E Diel, 1 Nëntor 2026

Një gazetë kineze kritikon ashpër New York Timesin

Një gazetë kineze e kontrolluar nga shteti kritikoi ashpër gazetën New York Times, vetëm disa ditë pasi gazeta amerikane publikoi një artikull që thuhet se zbuloi pasurinë e fshehur të familjes së kryeministrit Wen Jiabao.

Gazeta ""E përditshmja e Popullit", zëdhënësja zyrtare e Partisë Komuniste, botoi një artikull të ashpër ku thuhet se New York Timesit nuk mund ti besohet, “për shkak të historisë së saj për të falsifikuar dhe shtrembëruar lajme”.

Artikulli i gjatë nuk i përgjigjet direkt shkrimit që New York Times botoi të premten e kaluar rreth financave të kryeministrit Wen, por përqendrohet në atë që e cilëson si "një shpërthim në plagjiaturë dhe fabrikim" nga New York Times, duke përmendur rastet e kaluara të gazetarëve Jayson Blair dhe Zachery Kouwe.

Qeveria kineze shpejt e bllokoi faqen elektronike të gazetës New York Times të premten e kaluar, pasi kjo gazetë publikoi rezultatet e një hetimi 6 muajsh, ku thuhet se familja e kryeministrit kinez Wen Jiabao kontrollon një pasuri me vlerë prej 2.7 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›