Unë mendoj se ai do të luajë një rol të mirë, mund të sjellë pa dyshim një dinamikë të re."