E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandy i afrohet bregut lindor te SHBA-ve

Uragani Sendi po afrohet gjithnjë e më shumë në zonat më të populluara të pjesës lindore të SHBA, duke kërcënuar rreth 50 milionë banorë me stuhi të fuqishme dhe përmbytje shkatërruese. Në Nju Jork City, me mijëra njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë, ndërkohë që janë ngritur zona strehimi në 76 shkolla. Transporti publik është ndalur në SHBA. Metereologët i frikësohen faktit se “sandi” do të shndërrohet në një super stuhi në momentin që do të prekë tokën. Uragani ka shkaktuar vdekjen e 60 njerëzve deri tani në ishujt Karaibe javën e kaluar.
Fushatat e kandidatëve presidencialë janë pezulluar, 8 ditë para mbajtjes së zgjedhjes presidenciale në 6 nëntor.
Barak Obama i paralajmëroi amerikanët ta marrin seriozisht uraganin 'Sandy' e t’u binden urdhërave të autoriteteve shtetërore dhe lokale. Një sërë shtetesh kane shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, miliona vete mund të preken, shkollat janë mbyllur e shërbimet e transportit janë pezulluar për shkak të asaj që mediat vendase e mbiquajnë "Frankenstorm".
Erërat e saj po marrin forcë, duke mbërritur shpejtësinë 165 kilometra në orë. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Nju Jork, Pensilvani, Mariland,Virxhinia, Karolinën e Veriut dhe Uashington, ndërsa autoritetet në Delauer urdhëruan evakuimin e detyrueshëm nga disa pjesë të këtij shteti bregdetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›