Sanksionet ndaj Iranit, Khamenei apelon për unitet
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje zyrtarëve të vendit të përmbahen nga akuzat e ndërsjella dhe të kthejnë unitetin ndaj sanksioneve ndërkombëtare.
Në një fjalim televiziv, Khamenei ka thënë se zyrtarët iranianë “duhet t`i dinë dhe pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe të mos fajësojnë njëri-tjetrin”.
Ai ka pranuar se sanksionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit kanë shkaktuar probleme, por ka shprehur bindjen se Republika Islamike do të tejkalojë vështirësitë.
Komentet e tij pasojnë ndarjet ndërmjet agjencive qeveritare të Iranit dhe fraksioneve politike për shkak të rënies drastike të monedhës kombëtare në javët e fundit.
Dobësimi i rialit ka shkaktuar rënie në të ardhurat e naftës së Iranit.
Irani thuhet se po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta me Irakun.